AKTUALITET

Lodhje, trishtim, pesimizëm, izolim... Shiu i qershorit na ‘përmbyti’ edhe gjendjen psikologjike

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 08:00
Lodhje, trishtim, pesimizëm, izolim... Shiu i qershorit na

Shumë faktorë të jashtëm apo të brendshëm mund të ndikojnë tek njeriu dhe një nga këta faktorë është dhe ndryshimi i shpeshtë i motit. Muaji qershor solli një shumëllojshmëri temperaturash që ndryshonin brenda ditës, ku paradite ishte ngrohtë ndërsa pasdite binte shi dhe freskonte.

E gjithë kjo situatë ndikon jo pak në gjendjen psikologjike të qytetarëve.

Sociologe Marsida Simo thotë për Gazetasi.al se janë zakonisht të rinjtë që e lidhin gjendjen e tyre emocionale me motin, sidomos kur kushtet atmosferike janë të papërshtatshme, të shoqëruara me vranësira dhe shira.

“Kjo ndjell te një pjesë e personave dembelizëm, pesimizëm dhe izolim në shtëpi. Besoj se kjo mund të lidhet me faktin se aktivitetet, apo veprimtaritë që të rinjtë kryejnë janë të lidhura me natyrën, shëtitjet, eksplorimin etj”, thotë Simo e cila shton se në periudha të tilla shfaqet edhe Ombrofobia, e cila konsiderohet si frika nga shiu.

“Një ombrofob mund të shqetësohet për shiun, mikrobet në shi, përmbytjet ose rreziqe të tjera. Ombrofobia është një lloj çrregullimi i ankthit që mund të shkaktojë simptoma dhe emocione që ndikojnë në jetën e përditshme”, thotë Simo.

PhD. Manjola Çollaku, psikologe klinike e zhvillimit dhe psikoterapiste, thotë për Gazetasi.al se ndryshimet e motit mund të ndikojnë në disponimin dhe nivelet e energjisë.

“Ndryshimet e pazakonta të motit, të tilla si shiu i papritur ose temperaturat më të ftohta gjatë një muaji zakonisht të ngrohtë si Qershori, mund të ndikojnë potencialisht në disponimin dhe pritshmëritë e njerëzve. Moti më i ftohtë dhe me shi, ndryshe nga pritshmëritë “normale” për ditë me diell dhe të ngrohta, mund të çojnë në ndjenja zhgënjimi”, thotë Çollaku, duke shtuar se ndikimi psikologjik i ndryshimeve të tilla të motit mund të ndryshojë midis individëve. Disa mund të përqafojnë ndryshimin dhe të gjejnë kënaqësi në temperatura më të ftohta ose ditë me shi, ndërsa të tjerë mund të pësojnë një rënie të lehtë të humorit për shkak të pritjeve të paplotësuara.

Ndërkohë, psikologe Arjana Dengu thotë për Gazetasi.al se nuk dihet shkaku i saktë se përse moti ka ndikim të drejtpërdrejtë por ka disa faktorë biologjikë që mendohet se kontribuojnë në të, duke përfshirë mbiprodhimin e melatoninës, mungesën e serotoninës (neurotransmetuesit që u bën "të ndjeheni mirë") dhe mungesën e vitaminës D.

Ekspertët thonë se shkalla në të cilën situata aktuale e motit ndikon në gjendjen mendore të individëve varet nga personi.

“Përjetimet midis individëve janë të ndryshme, ndaj edhe simptomat e përjetuara nga individët që kërkojnë psikoterapi si rezultat i çështjeve të lidhura me motin mund të ndryshojnë në varësi të personit dhe rrethanave të tyre specifike. Patjetër, mund të përmend një sërë simptomash si: trishtim i vazhdueshëm, nivele të ulëta energjie, përgjumje, vështirësi përqendrimi, humbje interesi për aktivitete, nervozizëm. Në raste më të rralla, kur kushtet e motit bëhen shumë ekstreme (si përmbytje apo stuhi) mund të zhvillohen edhe në fobi të ndryshme”, thotë Çollaku.

Edhe grupmosha lidhet me veçantitë individuale. Çrregullimi Afektiv Sezonal për shembull zakonisht prek të rinjtë. Fobitë ndaj shiut apo stuhisë janë më të zakonshme tek fëmijët dhe në adoleshencën e hershme.

Ndërsa psikologe Dengu thotë se ndryshimet e temperaturës ndikojnë në aktivitetet e përditshme dhe mund të rrisin tensionin dhe të kontribuojnë në konfliktin ndërpersonal, i cili mund të ndikojë në ndërveprimet me të tjerët, partnerët dhe të dashurit.

“Moti ndikon në disponimin, temperamentin, depresionin dhe ne këndvështrimin tonë. Mund të ndikojë gjithashtu në personalitetin e individit”, thotë Dengu e cila shton se ndikimet negative të ndryshimeve klimatike në shëndetin dhe mirëqenien e individëve, po rriten me shpejtësi, ku më të prekurit janë anëtarë të disa grupeve, duke përfshirë personat me ngjyrë, personat me status më të ulët socio-ekonomik, gratë, të moshuarit, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara si dhe personat me kushte psikiatrike ekzistuese.

Në përgjithësi, kohëzgjatja dhe shqetësimet afatgjata varen nga rrethanat specifike të individit, sipas psikoterapistes Çollaku.

Ajo thotë se për disa individë, simptomat mund të jenë relativisht të buta dhe kalimtare, duke zgjatur nga disa javë deri në disa muaj. Megjithatë, për të tjerët, ndikimi mund të jetë më domethënës dhe afatgjatë. Ata mund të përjetojnë simptoma më të rënda depresive që vazhdojnë për periudha më të gjata, edhe për disa muaj. Këta individë mund të kenë nevojë për trajtim të specializuar, për të menaxhuar simptomat e tyre.

“Monitorimi dhe mbështetja e rregullt nga profesionistët e kujdesit shëndetësor mund t'i ndihmojë individët të menaxhojnë më mirë dhe të zbusin ndikimin afatgjatë të Çrregullimi Afektiv Sezonal”, thotë Çollaku.

Gjithashtu, Simo thotë për Gazetasi.al se gjendje të tilla emocionale nuk duhen nënvlerësuar,

“Një gjendje e tillë emocionale nuk duhet nënvlerësuar, por menaxhuar sipas rastit dhe nevojës duke kërkuar ndihmë nëse simptomat janë të agravuara dhe pengojnë kryerjen e një rutinë normale të ditës”, thotë Simo.

Këshilla që japin ekspertet për këdo që po zhvillon një gjendje jo të mirë mendore për shkak të motit, është aktiviteti fizik.

“Shfrytëzoni rrezet e diellit kur është e mundur. Angazhohuni me ushtrime të rregullta fizike. Ushtrimet ndihmojnë në lirimin e endorfinës dhe zvogëlojnë simptomat e depresionit. Synoni për të paktën 30 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në shumicën e ditëve të javës”, thotë Çollaku.

Gjithashtu, sipas psikologes Dengu, mund të zhvilloni emocione pozitive përmes teknikave të ndryshme relaksimi, të rrini me miqtë, shkoni në mal, dëgjoni muzikë, shkruani një ditar, ecni, vraponi, kërceni...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë