AKTUALITET

Fajin për varfërinë e një vendi e ka politika

r.ll Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 08:25
Fajin për varfërinë e një vendi e ka politika
foto ilustruese

TIRANË- PO, FAJIN PËR VARFËRINË E NJË VENDI E KA POLITIKA, ashtu si meritën për pasurimin e tij e ka po politika. Janë vullnetet politike, objektivat, vizioni, zgjuarsia etj., tipare të grupit të individëve të bashkuar kolektivisht në institucionet politike të vendit që kanë si rezultat pasurimin apo varfërimin e tij.

Më 14 tetor 2024, tre ekonomistët, e pagëzuar në media si “studiuesit e pabarazisë”, Daron Acemoglu (Daron Axhemollu), Simon Johnson (Sajmën Xhonson) dhe James Robinson (Xhejms Robinson) u shpallën fituesit e çmimit të njohur në gjuhë “popullore” si Çmimi në Nder të Nobelit në Shkencat Ekonomike (zyrtarisht njihet si çmimi i bankës qendrore të Suedisë për shkencat ekonomike, i cili jepet në nderim të Alfred Nobelit).

Çmimi në vetvete, përveç konfirmimit të vlerësimit për punën dhe arritjet në secilën nga fushat ku jepet: kimi, letërsi, paqe, fizikë, fiziologji / mjekësi, përfshi edhe çmimin e dhënë për fushën e ekonomisë, përmban edhe mesazhe të forta.

Jo rastësisht Çmimi Nobel për Paqe për 2024 iu dha lëvizjes japoneze të të mbijetuarve të bombardimeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Në ditët e sotme, kur është shpeshtuar retorika e kërcënimeve me shpërthime bërthamore në të paktën dy konflikte të mëdha: Ukrainë dhe Lindje të Mesme, çmimi për Paqen shkon pikërisht për atë grup njerëzish që janë përpjekur të dëshmojnë se përse armë të tilla nuk duhet të përdoren kurrë më.

Edhe çmimi për fushën e ekonomisë duket se kërkon të përçojë më shumë mesazhe sesa thjesht të jetë një vlerësim për tre studiuesit e pabarazisë.

Por të mos nxitohemi e të lexojmë mesazhin për këtë çmimdhënie si përkrahje e teorive socialiste apo lëvizjeve të majta, meqenëse nxitja e punës studimore shumëvjeçare është marrë nga pabarazia në botë dhe thellimi i kësaj pabarazie. Studimi është gjithçka, përveçse përçues i këtij mesazhi.

Studimi ofron me vlerësime sasiore të kryera në rrethana pothuaj eksperimentale se përse ka ende edhe sot pabarazi në rang botëror dhe përse është e vështirë të zvogëlohet hendeku me vendet e pasura, sidomos në vendet e zhytura në korrupsion e diktaturë.

Përfundimi më kuptimplotë i studimit është që në bashkësinë e faktorëve ndikues në kohë e rrethana të ndryshme (përfshi faktorët gjeografikë, kulturorë, klimatikë etj.), ka një faktor të spikatur që është pothuaj përcaktuesi i vetëm i rëndësishëm, institucionet. Pra konfirmon rëndësinë që kanë institucionet për prosperitetin e vendit.

Të tre studiuesit amerikanë na kanë vërtetuar hipotezën se janë institucionet, mënyra si ato janë ndërtuar dhe si ndikojnë përparimin e një vendi, ato që ndikojnë edhe nivelin e pabarazisë dhe qëndrueshmërisë së saj në kohë.

Doktrina bazë e tyre është që pasuria e kombeve formohet rrënjësisht nga institucionet politike, të cilat kanë ndikim mbi institucionet ekonomike dhe këto të fundit e përcjellin ndikimin në rezultatet ekonomike të vendit, pra në pasuri apo varfëri.

E shprehur në gjuhë të thjeshtë, vërtetohet se PO, FAJIN PËR VARFËRINË E NJË VENDI E KA POLITIKA, ashtu si meritën për pasurimin e tij e ka po politika. Janë vullnetet politike, objektivat, vizioni, zgjuarsia etj., tipare të grupit të individëve të bashkuar kolektivisht në institucionet politike të vendit që kanë si rezultat pasurimin apo varfërimin e tij.

Ndikimi i institucioneve politike në zhvillimin ekonomik (ose mungesën e tij) orienton më tej që objektivat për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik duhet të mbështeten mbi një strategji që përforcon demokracinë dhe në institucione përfshirëse.

Institucionet me natyrë përjashtuese dhe shfrytëzuese, edhe kur veprojnë për periudha afatshkurtra, kanë pasoja të dëmshme afatgjata mbi përparimin e një vendi. Jo rastësisht në studim evidentohet se vendet e zhytura në korrupsion dhe regjime diktatoriale apo autokratike, pra me institucione me natyrë përjashtuese dhe shfrytëzuese, janë ato që kanë të ardhura të ulëta dhe varfëri, krahasuar me vende që bazohen në sundimin e ligjit dhe në liri themelore ekonomike.

Për këtë arsye, studimi evidenton se tipari shoqërues i kalimit në demokraci është “konflikti në shpërndarje” dhe prandaj reformat demokratike kërkojnë mobilizim në shkallë të gjerë të popullsisë, ndërkohë që dobësohet më tej bindja në teorinë e modernizimit, pra që demokratizimi vjen edhe vetvetiu nga zhvillimi shoqëror-ekonomik. Studimi tregon se zhvillimi vjen nga ndërtimi i institucioneve përfshirëse dhe për këtë ndërtim kërkohet imponim nga popullsia.

Modeli sipas të cilit ndërtohen dhe ndryshojnë institucionet politike përmban tre komponentë: konflikti mbi shpërndarjen e burimeve dhe fuqinë vendimmarrëse në shoqëri (elita apo masa e njerëzve), mundësia që i paraqitet masës së njerëzve për të ushtruar fuqinë e vet, duke mobilizuar dhe duke kërcënuar elitën sunduese, pra kur fuqia e shoqërisë e tejkalon atë të vendimmarrësve, si dhe problemi i angazhimit që nënkupton se alternativa e vetme është që elita të dorëzojë pushtetin vendimmarrës në popullsi.

Pa u shtyrë shumë në historinë e hershme të territorit ku ka banuar popullsia shqiptare, na mjafton të kujtojmë historinë e pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, për të kuptuar se sa mirë e përputh dhe e shpjegon ky studim shkallën e mungesës së zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit në Shqipëri.

Janë institucionet politike që me këmbëngulje kanë ndjekur qasje përjashtuese, diskriminuese, shfrytëzuese dhe përqendruese të burimeve e fuqisë vendimmarrëse, me pasojë prapambetjen e vendit. Si në vende të tjera diktatoriale dhe autokratike, përjashtimi është zbatuar madje edhe në vetë institucionin e politikës.

Prej ’44-ës në Shqipëri u përjashtua tërësisht opozita dhe opozitarizmi dhe pas ’90-ës e lejua një formë e dobësuar e këtij institucioni. Sot Shqipëria ka 20% të popullsisë në varfëri, sipas standardit të Bankës Botërore, duke ia kaluar edhe Kosovës (19.2%), ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit, si p.sh. në Serbi e Mal të Zi, varfëria është nën 10%. Shqipëria renditet e 98-a në indeksin e korrupsionit të “Transparency International”, ndër më të lartat në Europë.

Në renditjen e PISA (testi ndërkombëtar për njohuritë arsimore për 15-vjeçarët), Shqipëria pati rënien më të madhe të njohurive në botë në periudhën 2018-2023. Ndonëse ka përmirësim në Indeksin e Demokracisë (sipas “The Economist”) ajo sërish mbetet në grupin e demokracive me probleme.

Sot në vend ka një përqendrim pushtetesh dhe dobësim të veprimit të institucioneve të pavarura, që kulmoi me refuzimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Për çdo ditë jemi dëshmitarë të bjerrjes së institucionit të transparencës, si një ndër shtyllat mbajtëse të demokracisë dhe luftës ndaj korrupsionit. Jo vetëm kaq, por duket se Shqipëria është përfshirë në një situatë ngërçi pa hapësirë veprimi për ndryshim të institucioneve politike.

Fuqia vendimmarrëse në shoqëri është përqendruar skajshmërisht në institucionin e njëkahshëm politik; fuqia e shoqërisë dhe masa absolute e saj (sidomos në kushtet e emigrimit shqetësues) është mjaft e dobësuar përballë fuqisë politike dhe në veprimin kundërpropagandistik, angazhimi mbetet i dobësuar.

Në rrethana të tilla, sidomos me tkurrjen edhe të masës së shoqërisë (përfshi edhe numrin absolut të popullsisë) rruga e induktimit të ndryshimit dhe përmirësimit të institucioneve do të jetë e gjatë dhe e ngadaltë, e mund të imponohet vetëm përmes angazhimit. Duke filluar nga gjërat më të vogla e të parëndësishme.

Duke mos besuar propagandën dhe duke mos e përçuar më tej verbtazi te të tjerët; duke filluar të mos bëhemi bashkëpunëtorë të korrupsionit dhe keqbërjes; duke rritur përditë përbuzjen dhe përçmimin për elitën e korruptuar dhe mendjengushtë; duke zëvendësuar gradualisht kultin e parasë së fituar pisët me kultin e integritetin, dinjitetit dhe etikës.

Të mos harrojmë që edhe Perandorët e Romës, teksa drejtonin perandorinë e fuqishme të zhytur në korrupsion, u detyruan të dorëzohen në përballje me moralin dhe dinjitetin njerëzor. Pra, na nevojitet të ngremë kultin tonë të respektit njerëzor dhe etikës. Rezistenca e përditshme dhe e qëndrueshme, mosbashkëpunimi me të keqen do të diktojë ndryshim.

Përndryshe, është e qartë se do të mbetemi të varfër sa kohë jemi të varfër në institucione!/MONITOR

varferia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan