
Administrata Tatimore ka përfunduar fazën e parë të zbatimit të ligjit për faljen me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara. Nga procesi kanë përfituar mbi 22 mijë tatimpagues, ndërsa janë fshirë ose shuar detyrime me vlerë rreth 60 milionë euro.
Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, procesi vijon me fazën e dytë, e cila parashikon faljen deri në 25% të detyrimit principal për periudhën 2015–2019, për tatimpaguesit që kryejnë pagesat brenda afatit të përcaktuar, deri në fund të dhjetorit 2026.
Në zbatim të udhëzimit nr. 11, datë 14 maj 2026, brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e tij do të hartohet lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve, si dhe lista e atyre që nuk përfitojnë.
Vetëm tatimpaguesit që nuk plotësojnë kushtet do të njoftohen elektronikisht përmes sistemit "e-Filing". Pas përfundimit të këtij procesi, Administrata Tatimore do të vijojë me kompensimin automatik të tepricës kreditore të TVSH-së ose të tatimeve të tjera me detyrimet ekzistuese.
Ligji parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.
Për detyrimet e krijuara gjatë periudhës 1 janar 2015–31 dhjetor 2019, parashikohen dy skema përfitimi. Subjektet që kanë paguar 50% të detyrimit brenda afatit të parë përfitojnë faljen e 50% të mbetur, ndërsa për pagesat e kryera deri më 31 dhjetor 2026 falet 25% e detyrimit principal. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
Për detyrimet e periudhës 2020–2024 fshihen gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që tatimi principal të paguhet i plotë brenda afatit ligjor.
Ligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimeve për subjektet e çregjistruara deri në fund të vitit 2024, faljen e gjobave për deklarimet e vonuara, pasqyrat financiare të dorëzuara me vonesë dhe një sërë gjobash administrative të krijuara deri më 31 dhjetor 2024.
Nga përfitimet përjashtohen subjektet e dënuara me vendim të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore ose doganore, ato që janë në proces hetimi apo gjykimi për këto vepra, si edhe subjektet për të cilat ekziston një vendim gjyqësor në favor të administratës tatimore ose doganore.
Tatimpaguesit që kanë çështje në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga ligji vetëm nëse heqin dorë nga ankimi ose padia, sipas procedurave të përcaktuara. Administrata Tatimore u kërkon tatimpaguesve të verifikojnë situatën e tyre në sistemin "e-Filing" dhe të kryejnë pagesat brenda afateve për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara në ligj.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Korrik08:26
ARRSH 4.8 milionë euro për sinjalistikën dhe sigurinë në akset kombëtare, rrugët ku do të ndërhyhet
Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura prokurimi me vlerë të kombinuar rreth 474.7 milionë lekë, ose afërsisht ...
AKTUALITET
14 Korrik07:55
Trazirat e '91-shit në Laç: Rrëfimi dramatik i njeriut që shpëtoi Bankën e Shtetit
Plot 35 vite të shkuara, në fundin e dhjetorit 1991 dhe fillimin e janarit 1992, kur regjimi komunist i Ramiz Alisë po kalonte në agoni, q...
AKTUALITET
14 Korrik07:42
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë.
Euro do të blihet me 93...
AKTUALITET
14 Korrik07:22
Diell dhe temperatura të qëndrueshme, por era pritet të jetë e fortë në bregdet
Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët në të ...
AKTUALITET
14 Korrik07:16
Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksioneve të Struk...
AKTUALITET
13 Korrik23:59
Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador
Bisedat në Sky Ecc kanë zbuluar disa biseda mes trafikantëve të lëndëve narkotike, të cilët funksiononin si një gru...
AKTUALITET
13 Korrik22:38
Zjarr në zonën midis Llamanit dhe Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve
Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në zonën e Llamanit, mes Llamanit dhe Himarës, ku prej rreth dy orësh flakët po për...
AKTUALITET
13 Korrik22:32
"Arrestoni Ramën"/ Qytetarët vijojnë marshimin masivisht në rrugët e Tiranës: Parlament analfabet
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke bërë thirrje për largimin e Ramës nga pu...
AKTUALITET
13 Korrik22:26
Vrasja e Mond Sulës dhe lidhja e tij me ekzekutimin e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj
Edmond Sula, i cili mbeti i vrarë me një pushkë snajper në fshatin Bërxull të Vorës, rezultonte më parë i arrestu...
AKTUALITET
13 Korrik22:05
Qëllohet me thikë 22-vjeçari në Fushë-Krujë, ja informacionet paraprake
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si paso...