AKTUALITET

Gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj u përjashtuan pas debatit me Ramën, reagon AGSH: Liria e medias, gurëthemel i demokracisë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 17:16
Gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj u përjashtuan pas debatit me

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave dhe sjelljes së Kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për shtyp, duke i cilësuar ato si cenim të standardeve të komunikimit institucional me median.

Në një reagim publik, AGSH dënon përjashtimin e gazetares Ambrozia Meta nga konferencat për shtyp, si edhe largimin e gazetarit Isa Myzyraj nga aktiviteti, duke e konsideruar këtë një precedent të rrezikshëm për kufizimin e aksesit të gazetarëve në informacion dhe për presion ndaj mediave kritike.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka ndjekur me shqetësim të thellë konferencën për shtyp të mbajtur nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, gjatë së cilës u shfaqën sjellje dhe deklarata që cenojnë standardet bazë të komunikimit institucional me median dhe respektin ndaj punës së gazetarëve.
AGSH dënon përjashtimin përgjithmonë të gazetares Ambrozia Meta nga konferenca për shtyp, një veprim që përbën një precedent të rrezikshëm për kufizimin e aksesit të gazetarëve në informacion publik dhe përjashtimin selektiv të mediave nga aktivitetet institucionale.

Po ashtu, AGSH konsideron të papranueshëm sulmin verbal dhe përjashtimin nga konferenca të gazetarit Isa Myzyraj, një veprim që bie ndesh me parimet e respektit institucional dhe me standardet demokratike të komunikimit me median. Në të njëjtën linjë, përdorimi nga Kryeministri i termave denigruese si “tenxhere” apo akuzat publike se disa “media pastrojnë para” janë deklarata problematike kur vijnë nga një zyrtar i nivelit më të lartë ekzekutiv në vend. Të tilla etiketime jo vetëm që dëmtojnë klimën e dialogut mes institucioneve dhe medias, por krijojnë edhe një atmosferë presioni dhe delegjitimimi ndaj mediave kritike.

Në një shtet demokratik, çdo pretendim për shkelje ligjore nga ana e mediave duhet të trajtohet nga organet kompetente të drejtësisë, në bazë të ligjit dhe procedurave të rregullta. Politikanët, përfshirë Kryeministrin, nuk mund dhe nuk duhet të përdorin konferencat për shtyp për të lëshuar akuza të përgjithshme apo për të nxitur institucione të drejtësisë kundër mediave.

AGSH rikujton se liria e medias dhe e shprehjes janë gurë themeli të demokracisë, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Qeveria dhe të gjithë zyrtarët publikë kanë detyrimin të respektojnë rolin kritik të medias. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje Kryeministrit dhe çdo zyrtari publik që të tregojnë përgjegjësi institucionale në komunikimin me median, të shmangin gjuhën denigruese dhe të garantojnë akses të barabartë për të gjithë gazetarët në aktivitetet publike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë