Është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar foshnja 2-muajsh nga Korça, e cila rrezikonte jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji. Raportohet se gjendja e saj shëndetësore vijon të jetë kritike. Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës foshnja 2-muajshe mbërriti në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Burime konfidenciale nga policia dhe spitali bëjnë të ditur se foshnja aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se kjo gjendje ka ardhur nga kequshqyerja.
Foshnja ka lindur dy muaj më parë, prematurë (7 muajsh). Është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore, por pas kthimit në shtëpi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.
Sipas po të njëjtave burime, dyshohet se ka qenë nëna ajo që nuk është kujdesur për foshnjën për ta ushqyer me gji dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i gjendjes së rënduar.
Po ashtu, dyshohet se nëna ka probleme të shëndetit mendor, por detaje të reja priten të zbardhen në vijim për të përcaktuar nëse kjo e fundit ka shfaqur shenja të përkeqësimit pas lindjes së fëmijës.
Sipas burimeve spitalore, sqarohet se gjendja e foshnjës vijon të mbetet e rëndë, ndërsa mjekët po shohin mundësinë për ta transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Nga ekzaminimet, parametrat jetësorë janë në kufijtë minimalë ndërsa mjekët jashtë kamerave sqarojnë se në momentin e parë që foshnja ka mbërritur në pediatrinë e spitalit të Korçës, ka qenë në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore dhe me peshë 1 kg.
Kjo peshë ka qenë që në momentin që ka lindur e deri më sot pas 2 muajsh, çka do të thotë se foshnja nuk ka patur asnjë zhvillim. Kequshqyerja mbetet dyshimi kryesor i policisë por nuk përjashtohen edhe rrethana të tjera që lidhen me lindjen e parakohshme.
Policia ndodhet në pediatrinë e spitalit, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar foshnjën 2 muajshe.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Mars16:12
VIDEO/ Trafik i rënduar drejt juglindjes, radhë kilometrike automjetesh në rrethrrotullimin e Bradasheshit
Këtë të premte, fluksi i lartë i automjeteve ka paralizuar qarkullimin në drejtim të juglindjes së vendit. Situata më ...
AKTUALITET
13 Mars15:55
Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit
Deputetët e maxhorancës kanë depozituar në Kuvend një projektrezolutë ku i kërkohet Parlamentit të Shqipërisë...
AKTUALITET
13 Mars15:43
Ankimoi masën ‘arrest me burg’, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit socialist Ilir Beqaj kundër vendimeve gjyqësore që caktuan ndaj tij mas&...
AKTUALITET
13 Mars15:26
Detaje nga vetëvrasja e Xhuana Nikollajt/ U dhunua nga ish-bashkëshorti deri në orën 3 të mëngjesit, pasi kreu aktin telefonoi motrën në Angli
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj. “Nuk duroj dot më! Më vjen keq...
AKTUALITET
13 Mars14:55
Kamerat e sigurisë, drejt shtrenjtimit; Prodhuesit paralajmërojnë rritje deri në 30% nga 1 prilli
Vala e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe tarifave të transportit, pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, pritet të...
AKTUALITET
13 Mars14:36
AMP pezullon nga detyra policin, dyshohet se përkrahu autorin e krimit
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan...
AKTUALITET
13 Mars14:31
Skandali me ushqimet e pacientëve në Spitalin Rajonal, Prokuroria e Korçës nis hetimet
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistr...
AKTUALITET
13 Mars14:29
Foshnja dy muajshe rrezikon jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji
Një foshnjë rreth 2 muajshe është shtruar në gjendje shumë të rëndë në pediatrinë e Spitali Rajonal i K...
AKTUALITET
13 Mars13:10
Detaje/ Zhdukja e 21-vjeçares shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit
Një 21-vjeçare është zhdukur prej disa ditësh në zonën e Foggias në Itali, ndërsa hetimet e autoriteteve po p&e...
AKTUALITET
13 Mars12:42
Të dhënat/ Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së
Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 81.5 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.1 viti krahasuar me vitin 2023....