AKTUALITET

Ngec sërish e-Albania, bizneset detyrohen të bëjnë “rojë nate”

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 16:43
Ngec sërish e-Albania, bizneset detyrohen të bëjnë

Vërtet që shqiptarët i përdorin shërbimet online të e-qeverisjes më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, por si duket kjo vjen pasi brenda një dite tentohet disa herë për të marrë shërbimin (nëse ke fat dhe e merr). Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq të shpeshta dhe pa rezultat, sa kjo po i detyron ata të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë ditës për të mbyllur veprime që duhet të ishin të thjeshta.

Shqetësimi për vonesat dhe pengesat në platformën e-Albania, që përdoret për kryerjen e procedurave administrative dhe ngarkimin e certifikatave, vjen sërish nga bizneset dhe kontabilistet. Bizneset pohojnë se nuk po arrijnë të bëjnë as ndryshimet dhe shërbimet më të thjeshta, madje ato nuk mund të kryhen gjatë orarit normal, pasi platforma shpesh reagon vetëm në orët e vona të mbrëmjes.Një ndër bizneset tha se platforma nuk po funksionon si duhet që nga java e kaluar dhe përdoruesit detyrohen të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë ditës për të përfunduar proceset e thjeshta.

“Nuk po arrijmë të veprojmë as për ndryshimet më të thjeshta, si p.sh për ngarkim të certifikatës. Vetëm në orët e vona të darkës, arrijmë të kryejmë ndonjë procedurë”, pohoi një prej bizneseve.

“Duhet të qëndrosh vetëm në e-Albania që të mund të mbyllesh diçka. Situatë është prej një jave e tillë”, shtoi një tjetër biznes.

Biznesit paralajmërojnë se ngadalësimi i e-Albania do të ndikojë negativisht në aktivitetin e përditshëm të tyre, me shtim kostosh dhe shpërqendrim nga objektivat.

Kjo nuk është herë e parë që bizneset në vend po hasin probleme me mosfunksionimin e shërbimeve online, përfshirë platformat e-Albania dhe Selfcare. Për javë të tëra sistemi self-care, i cili përdoret gjerësisht nga bizneset, nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre. Ndërsa disa ditë më parë u shfaqën probleme me shumë faqe qeveritare me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) të cilat nuk arritën të hapeshin.

Probleme hasin dhe individët. Elona, që jeton jashtë shtetit, thotë se po tenton që të ngarkojë lejen e legalizimit, në mënyrë që të aplikojë për marrjen e certifikatës së pronësisë, por e ka të pamundur, pasi sistemi është shumë i ngadaltë. Do ta provoj sërish në mbrëmje”, thotë ajo./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë