U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin ndaj të pandehurit Fabion Gjoni, i akuzuar për disa vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.
Gjoni u shpall fajtor për veprat penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Fabion Gjoni u dënua me 6 vjet e 8 tetë muaj burgim.
Gjykata vendosi që Gjoni të vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë për të dënuarit e rritur, ndërsa shpenzimet procedurale do t’i ngarkohen të pandehurit.
Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me të pandehur Fabion Gjoni, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flojera Davidhi dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 70, datë 11.11.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fabion Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fabion Gjoni për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fabion Gjoni për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
4. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Fabion Gjoni me 10 (dhjetë) vjet burgim.
5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fabion Gjoni t’i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
6. Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Fabion Gjoni do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
7. Sendet e sekuestruara të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor për efekt të procedimit penal të ndarë me nr. 71/1 të vitit 2024.
8. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.
9. Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 11.11.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve të PD-së Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se zgjedhjet e pjesshme l...
Elton Kila, i njohur ndryshe si Ot Kila, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë&...
Sot u zhvillua një konferencë e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane, e fokusuar në bashkëpunimin mes ...
Në projektbuxhetin e vitit 2026, Qeveria ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që do t’u shpërndahet bashkive në s...
Inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili rezulton të jetë në Shqipëri përfaqësuesi i degës së kompanisë hollan...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, e ka quajtur të paligjshëm përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi për ...
Fisnik Qosja, kryetari i Bashkisë Kavajë, pak para mbledhjes se Kryetarëve të degëve, që do të mbahet në selinë b...
Qytetarët e Vlorës janë sërish të indinjuar me mënyrën se si Bashkia po zhvillon punimet për shtrimin e rrugëve d...
Banorët e Durrësit kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar prishjen e pronave ku do të realizohet proj...
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin ng...