3 vite pa licencë/ Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...

JAM MESDHETAR
Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar.
Megjithëse ata ishin të lumtur ngaqë po merrnin diplomat nga universiteti që mban këtë emër, unë mendova se kanë shumë të drejtë.
Ne shqiptarët jemi mesdhetarë dhe ky është i vetmi status nga i cili nuk na ka lëvizur dot asnjë ushtri, asnjë pushtim dhe të cilin ne nuk e kemi mohuar kurrë.
As romakët, as serbët, as bullgarët, as turqit,as italianët as gjermanët dhe as komunistët nuk na kanë nxjerrë dot nga Mesdheu.
Ky është i vetmi rast kur kokëfortësia jonë ka prodhur një rezultat të dobishëm.
Duke dashur të na hedhin në detin e historisë, na kanë lënë në detin më të bukur të botës.
Në Mesdhe.
Të jesh mesdhetar do të thotë të jetosh në brigjet e një deti që lag 21 vende të cilat bashkarisht kanë krijuar qytetërimin modern, pra botën e sotshme.
Mesdheu është i vetmi det në botë që bashkon tre kontinente Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Mesdheu është i vetmi pellg ku jetojnë Krishtërimi, Islami dhe Judaizmi.
Në brigjet e Mesdheut ka lindur Zoti, shumica e profetëve që njohim, shkrimet e shenjta, alfabeti dhe filozofia.
Edhe teatri edhe satira, pra edhe e qara edhe e qeshura artistike kanë lindur në Mesdhe.
Edhe vetë Demokracia ka lindur në Mesdhe.
Për ta bërë jetën më bukur mesdhetarët i lyenin shpirtrat me vajin e ullirit, pinin verë rrushi për të kënduar më mirë dhe i hidhnin ushqimeve kripën e detit.
Natyrisht kripa, vaji edhe vera janë monopol i Mesdheut i cili me këto tre elementë ka ndërtuar kuzhinën më pasur dhe më të shëndetshme të botës.
Askush nuk ha më mirë se një mesdhetar dhe asnjë popull nuk e konsideron gatimin art sic bëjnë mesdhetarët cdo ditë në shtëpi.
Nuk ka asgjë të bukur që nuk ka lindur ose nuk është rafinuar në Mesdhe edhe kur ka ardhur nga diku tjetër.
Mesdheu ka qenë laboratori më i madh i gatimeve, i artit dhe i koktejeve të shijeve më të larta, ku bashkohej e bukura me egërsinë, forca me elegancën dhe pushteti me modën.
Edhe kur ishin mizorë, mbretërit dhe perandorët mesdhetarë shkëlqenin nga ari dhe nga kurorat e skalitura të dafinave që mbanin në kokë.
Lluksi pa të cilin bota e sotshme nuk kuptohet dot është një zakon mesdhetar që detyroi mbretëreshat të qepnin pëlhurat e lindjes me motive detare.
Në Mesdhe kanë jetuar mendjet që krijuan botën tonë, që nga Homeri, Odisea, Elena e Trojës, Akili, Sokrati, Platoni, Aleksandri, Faranonët, Jul Cezari, Kleopatra, Abrahami, Jezu Krishti, Kristofor Kolombi, Dante Aligeri, Leoardo Da Vinci, Servantes, Napoleon Bonaparti dhe Mustafa Ataturku gjenial.
Edhe vetë Mohamedi i mori leksionet e para fetare duke udhëtuar nga shkretëtira në Mesdhe hipur mbi devetë e gruas së tij të parë, biznesmenes Hatixhe.
Pa Mesdheun bota do ishte shumë e shëmtuar dhe shumë barbare.
Nëse Mesdheu ka një kontribut në histori, ky është zbutja e popujve të tjerë përmes artit, diplomacisë dhe ushqimeve.
Nëse ndonjëherë do hartohej lista e sendeve të panevojshme që nuk janë shpikur në Mesdhe aty do nxinte baruti, kallashnikovi, tanket, plastikat që po na helmojnë, cigaret që po na mbysin dhe bomba atomike.
Për fat të mirë as rrjetet sociale nuk janë shpikur në Mesdhe megjithëse Hollivudi i parë i botës ka qenë në Olimp ,ku Zeusi, Prometeu, Athina, Poseidoni dhe dhjetëra perëndi të llastuara argëtonin njerëzit me serialet e intrigave të tyre të pafundme që ndërpriteshin nga reklamat e djathit, verës, vajit dhe bixhuterive prej argjendi sic ndodh sot me filmat.
Por për fat të keq popujt që lagen nga ky det nuk e kanë forcuar shumë identitetin mesdhetar.
Me rradhë dhe në mënyrë të koordinuar Arabia, Azia, Afrika dhe Evropa e kanë mbuluar Mesdheun me cadrat e tyre si një plazh sezonal.
Marokenët, algjerianët, egjiptianët, tunizianët dhe palestinezët sillen si arabë, turqit si aziatikë, sirianët, libanezët dhe izraelitët nuk e dinë mirë cfarë janë prandaj gjithë kohën grinden, spanjollët, francezët italianët, grekët dhe sllovenët bëjnë si evropianë, maltezët jetojnë si afrikanë, kurse ne të tjerët malazezët, boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët na kanë bindur se jemi ballkanikë.
Në fakt nuk jemi.
Ne jemi mesdhetarë më shumë se ballkaninë dhe evropianë më pak se mesdhetarë.
Kush kërkon të gjejë një arsye se ku ndryshojmë ne nga ballkanikët që kemi në kurriz, maqedonë, bullgarë dhe serbë mjafton të shikojë pjatat.
Ushqimet e tyre kanë yndyrë por nuk kanë vaj ulliri, gjellët e tyre nuk kanë peshk, vera e tyre e tyre nuk ka kripën e thartë të detit.
Ne duhet ta forcojmë identitetin tonë si mesdhetarë ku bashkëjetojmë në harmoni me grekët dhe me turqit, me italianët dhe kroatët, me izraelitët dhe palestinezët, me francezëtt dhe spanjollët, me afrikanët, me aziatikët dhe evropianët.
Vetëm në Mesdhe ne mund të bashkëjetojmë me të gjithë, pa përjashtim.
Këtu lundrojnë edhe kinezët që sjellin makina elektrike, amerikanët që mbajnë luftanije per të mbrojtur naftën dhe rusët që shesin armë.
Në Mesdhe kalojnë të gjithë pa e shmangur dot.
Nuk është rastësi që Mesdheu është i vetmi det që ka emër toke.
Pra një det në mes të dheut,që do të thotë në mes të gjithë tokave të botës.
Dhe në mes të këtij dheu ne shqiptarët shkëlqejmë me flokët tona të zeza, me sytë e mëdhenj kuriozë, me lëkurën ngjyrë gruri dhe me vajin, kripën dhe verën pa të cilat nuk ulemi dot në tavolinë.
Kështuqë kur pashë kaq shumë studentë që bërtisnin nga gëzimi Jam Mesdhetar u mrekullova dhe unë dhe bëra këtë shkrim.
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...
Nga Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpirtrave, ku trupat...
Nga Haris Vongli Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, pë...
Nga Florjan Binaj Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare i ...
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...
Nga Ben Blushi PSE U DËNUA HASHIMI Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin. Edhe vetë...
Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes në orën 17:00. Njerëzit kanë kujtuar se do të shkojnë at...