Të shtënat me armë pranë parcelës me kanabis në Pukë, policia jep detaje
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cil&e...
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në k&eu...
Një rast dhune mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. Sipas Mit...
Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur fillimisht ...
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur s&eum...
Pasditen e 25 korrikut, një supertanker u ankorua në terminalin e naftës Mesaieed në Katar, rreth 40 kilometra në jug të Dohas. ...
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pa...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në...

Pikëpyetje për një skemë të ngjashme me atë që po hetohet në rastin e Bankers Petroleum, ku rritja e shpenzimeve dyshohet se është përdorur për të ulur artificialisht fitimin dhe rrjedhimisht detyrimet tatimore duke transferuar pagesa në shuma të mëdha te kompania mëmë, ngrihen tashmë edhe në sektorin e mikrofinancës në Shqipëri.
Në qendër të problematikës në fjalë është Kredo.al, pasqyrat financiare të së cilës tregojnë një rritje të pazakontë të shpenzimeve gjatë vitit 2025.
Vetëm shpenzimet për zërin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u rritën nga 21.3 milionë lekë në 229.4 milionë lekë brenda një viti, pra pothuajse 11 herë, ndërsa shpenzimet administrative dhe operative në total u rritën me afro 75%.

Siç konstatohet në bilancin e kompanisë për vitin 2025, të cilin e ka analizuar skyweb.al, rritja e fortë e shpenzimeve nuk kufizohet vetëm te teknologjia. Kategoria e përgjithshme “shpenzime administrative dhe shpenzime të tjera operative” u rrit nga 460.9 milionë lekë në 2024 në 805.4 milionë lekë në 2025.
Një tjetër zë që pësoi rritje të fortë është marketingu. Kredo.al shpenzoi 123.7 milionë lekë për reklamim dhe marketing gjatë vitit 2025, kundrejt 46.3 milionë lekëve një vit më parë. Rritja është mbi 167%, ose rreth 2.7 herë. Ky duket të jetë edhe shkaku se përse problematikat e mikrofinancës nuk gjejnë zakonisht hapësirë në media.
Ndërkohë, rritja e fortë e shpenzimeve përkon me një rënie të ndjeshme të rezultatit financiar të kompanisë, siç konstaton skyweb.al në bilancin e kompanisë.
Fitimi para tatimit zbriti nga rreth 1.34 miliardë lekë në vitin 2024 në 712.5 milionë lekë në 2025, ose me afro 47%. Fitimi neto ra nga 1.13 miliardë në 593.3 milionë lekë. Edhe shpenzimi neto për tatimin mbi fitimin zbriti nga rreth 209.7 milionë lekë në 119.3 milionë lekë.
Mungesa në pasqyrat financiare e një shpjegimi të detajuar se çfarë investimesh apo shërbimesh konkrete e çuan zërin e TIK-ut nga 21 milionë në 229 milionë lekë është ajo që ngre dyshime të forta për shkakun e kryerjes së këtyre pagesave duke parë edhe se kujt i janë paguar paratë.
ECFA sh.a (Pra Kredo.al sh.r), është në masën 95.4% në pronësi të AS Eleving Consumer Finance Holding, kompania kontrolluese e saj në Letoni. Vetë raportimet e grupit Eleving e klasifikojnë “Eleving Consumer Finance Holding, AS” si një shoqëri me aktivitet “management services”, pra shërbime menaxhimi.
Vetë Kredo.al deklaron se varet nga entitete të tjera brenda grupit si për financimin, ashtu edhe për ofrimin e disa shërbimeve të përbashkëta, përfshirë IT-në.
Pra, vetë dokumentacioni i grupit konfirmon se një pjesë e shërbimeve teknologjike të kompanisë shqiptare ofrohen në nivel grupi. Në të njëjtën kohë, pasqyrat financiare të Kredo.al tregojnë një volum të konsiderueshëm transaksionesh me palët e lidhura, ç’ka konfirmon se sasia e madhë e parave të paguara për blerjen e shërbimeve të TIK i janë paguar kompanive të grupit në Letoni.
Ngjashmëria me Bankers
Një skemë engjashme u zbulua edhe te Bankers Petroleum, ku shuma kolosale parash i paguheshin jo kompanive të grupit, por atyre me të cilat ishin lidhur politikanë dhe biznesmenë, pagesa që ofroheshin si rryshfet. Destinacioni i parave është i ndryshëm, por skema është e njëjtë: Fryhen shpenzimet për të mos paguar detyrime tatimore! Në rastin konkret, dëmi duket dyfish: Fryrja e shpenzimeve është bërë në formë pagesash për kompanitë e grupit duke ulur nga ana tjetër detyrimet ndaj shtetit shqiptar.
Skyweb.al iu drejtua Kredo.al për një koment mbi arsyet që çuan në rritjen gati 11-fish të shpenzimeve për TIK gjatë vitit 2025, investimet apo shërbimet konkrete që janë realizuar, si dhe subjektet që i kanë ofruar ato, por redaksia nuk mori një përgjigje deri në publiimin e këtij shkrimi. Çdo reagim apo sqarim i Kredo.al do të publikohet sapo të mbërrijë dhe redaksia mbetet e hapur për qëndrimin e kompanisë.
Shërbimet TIK dhe skandali AKSHI
Rasti Bankers është i rëndësishëm pikërisht sepse tregon se një kompani nuk ka nevojë domosdoshmërisht të fshehë të ardhurat që realizon për të ulur rezultatin e tatueshëm. Nëse shpenzimet e njohura në kontabilitet rriten, fitimi bie dhe bashkë me të mund të bjerë edhe tatimi mbi fitimin. Pikërisht për këtë arsye, në marrëdhëniet mes kompanive të të njëjtit grup si në rastin e Kredo.al merr rëndësi jo vetëm ekzistenca formale e faturës, por edhe natyra e shërbimit dhe mënyra se si është përcaktuar çmimi i tij.
Kjo çështje bëhet edhe më delikate kur bëhet fjalë për shërbime të teknologjisë, software, konsulencë apo shërbime të përbashkëta menaxhimi. Ndryshe nga blerja e një pajisjeje standarde që mund të krahasohet relativisht lehtë në treg, vlera ekonomike e zhvillimit të një software-i, një licence, një integrimi apo një shërbimi konsulence është shumë më e vështirë për t’u vlerësuar nga jashtë pa pasur kontratat, specifikimet, orët e punës dhe dokumentacionin e realizimit.
Rëndësinë e këtij kontrolli e tregoi edhe hetimi i SPAK për tenderat e AKSHI-t. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar zyrtarisht se administratorë të disa kompanive të përfshira në çështje dyshohet se kanë lëshuar fatura tatimore fiktive dhe kanë realizuar transaksione me kompani që nuk ishin pjesë e proceseve të tenderimit.
Shifrat e mësipërm nuk provojnë në vetvete se Kredo.al ka ndërtuar një skemë për shmangien e tatimeve, por përmasat galopante të rritjes së shpenzimeve, mungesa e një shpjegimi të detajuar në pasqyrat financiare dhe transaksionet e konsiderueshme të kompanisë me shoqëri të grupit Eleving ngrenë pikëpyetje serioze mbi natyrën e këtyre kostove, mënyrën se si janë përcaktuar dhe se kush ka përfituar prej tyre dhe sigurisht janë rasti tipik që kërkon verifikime të metejshme. /skyweb.al
Prej dy vitesh, Shqipëria po përpiqet ta përdorë tokën publike për të financuar zyra, stadiume dhe godina të tjera sht...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime dhe altern...
Mediat turke kanë publikuar detaje nga dëshmia e Ezgi Parlak, 31 vjeçe, e cila është ndaluar nga autoritetet shqiptare në kuad...
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 21:00 janë regjistruar 26 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqy...
Zbardhet dëshmia e Nuh Mahmutoglu pas ngjarjes në Ksamil ku mbeti i vrarë turisti portugez. Në dëshminë e tij, shtetasi turk ...
Është publikuar fotoja e 29-vjeçarit Sokrat Vata gjatë seancës së sotme gjyqësore, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes s&...
Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës s...
Zbardhet dëshmia në sallën e gjyqit e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Var...
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Sokrat Vatën, i cili dyshohet se është autori i vrasjes ...
Dy avokatë të Dhomës së Avokatisë së Castrovillarit kanë refuzuar të marrin përsipër mbrojtjen si avokatë...