Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Sipas një artikulli të publikuar nga La Repubblica, një vit pas inaugurimit, qendra për emigrantët në Shqipëri, po rezulton një projekt tejet i kushtueshëm dhe thuajse i paefektshëm.
Më 22 gusht, në qendrën për migrantët në Shqipëri kishin mbetur vetëm nëntë persona. Dhjetë ditë më parë ishin shtatëmbëdhjetë. Gjatë gjithë verës, numri mesatar nuk e ka kaluar kurrë njëzetën, dhe në total pak më shumë se njëqind migrantë janë strehuar aty brenda një viti. Ndërkohë, sipas planit fillestar, pritej që të strehoheshin 3 mijë persona në muaj, një diferencë e madhe që ka bërë që projekti të cilësohet si një dështim i kushtueshëm.
Qendra, e inauguruar më 14 tetor 2024, është kthyer në një “katedrale në shkretëtirë”, një strukturë e madhe, por thuajse gjithmonë bosh. Nga 880 vende të planifikuara, vetëm 400 janë funksionale, ndërsa burgu i parashikuar nuk është hapur kurrë. Ndërkohë, kontingjentet e policisë dhe të agjentëve të burgjeve vazhdojnë të patrullojnë një hapësirë pa të strehuar.
Pavarësisht deklaratave të përsëritura të kryeministres italiane Giorgia Meloni se “qendrat në Shqipëri do të funksionojnë”, situata pritet të mbetet e pandryshuar të paktën deri në verën e ardhshme, kur mund të hyjë në fuqi Pakti i ri i BE-së për azilin dhe emigracionin, një zhvillim që ende nuk ka marrë konsensusin e shteteve anëtare.
Sipas dokumenteve të protokollit Itali–Shqipëri dhe planifikimit qeveritar, për funksionimin e dy qendrave (në Gjadër dhe Shëngjin) janë parashikuar 653 milionë euro për pesë vite. Kjo përfshin ndërtimin e qendrave, kontratën me operatorin Medihospes, shpenzimet për misionet e policisë dhe kostot e larta të transportit me anije dhe avionë nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo përkthehet në mbi 130 milionë euro në vit.
Duke marrë parasysh se deri më 25 korrik kanë kaluar vetëm 111 migrantë nëpër këto qendra, kostoja për person kap vlerën astronomike prej mbi një milion euro. Ky është çmimi që, sipas raportit të Altraeconomia, kanë paguar taksapaguesit italianë për një projekt që Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka vendosur se nuk mund të përdoret për të ndaluar azilkërkuesit nga vende të sigurta.
Për më tepër, sipas të njëjtit raport, Medihospes, kompania që fitoi menaxhimin e qendrave për 133 milionë euro për dy vitet e para, nuk ka nënshkruar ende kontratën me prefekturën e Romës, edhe pse kanë kaluar 17 muaj nga përfundimi i tenderit, kur afati maksimal për finalizimin e kontratës ishte 60 ditë.
Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, kishte shpresuar që Pakti i ri europian për azilin dhe emigracionin do të mundësonte funksionimin e plotë të qendrës në Gjadër, por kjo mundësi duket gjithnjë e më larg, pasi shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të mos bien dakord për linjat operative të paktit./ Shkrimi nga La Republicca
https://www.repubblica.it/cronaca/2025/10/19/news/migranti_centro_albania_costo-424922484/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një 49-vjeçar ka pësua...
Një 35-vjeçar kosovar, i shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, është arrestuar sot në Pikën Kufitare të...
Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimin me 12 vite burg për Simon Gjokën, një 38-vjeçar nga Miloti, i cili u arrestua fillimisht ...
Një tjetër dëshmi tronditëse vjen për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Maliq, ka folur për mediat f...
Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Maliq, ku nëna dhe djali saj i mitur humbën jetën si pasojë e asfiksis&...
Më 17 tetor, gazetari italian Sigfrido Ranucci, moderator i emisionit investigativ "Report", u bë objekt i një atentati të mirëorgani...
Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës ...
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka shpallur bojkot pesëditor të të gjitha seancave gjyqësore penale, duke nisur nga so...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi këtë të hënë, me 10 vota pro, katër kandidaturat për drejtimin e Pro...
Altin Sinomati, shtetasi shqiptar që besohet të jetë nxitësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, u arrestua në ...