“Jep dorëheqjen”/ Qytetarët 20 ditë në shesh kundër Ramës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...

Gazetari Everest Dedaj, i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarrin, ka folur për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë të qasjes së qeverisë ndaj lirisë së shprehjes.
Dedaj u shpreh se kjo lëvizje tejkalon një platformë të vetme dhe reflekton përpjekjet për të kufizuar hapësirat e pakontrolluara të komunikimit publik, veçanërisht në rrjetet sociale ku, sipas tij, zëri i qytetarëve dhe i të rinjve mbetet më i lirë.
Everest Dedaj: Do të duhet që ta marrim si, po themi, një moment i cili në fakt tregon një panoramë më të qartë të sjelljes së qeverisë ndaj fjalës së lirë, është kjo e TikTok-ut. Padyshim që siç edhe Gjykata Kushtetuese është shprehur, çështjet të cilat kanë të bëjnë me lirinë e fjalës, me lirinë e të drejtave të njeriut, por kryesisht përsa i përket, po themi lirisë së fjalës së qytetarëve dhe jo vetëm, është një moment i rëndësishëm përsa i përket dhe një ndër shtyllat kryesore për mënyrën se si funksionon demokracia. Mënyra se si u mbyll TikTok-u ishte një pasqyrë e sjelljes së qeverisë në raport me fjalën e lirë. Dhe në qoftë se ne mund ta analizojmë këtë, e tejkalon TikTok-un, por është edhe një tregues mjaft i madh TikTok-u në këtë rast.
Pse e them këtë. Jemi në kushtet ku qeveria, dhe këtë nuk e thotë Everesti si gazetar apo si njeri i medias, por e thonë raportet ndërkombëtare, qeveria kontrollon të gjitha mediat kombëtare. Pra, të gjitha liçencat kombëtare të mediave janë nën kontrollin e qeverisë, janë kryesisht media të cilat funksionojnë si një altoparlant i qeverisë dhe i mazhorancës në këtë rast. Dhe i vetmi shqetësim i qeverisë në këto kushte është po themi rrjetet sociale, janë shumë pak media opozitare të cilat kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë përballë kësaj mazhorance dhe janë kryesisht njerëz të lirë të cilët përdorin këto rrjete sociale.
Pse TikTok-u? Në gjykimin tim TikTok-u për faktin se është një platformë e cila përdoret gjerësisht nga të rinjtë dhe e vetmja shtresë, pra e vetmja, po themi, kategori në të gjithë ata të cilët edhe mund të kenë një interes politik ose mund të jenë në një farë forme vendimmarrës apo faktor për të ardhmen, janë ata të rinj të cilët kjo mazhorancë e ka shumë më të vështirë t'i kontrollojë sesa kontrollon, po themi një fashë tjetër ose një moshë tjetër të cilët janë kryesisht punonjës të administratës, janë kryesisht punonjës të sektorit privat, i cili dominohet dhe kontrollohet nga ana e qeverisë. Pra ka më të lehtë të ushtrojë kontroll tek kategoritë e tjera sesa tek kategori të të rinjve dhe kjo ishte arsyeja pse ai ndërhyri në TikTok. Në fakt gjeti një arsye e cila nuk ishte arsye në vetvete. Pra shkaku i mbylljes së TikTok-ut, e kujtojmë të gjithë, një situatë mjaft e rëndë që ndodhi në një ndër shkollat nëntëvjeçare të Tiranës, por që në fakt indicja e gjithë atij problemi nuk ishte TikTok-u, ishte një rrjet tjetër social.
Por kryeministri, qeveria u mor me TikTok-un pikërisht tre muaj para zgjedhjeve në mënyrë që të kontrollojë ose në mënyrë që të mbyllte atë dritare e cila nuk kontrollohej prej tij ose në një farë forme ishte jashtë kontrollit të propagandës së qeverisë dhe prandaj jemi në këto kushte ku edhe Gjykata Kushtetuese e cilësoi si një shkelje kushtetuese dhe dha rekomandime mjaft të qarta për këtë çështje, që në këtë rast është TikTok-u por që shtrihet kryesisht përsa i përket lirisë së fjalës, por padyshim flasim dhe ne mund të flasim shumë gjatë për vendimet e kësaj qeverie të cilët janë gjetur në shkelje nga Gjykata Kushtetuese, si antikushtetuese, të cilat kanë të bëjnë me instrumentat e kontrollit. Mos harrojmë që media është një ndër instrumentat e kontrollit, pra që i ushtron ndaj qeverisë. Dhe kjo qeveri, të paktën në katër vitet e fundit, ka në target, ka në synim që të dëmtojë këto instrumenta kontrolli.
Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim me rëndësi parimore në lidhje me bllokimin e rrjetit social TikTok, duke vendosur nj&eum...
Tre muajt e parë të vitit shënuan një rritje të ndjeshme të energjisë ku prodhimi nga hidrocentralet ishte 70 për qind m...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë sot, një informim të rëndësishëm nga komandanti i Komandës Qendrore t&e...
Më 1949, 14 veta u vranë nga regjimi komunist në masakrën e Qafë-Valmirit në Mirditë me një vendim të Gjykatës...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.2 lekë. Euro do të blihet me 95.2...
Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah se teksa disa vende po konsolidohen si qendra p...
Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me ...
Kjo e enjte, 30 prill, pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, ...
Në vitin 2023 Agro Roma 2019, do të përthithte një tjetër kompani. Real Eco Energys shpk, e themeluar nga Edi Agalliu, babai i administ...
Në burgun e Pojskës të destinuar për gratë, mbase lufta e brendshme psikologjike është shumë më e fortë se n&e...