AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Neza: Më shumë se liri shprehjeje, ishte korrupsion zgjedhor

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 08:55

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Neza: Më shumë se liri

Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim me rëndësi parimore në lidhje me bllokimin e rrjetit social TikTok, duke vendosur një precedent të rëndësishëm për lirinë e shprehjes dhe kufijtë e pushtetit ekzekutiv. Megjithëse vendimi vjen “post-factum”, pasi vetë qeveria e kishte tërhequr tashmë vendimin e saj, ai sanksionon se çështje të tilla nuk mund të vendosen pa kaluar nëpërmjet Parlamentit.

Sipas analistit Sami Neza  që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, Gjykata Kushtetuese vendosi të shprehej për shkak të rëndësisë së madhe që mbart një vendimmarrje e tillë, e cila prek drejtpërdrejt të drejtat themelore kushtetuese, si liria e shprehjes dhe liria e medias. Vendimi i Gjykatës, edhe pse i vonuar, shërben si një barrierë ligjore, duke e bërë të pamundur ose të paktën duke e vështirësuar ndjeshëm që kjo qeveri, apo çdo qeveri tjetër në të ardhmen, të marrë një vendim të ngjashëm në mënyrë të njëanshme.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Neza thekson se çështjet që lidhen me lirinë e shprehjes, mendimit dhe informacionit duhet detyrimisht të kalojnë për diskutim dhe miratim në Parlament. Për shkak të cilësisë së tyre kushtetuese, ato kërkojnë një shqyrtim dhe trajtim me kujdesin maksimal, duke mos u lënë në dorën e një vendimi ekzekutiv.

"Duhet theksuar që çështja e mbylljes së TikTok-ut, duke e vendosur në kontekstin e asaj periudhe, tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, nuk është vetëm çështje që lidhet me kufizimin e lirisë së shprehjes, por është edhe korrupsion zgjedhor në fakt," deklaroi Neza.

Flavio Qarri: Çështja është, e para njëherë një koment për këtë vendim të Kushtetueses, mbi të gjitha çfarë vlere ka post-factum?

Sami Neza: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi në fakt pas vendimit tjetër të qeverisë e cila lejoi përdorimin e TikTok-ut në rrjetet sociale në Shqipëri. Por megjithatë, Gjykata Kushtetuese vendosi të marrë një vendim për shkak të rëndësisë së madhe që ka një lloj vendimmarrje e tillë e cila lidhet me të drejtat kushtetuese, ndër të cilat janë shumë të rëndësishme edhe e drejta e shprehjes dhe liria e medias. Në, në të dyja rastet, Gjykata Kushtetuese konsideroi se përmes një vendimi edhe post-factum, e bënte të pamundur ose e vështirësonte marrjen e një vendimi të ngjashëm nga kjo qeveri apo çfarëdo lloj qeverie tjetër, duke sanksionuar se çështjet e tilla të cilat lidhen me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit, lirinë e informacionit, janë çështje të cilat duhet të kalojnë përmes parlamentit dhe edhe kur kalojnë përmes parlamentit, për shkak të, cilësisë së tyre kushtetuese duhet të, shqyrtohen dhe të trajtohen me një kujdes të madh.

Duhet, duhet theksuar, duhet theksuar që çështja e, që çështja e mbylljes së TikTok-ut nuk është thjesht në momentin kur u mbyll dhe duke e vendosur në kontekstin e asaj periudhe, tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, nuk është vetëm çështje që lidhet me kufizimin e lirisë së shprehjes, por është edhe korrupsion zgjedhor në fakt.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan