AKTUALITET

‘Rama mishërimi i korrupsionit’/ TV publik belg: Revolta përhapet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2026, 19:15
‘Rama mishërimi i korrupsionit’/ TV publik belg: Revolta

Për të tretën ditë radhazi, protestat në rrugë kundër qeverisë në Shqipëri kanë përfunduar në dhunë. Studentët dhe demonstrues të tjerë kërkojnë reforma në arsim dhe luftojnë gjithashtu kundër korrupsionit. Prej muajsh ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Por Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij.

Nga Kathleen Heylen, VRT NEWS

Mbrëmjen e djeshme pati protesta masive kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama në kryeqytetin Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Në shumë vende, protestat përfunduan në përplasje të dhunshme me policinë.

Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë drejt godinave shtetërore, bllokuan rrugë dhe u vunë flakën kazanëve të plehrave. Policia e trazirave u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, granata verbuese dhe topa uji. Disa persona u arrestuan.

Në Tiranë u barrikaduan disa nga arteriet kryesore të trafikut. Protesta pati gjithashtu në Durrës, Elbasan, Kukës dhe Vlorë. Në qytete si Shkodra dhe Korça, situata doli jashtë kontrollit.

Edhe të martën dhe të mërkurën, protestat studentore në Tiranë kishin përfunduar në dhunë. Për orë të tëra pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe demonstruesve. Protestuesit hynë me forcë në godina shtetërore dhe i vunë flakën të paktën njërës prej tyre.

Prej muajsh vazhdojnë “protestat e flamingove”

Protestat udhëhiqen nga grupe studentore që kërkojnë reforma në arsim. “Ata janë të zemëruar për shkak të cilësisë së dobët të arsimit, kostove të larta të studimeve dhe mundësive të pakta për punësim që ofrohen në këmbim”, tha gazetarja Marjolein Koster në emisionin De Ochtend të VRT NWS.

“Por, në të vërtetë, bëhet fjalë për grumbullimin e pakënaqësive shumëvjeçare ndaj qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Është një lloj pike vlimi, pas muajsh protestash paqësore ndaj të cilave pothuajse nuk pati asnjë reagim”.

Në Shqipëri, protestat kundër qeverisë kanë nisur që në fillim të qershorit. Ato u shkaktuan nga planet për zhvillimin e një kompleksi luksoz turistik në bregdetin jugor të vendit.

Projekti lidhet me një kompani investimesh të themeluar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Lëvizja e “flamingove” e ka marrë emrin nga pankartat me figura flamingosh që përdorin demonstruesit. Mijëra flamingo jetojnë në një rezervat natyror në ishullin ku është planifikuar projekti.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi në korrik se një pjesë e tokës ku do të ndërtohej resorti mund të ishte shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara të pronësisë. Ky lajm e shtoi edhe më shumë zemërimin e qytetarëve ndaj politikave të qeverisë.

Më vonë, Reuters raportoi se personi që kishte shitur tokën kërkohej për trafik droge. Avokati i tij i mohoi këto akuza. Reuters nuk gjeti prova për shkelje nga ana e Kushnerit, i cili nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Kështu, “protestat e flamingove” u shndërruan në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai është bërë simbol i korrupsionit dhe pabarazisë së pretenduar në Shqipëri.

“Mishërimi i korrupsionit”

“Kryeministri ynë është mishërimi i korrupsionit. Mund të gjesh punë në profesionin tënd vetëm nëse njeh dikë që njeh dikë tjetër”, tha një prej studentëve për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Kjo qeveri është e korruptuar dhe drejtohet e qeveriset nga një kryeministër i korruptuar”, tha një avokat i ri. “Që kur Rama erdhi në pushtet, ai ka abuzuar me njerëzit dhe ua ka shkatërruar jetën. Prandaj tani njerëzit po e shprehin zemërimin e tyre, sepse më parë nuk i dëgjonte askush”.

“Ne duam një Shqipëri më të mirë, ku kujdesi shëndetësor të ofrojë shërbimet bazë që meriton çdo qytetar, ku arsimi të sigurojë kushte të përshtatshme dhe mundësi të barabarta, dhe ku studentët të kenë mundësi të përballojnë studimet dhe jetesën pa u rënduar nga rritja e kostos së jetesës”, tha një studente e gazetarisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Organizatorët e protestës thonë se do të vazhdojnë të protestojnë. “Do të jemi aty çdo ditë”, shkroi Mateo Yskollari, një prej nismëtarëve, në një mesazh të publikuar në internet. “Përgjigjja jonë ndaj çdo përpjekjeje për të na mbyllur gojën do të jetë zgjerimi i protestës, mobilizimit qytetar dhe rezistencës”.

“Askush nuk mund ta kapë Shqipërinë për fyti”

Por kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ai thotë se është i gatshëm të diskutojë për rritjen e kostove të arsimit, por e hedh poshtë kërkesën për largimin e tij nga detyra.

“Alternativa do të ishte tradhtia ndaj shqiptarëve që më kanë dhënë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Rama në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Nëse Rama u nënshtrohet kërkesave të demonstruesve, kjo do të nënkuptonte gjithashtu se ai duhet të heqë dorë nga pushteti. Dhe ai duket se nuk është aspak i gatshëm ta bëjë këtë”, thotë Marjolein Koster.

“Rama është në pushtet që prej vitit 2013. Vetë ai lidhet me shumë skema korruptive. Gjithçka nuk është plotësisht e qartë, por në të njëjtën kohë është edhe e qartë. Të gjithë e dinë se ai është shumë i lidhur me marrëveshje të ndryshme të paligjshme”.

“Do t’i kalojmë së bashku këto orë të vështira, sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet dhe do të vijojë rrugën e saj drejt Evropës”, thuhej në një videomesazh të publikuar në Facebook. Videoja ishte regjistruar në një godinë universitare të djegur.

“Sot, këto janë rrënojat e lëna pas nga duar që nuk mund të jenë, dhe nuk do të jenë kurrë, duart e studentëve. Të gjithë janë të detyruar t’i binden ligjit dhe kushdo që ka kontribuar në këtë kaos do të paguajë patjetër çmimin”.

“Askush nuk mund ta kapë Shqipërinë për fyti. Kushdo që mendon se ligji nuk vlen për të, e ka gabim”, tha Rama.

Artikuj te sugjeruar

Irena Beqiraj AKTUALITET 16 Tetor18:04

Sot është turp të jesh socialist!

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përz...

video

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët