Pushteti i Kryeministrit Rama: Anatomia e një sistemi që nuk rrëzohet lehtë
Nga Neritan Sejamini Që të përballesh me “armikun”, duhet të njohësh armikun. Njohja e strukturës mbi të ...
Nga Neritan Sejamini Që të përballesh me “armikun”, duhet të njohësh armikun. Njohja e strukturës mbi të ...
Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i...
Një histori e pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë Kupës së Botës, pasi Michel Kika Mboladinga, tifozi më i njoh...
Sindikata e hekurudhave në Spanjë ka bërë thirrje për një grevë 24-orëshe të hënën, duke shkaktuar anul...
“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”! Ky është një ...
Një hetim i publikuar nga tabloidi britanik The Sun, ka ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e sistemit të deportimeve në Mbretërin&e...
Për të kuptuar plotësisht çështjet që lidhen me mobilizimin e njerëzve kundër projektit megaloman të kompleksit...
Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë në liqenin e Vico-s, një nga zonat më piktoreske vullkanike në rajonin e Tusc...
Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një reagimi në rrjetet sociale se është nisur drejt Vjenës, ku do të...
Debati nëse Cristiano Ronaldo duhet të luajë çdo minutë apo të kursehet për ndeshjet e ardhshme duket se ka marrë nj...

“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”! Ky është një nga komunikimet që Eldi Dizdari ka me Shpëtim Aliun, kreun e një organizate kriminale që furnizonte me kokainë të paktën 4 grupime shqipfolëse.
Në komunikimet mes dy të shumëkërkuarve që janë zbardhur në dosjen e SPAK, Dizdari i kërkon Aliut nisje kokaine pa limit, pasi mund ta presë në Europë, deri në 10 tonë kokainë.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Eldi Dizdari porosiste sasi të mëdha kokaine nga Aliu, fakt që konfirmohet se vetëm brenda pak ditësh ai i ka transferuar kreut të organizatës të paktën 8 mln euro drejt Ekuadorit.
Sipas SPAK, Dizdari ka bashkëpunuar me Aliun dhe Armando Pacanin për organizimin e dërgesave me kokainë nga Ekuadori drejt porteve evropiane.
Hetimet kanë zbuluar përmes komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC se Shpëtim Aliu kishte rolin e siguruesit dhe organizatorit të nisjes së ngarkesave me kokainë për llogari të Dizdarit.
Ky i fundit kërkon vazhdimisht nisjen e sasive të mëdha të kokainës, duke u zotuar se ka mundësinë t’i nxjerrë nga portet, ndërsa i kujton se ngarkesat mund të nisen me çdo metodë fshehjeje.
Krahas Dizdarit e Pacanit, si dhe Sokol Bibajt, Shpëtim Aliu bashkëpunonte ngushtë edhe me Dritan Gjikën, një prej emrave më të rëndësishëm të botës së narkotrafikut.
SPAK thotë se nga zbardhja e komunikimeve, si Gjika ashtu edhe Aliu janë të rëndësishëm në hierarkinë e organizatës kriminale. Rezulton se Dritan Gjika siguronte kokainë, ndërsa Aliu garantonte nxjerrjen e sigurt të ngarkesave nga porti i Ekuadorit.
Të dy, sipas SPAK, kishin arritur deri aty sa të korruptonin edhe zyrtarë në Ekuador. “Këtu na shohin të gjithë si dollar”, shkruan Aliu në drejtim të Dritan Gjikës, duke shprehur shqetësim se kishte bërë shpenzime për pagesat e korruptimit të zyrtarëve.
Pjesë e organizatës së Shpëtim Aliut janë edhe dy nipat e tij: Oklid Ej Ouejdi alias Oklid Aliu alias Oklid Dalipi dhe Naldi Yzeraj.
Ej Ouejdi, sipas SPAK, është përgjegjës për aktivitetin kriminal në Europë.
Salvatore alias Shpëtim Aliu furnizonte me kokainë disa grupe kriminale të drejtuara nga Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Sokol Bibaj dhe Dritan Gjika. SPAK goditi perandorinë e Aliut duke firmosur 10 urdhër-arreste, ndërsa u sekuestruan pasuri me vlerë 150 mln euro.
Një hetim i publikuar nga tabloidi britanik The Sun, ka ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e sistemit të deportimeve në Mbretërin&e...
Një tjetër operacion shpëtimi është duke u zhvilluar këtë të diel në Gjirin e Gjipesë, pasi një turist ...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë këtë të diel zonën e Hekalit në Mallakastër, duke ...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti t&...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar shkatërrimin e Grykës së Skoranës n&eu...
Rreth 100 efektivë policie kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revo...
Personi që shihni në foto është 63-vjeçari Sefedin Ahmetaj, pronar i dyqanit të elektroshtëpiakeve “Zanusi”, ...
“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”! Ky është një ...
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi i është prezantuar efektivëve t&eum...
Dy persona, pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, janë arrestuar nga Po...