Ditmir Bushati: Shqipëria meriton më shumë!
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumic...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...

Komisioni i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar ndaj tregut të sigurimit të jetës për kreditë në sistemin bankar, një proces që nisi pas sinjalizimeve për abuzim me pozitën dominuese dhe kufizim të zgjedhjes së klientëve.
Siç konstatohet në dokumentacionin e konsultuar nga skyweb.al, hetimi ka nxjerrë në pah një model funksionimi ku bankat, në momentin vendimtar të dhënies së kredisë, orientonin klientët drejt policave të caktuara të sigurimit, shpesh me prime më të larta, duke përfituar pagesa të konsiderueshme nga kompanitë e sigurimit, pa reflektuar këto përfitime në uljen e kostos për kredimarrësit.
Në përfundim të hetimit, Komisioni ka vendosur një detyrim të përgjithshëm për të gjitha bankat: Klientëve duhet t’u paraqitet një listë e plotë e kompanive të sigurimit dhe e primeve përkatëse, në mënyrë që zgjedhja të jetë reale dhe e informuar.
Ky detyrim synon të ndalojë praktikën e orientimit të klientëve drejt kompanive të caktuara të sigurimit dhe të rikthejë konkurrencën në treg.
Por përtej këtij vendimi sistemik, hetimi ka zbuluar edhe shkelje të rënda në raste konkrete, ku më flagrant rezulton ai i Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Sipas dokumentit që ka parë skyweb.al, kjo bankë rezulton të ketë operuar në tregun e sigurimit të jetës pa qenë e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si agjent apo broker sigurimesh.
Komisioni i Konkurrencës thotë qartësisht se Intesa San Paolo Bank “nuk zotëron as licencë brokeri dhe as licencë agjenti… çka e përjashton nga e drejta për të kryer çdo veprim ndërmjetësimi, promovimi, trajtimi të policave apo përfitimi të komisioneve mbi primet e sigurimit.”
Megjithatë, pavarësisht se në shkelje të qartë ligjore , Komisioni konstaton se Intesa San Paolo Bank ka qenë aktive në këtë treg përmes marrëveshjeve me kompanitë e sigurimit.
Komisioni thekson se “pavarësisht mungesës së licencimit, Intesa Sanpaolo ka marrëveshje bashkëpunimi me të katër shoqëritë e sigurimit të jetës që operojnë në treg”, ndërsa analiza e sjelljes së saj, Konkurrenca e gjen Bankën Intesa duke gënjyer, por komisionerët përdorin një gjuhë më profesionale duke thënë se “tregon një realitet të ndryshëm nga ai i paraqitur prej saj”, gjë që vë seriozisht në dyshim pretendimin se klientët zgjedhin në mënyrë të lirë siguruesin. Kjo konfirmohete dhe nga fakti se më shumë se 70% e policave të sigurimit janë marrë vetëm nga një kompani.
Komisioni evidenton se struktura e portofolit të sigurimeve të jetës për kredi në këtë bankë “nuk pasqyron aspak përqindjet e tregut”, duke sugjeruar se përzgjedhja e kompanive nuk është rezultat i konkurrencës së lirë, por i “ndikimeve të brendshme që burojnë nga mënyra se si banka strukturon ofrimin e këtij produkti.”
Gjithashtu, hetimi ka zbuluar se banka ka pasur komunikime dhe koordinim të drejtpërdrejtë me kompanitë e sigurimit, në kundërshtim me deklarimet e saj publike.
Sipas Komisionit, “nga inspektimet dhe dokumentacioni i siguruar… rezulton se banka ka pasur komunikime të drejtpërdrejta dhe raste të koordinimit me kompanitë e sigurimit”, duke rrëzuar pretendimin se nuk ndërhyn në procesin e përzgjedhjes së policave.

Por gjetja më e fortë lidhet me përfitimet financiare në kurriz të klientëve.
Komisioni ka evidentuar se banka ka aplikuar një tarifë të quajtur “Komision për administrimin e llogarisë së primeve”, e cila, ndonëse paraqitet si tarifë administrative, në praktikë “përputhet plotësisht me komisionet që bankat e licencuara agjentë ose broker aplikojnë ligjërisht”, duke treguar se banka ka ushtruar në mënyrë të tërthortë aktivitet ndërmjetësimi pa qenë e licencuar.

Ky mekanizëm përshkruhet nga Komisioni si një deformim i drejtpërdrejtë i tregut, pasi “jo vetëm deformon konkurrencën në tregun e sigurimit të jetës, por krijon edhe një avantazh të padrejtë ndaj bankave të tjera që operojnë në përputhje me kuadrin rregullator”, ndërsa paralajmërohet se nëse nuk ndërhyhet, ekziston rreziku që ky model të përhapet në gjithë sistemin bankar.
Për këtë arsye, në vendimin përfundimtar, Komisioni i Konkurrencës ka marrë masa konkrete ndaj Intesa Sanpaolo.
Banka detyrohet të ndalojë menjëherë aplikimin e komisioneve të tilla dhe të shfuqizojë marrëveshjet me kompanitë e sigurimit për aq kohë sa nuk është e licencuar si agjent apo broker sigurimesh.
Hetimi, edhe pse nuk ka përfunduar me gjoba, nxjerr në pah një realitet problematik në tregun bankar dhe atë të sigurimeve, ku ndërthurja e produkteve financiare krijon hapësira për fitime të fshehura dhe kufizim të zgjedhjes së klientit.
Vendimi i Komisionit synon të vendosë një standard të ri transparence dhe të ndalojë praktikat që, edhe pse jo gjithmonë të dënueshme drejtpërdrejt, cenojnë konkurrencën dhe interesin e konsumatorit. /skyweb.al
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, dyshohet si pa...
Policia e Sarandës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës duke vënë në pranga 43-vjeçarin Klementin Islamaj, banues në fshatin S...
Një denoncim i fortë ka ardhur nga Spitali i Korçës, ku punonjësit akuzojnë administratën për abuzime të vazhdu...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, përfundo...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, përfundo...
Një video e rëndë e cila ka ndodhur disa ditë më parë është publikuar nga avokati Arben Llangozi në rrjetet e tij s...
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke përf...
Një rast i rrezikshëm për sigurinë rrugore është parandaluar në kohë nga Policia, pas një denoncimi të ardhu...
Një reagim ka ardhur nga fëmijët e Nikoll Radaçit, të cilët kanë folur për Shqipëria Live pas tragjedisë s&e...
Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e sotme (5 maj) të pafajshëm Aulon Kalanë i cili ishte paditur për shpifje nga Kryetari i Ba...