AKTUALITET

Skandali me tenderat/ Zbardhen mesazhet e Benet Becit dhe Evis Berberit: "Po boni poça, ja gjej dikë besoj"

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 11:09

Skandali me tenderat/ Zbardhen mesazhet e Benet Becit dhe Evis Berberit:

Dy muaj më herët Benet Beci, asokohe ADM i KESH, dhe Ervis Berberi, me detyrë drejtori i Agjencisë dhe Eficencës së Energjisë, kishin filluar bisedimet për paracaktimin e tendering me vlerë rreth 700 mijë euro.

Pjesë e grupit të bisedimeve për këtë procedurë prokurimi ishin Benet Beci, Ervis Berberi, Adela Ruko dhe Dritan Dakoli.

Sipas dosjes hetimore të siguruar, biseda e parë bëhet me datën 29.10.2019, ora 18:47:59; shtetasi Evis Berberi i ka dërguar shtetasit Benet Beci, me detyrë Administrator i KESH, SMS me tekstin: "Përshëndetje Visi, jam nesër kur mund të takohemi".

Ndërsa rezulton se shtetasi Benet Beci e ka telefonuar shtetasin Evis Berberi në aplikacionin "WhatsApp" ditën e nesërme.

Pasi Beci ka komunikuar me Berberin, ky i fundit ka biseduar me Dritan Dakolin, e ndërsa me anë të një mesazhi Dakoli i thotë Benet Becit: "U nisa për 10 min besoj se kam aty".

Sipas burimeve, ka dyshime se mes Becit, Dakolit dhe Berberit të jetë zhvilluar një takim ku tema e diskutimit ka qenë pikërisht tenderi në fjalë. Kjo përforcohet edhe më shumë pasi më 31 tetor Dritan Dakoli i ka dërguar Evis Berberi materialin në formatin "Word" me emërtimin "Kërkesat për kualifikim CMA - masterplan KESH".

Ky material është i njëjtë me materialin që një ditë më pas, në datën 01.11.2019, Evis Berberi ia ka përcjellë shtetasit Benet Beci.

Në këtë dokument gjendet drafti i kritereve të përgjithshme të kualifikimit dhe kritereve të veçanta të kualifikimit, kritere të cilat janë përdorur më pas në procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik".

Menjëherë sapo i ka përcjellë shtetasit Benet Beci dy materialet e mësipërme, i ka dërguar mesazhet shtetasit Benet Beci me tekst: "Kërkesat janë paraprake. Se pret ca detaje nga Harvard".

Benet Beci i është përgjigjur me dy SMS, ku njëri rezulton i fshirë dhe nuk evidentohet përmbajtja, ndërsa tjetri ka tekstin: "Ok flm Visi".

Në datën 07.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon shtetasit Evis Berberi materialin me emërtimin "Electricity Workstream Deliverables 2019-2020" me tekstin: "Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy. I thashë, këtë e kanë bërë profesorët, çfarë mund të themi ne të shkretët me dy klas shkollë?". Evis Berberi i përgjigjet me SMS me tekstin: "Hahaha, kush ta çoi".

Dritan Dakoli i shkruan shtetasit Evis Berberi tekstin: "Ai cuni Harvardit. Me atë që flasim".

Ketij mesazhi, shtetasi Evis Berberi i përgjigjet me tekstin: "Ok super, po ja nis". Në datën 18.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon Evis Berberi mesazhin me tekstin: "Sqiten gjo cunat e KESH", ndersa shtetasi Evis Berberi i kthen përgjigjen: "Të them unë, po e bëjnë gati".

Në datën 03.12.2019, Dritan Dakoli i shkruan Evis Berberi: "Vllai, si të kam? Ky tërmeti na shkundi nga të gjitha anët. Ato nuk çelen gjë? Mos presin të shkoj unë?", ndërsa Evis Berberi i përgjigjet: "Jooo, po e nxjerrin". Në datën 10.12.2019, Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Dritan Dakoli, me tekst: "Fol me Reiden se mos bën poça për kriteret". Dritan Dakoli i përgjigjet: "Po boni poça, ja gjej dikë besoj".

Në dosje del edhe Adela Ruko, gruaja e Evis Berberit, e cila i dërgon një foto bashkëshortit të saj në në kqyrje paraprake, që nuk fiksohet, por që pas SPAK ka arritur ta sigurojë si provë në kqyrjen e kompjuterave të sekuestruar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë