AKTUALITET

Ushtari i Çopajve me pseudonimin “Zhurma”: I bëj tulla tulla, s’kan parë lekë me sy në Shqipëri… I bie të fikët po panë thesin

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 22:09

Ushtari i Çopajve me pseudonimin “Zhurma”: I bëj tulla

I arrestuar nga policia dominikane, Soni Pepa rezulton një emër i njohur nga autoritetet shqiptare. Ortak me Ervis Çelën në trafikun e kokainës në Itali dhe në tregun evropian, ai sillte paratë në Shqipëri.

Në aplikacionin SkyEcc, ai mbante nofkën 'zhurma'. Gati 6 milionë euro cash, të ardhura nga trafiku i kokainës i nisur nga Paraguaj që ishte 'kuzhina' për tu shitur në tregjet europiane  ka hyrë në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër prej më pak se një viti përmes portit të Durrësit.

Në dosjen e hetimit të organizatës së kryesuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela zbulohet një nga linjat e transportit që janë përdorur nga grupi i trafikut të drogës për të sjellë paratë e fituara.

Kush e bënte transportin?

Shoferët të besueshëm të autobusëve të linjave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Ata kryenin transfertat e shumave monetare nëpërmjet pagesës së përqindjes. Deri tani SPAK ka identifikuar 3 dhe shuma që merrnin ishte 2% e parasë që fusnin në Shqipëi. Një prej tyre është Elidon Çela, i arrestuar dhe në 24 tetor 2024 pasi në autobusin e tij që vinte nga Italia iu gjetën 522 mijë euro.

Në një bisedë të datës 22. 07. 2020 Elidoni i tregon Soni Pepës se ai dërgon vetëm lekë e merr porosi dhe i dërgon nga një vend në tjetrin ‘nuk ngatërrohet me mall’

Soni Pepa: Punon me mall ti apo me autobus?

Elidon Çela: Une vetëm lekë çojm nuk ngatërrohem me mall. I bëj tulla tulla.. Lidhem direkt me robin dhe ja dorëzoj në dorë.. se s’kan pa lekë me sy në Shqipëri.. I bie të fikët po panë thesin.

Evidentohet se ai “ka kryer lëvizjet nga Porti i Ankonës dhe i Barit me destinacion final portin e Durrësit’ evidentohet në dosje.

Shoferë të tjerë janë Kujtim Gjyli dhe Alfred Gjoni, ndaj të cilëve u është dhënë masa detyrim me paraqitje. Ka dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar të cilat kanë kryer transferat e shumave monetare për llogari të Soni Pepës, por nuk evientohet nëse kanë marrë % për kalimin e shumave monetare. 

Ku fshiheshin paratë?

Mënyra e trasnfertës kryesisht ka qenë nëpërmjet fshehjes së shumave monetare në objekte të ndryshme si kuti cereali, çanta, termusa plazhi etj. të vendosura në autobusë dhe furgona nëpërmjet linjës Ancona Durrës dhe Bari Durrës për periudhën kohore Qershor 2020- Shkurt 2021, evidentohet në dosje.

Më 26 korrik 2020 Soni Pepa i shkruan Albin Çelës se 260 (dyshohet 250 mijë euro) nisen me Kujtimin ndërsa 250 mijë të tjera me tjetrin.

Në një tjetër episod në shtator 2020 Elidon Çela fut në portin e Durrësit 505 mijë euro cash dhe ia dorëzon Ditjon Pepës

Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Operacioni

Më 8 gusht 2025 Prokuroria e Posaçme deklaroi se goditi një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, e cila i pastronte paratë në Shqipëri me kompani biznesi, resorte dhe pasuri të patundshme. Në krye ishin Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal dhe Ervis Çela i cili në atë kohë jetonte në Paraguaj

Organizata akuzohet si përgjegjëse për trafikimin e ndarë në disa ngarkesa të 28 tonëve kokainë nga Paraguaj në drejtim të Anversës në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani. Nga këto sasi u sekuestruan 17 ton kokainë me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro

 

soni pepa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë