I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA - Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) me gjasë e ka shkelur Kushtetutën kur tentoi ta mbyllë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe e urdhëroi DOGE-n të mos e ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm kundër kësaj agjencie.
Gjykatësi i Qarkut në Mariland, Theodore Chuang, përmes një vendimi fillestar, e urdhëroi këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, dhe agjencinë që ai e udhëheqë që t’ia kthejë qasjen në sistemin kompjuterit të USAID-it punonjësve me kontratë të agjencisë – përfshirë mijëra punonjësve që u pezulluan nga puna në fund të shkurtit.
Ky vendim vjen pas padisë së ushtruar nga punonjësit dhe ish-punonjësit e USAID-it, të cilët pretendojnë se Musku dhe DOGE nuk kishin autoritet për ta mbyllur agjencinë e mandatuar nga Kongresi amerikan.
“Vendimi i sotëm është fitore e rëndësishme kundër Elon Muskut dhe sulmit të tij përmes DOGE-it ndaj USAID-it, Qeverisë amerikane dhe Kushtetutës”, tha Norm Eisen, kreu i Fondit për Mbrojtjen e Demokracisë Shtetërore dhe avokat i 26 paditësve anonimë në këtë çështje.
Vendimi i gjykatës u kritikua nga Shtëpia e Bardhë.
“Gjyqtarë të pabindur po minojnë vullnetin e popullit amerikan në përpjekjet e tyre për ta penguar presidentin Trump ta zbatojë agjendën e tij”, tha zëdhënësja Anna Kelly.
“Administrata Trump do të dorëzojë ankesë ndaj kësaj padrejtësie dhe do të luftojë kundër të gjithë gjyqtarëve aktivistë që ndërhyjnë në ndarjen e pushteteve”, shtoi ajo.
Duke folur për Fox News, Trump konfirmoi se synon ta ankohet ndaj vendimit.
Gjykatësi Chuang tha se ka prova që Musk ushtroi autoritet të madh që ligjërisht i rezervohet një zyrtari të organizatës, derisa po shërbente në një pozicion të vazhdueshëm qeveritar.
Shtëpia e Bardhë pretendon se Musk nuk kishte një pozitë qeveritare, por ishte vetëm këshilltar i Trumpit.
Chuang gjithashtu konstatoi se Musk dhe DOGE nuk kishin autorizim nga Kongresi për të ndërmarrë hapa drejt shpërbërjes së agjencisë.
“Nuk ka asnjë statut që autorizon Degën Ekzekutive të mbyllë USAID-in”, shkroi ai.
USAID është agjencia kryesore e qeverisë amerikane përgjegjëse për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe asistencës për zhvillim. Ajo operon në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë miliarda dollarë ndihma të huaja çdo vit dhe punëson rreth 10,000 njerëz në mbarë botën.
USAID-i është agjencia kryesore e Qeverisë amerikane përgjegjëse për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe ndihmave për zhvillim. Ajo vepron në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë miliarda dollarë ndihma çdo vit dhe punëson rreth 10.000 njerëz në mbarë botën.
USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.
Administrata Trump e ka kritikuar programin e USAID-it si joefikas dhe të papërputhshëm me interesat e SHBA-së, duke argumentuar se disa nga funksionet e agjencisë mund të kryheshin nga Departamenti i Shtetit. Kritikët thonë gjithashtu se disa programe sociale dhe kulturore të financuara nga USAID-i nuk përputhen me misionin e tij thelbësor.
Që nga viti 2022, USAID-i i ka ofruar Ukrainës miliarda dollarë ndihmë humanitare, mbështetje për zhvillim dhe mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore. Sektori jetik bujqësor i Ukrainës ka qenë një nga përfituesit kryesorë. USAID deklaroi se që nga viti 2022 ka ndihmuar një të tretën e fermerëve ukrainas duke u siguruar atyre fara, plehra dhe financim.
Anëtarët demokratë të Kongresit kanë kundërshtuar përpjekjen e administratës Trump për ta futur USAID-in nën Departamentin e Shtetit, një veprim që vë në pikëpyetje financimin e programeve të ndihmës në mbarë botën.
Një raport i fundit nga Shërbimi i Kërkimeve i Kongresit (CRS) tha se USAID, në vitin fiskal 2023, ka menaxhuar më shumë se 40 miliardë dollarë në fonde për të mbështetur projekte në rreth 130 vende. Tre përfituesit kryesorë të ndihmës ishin Ukraina, Etiopia dhe Jordania. Afganistani është gjithashtu ndër dhjetë vendet që marrin së më shumti fonde nga USAID./REL
Donald Trump SHBA - Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një "dhuratë masive" - kështu e sheh Stephen Capus, drejtu...
Imamoglu TURQI - Mediat e huaja kanë reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe anulimin e diplom&...
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një h...
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një h...
Ekrem Imamoglu TURQI - Universiteti i Stambollit në Turqi ka anuluar diplomën e kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, duke përmendur parregullsi me...
Ekrem Imamoglu TURQI - Policia turke ka arrestuar ditën e sotme kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin kanë realizuar një bisedë telefonike, ku raportohet se ësht&...
SPANJË- Një gjykatë në Barcelonë miratoi eutanazinë e një vajze paraplegjike, duke refuzuar apelin e babait t&eum...
SHBA- Politikanët e Bashkimit Evropian thanë se po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të mundshme për Radion...
zelensky, trump, putin SHBA- Si pala ruse ashtu edhe ajo amerikane kanë vendosur një vështrim pozitiv në bisedën e gjatë...