Për analistin Enton Abilekaj, çështja gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është një proces i montuar politikisht, i orkestruar nga zyra e Kryeministrit Edi Rama dhe i vënë në jetë përmes Prokurorisë së Posaçme (SPAK), me Taulant Ballën në rolin e kallëzuesit.
I ftuar në stdion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Abilekaj tha se i gjithë procesi nisi pas një urdhri direkt nga kryeministri Rama, i cili dyshohet se i ka kërkuar Ballës të veprojë si një “Nesti Angoni” modern, duke dorëzuar një kallëzim penal kundër Berishës.
Materialet e dorëzuara nga Balla në SPAK, sipas analistit, nuk janë lexuar paraprakisht prej tij, por i janë përcjellë prokurorisë dhe disa mediave specifike, të cilat më pas kanë kryer një lloj “hetimi paraprak”.
Ajo që është dyshuese për Abilekajn, është fakti se SPAK nuk e mori asnjëherë në pyetje kallëzuesin Taulant Balla gjatë fazës hetimore, ndërsa ai u paraqit për të dëshmuar në gjykatë vetëm pas kërkesës së palës mbrojtëse.
"Ky që nga fillimi, duket si një proces i qartë që ku SPAK-u mundohet të fshehë se kush e ka ngritur çështjen. Pra, Edi Rama, pasi foli në kongres që SPAK-u duhet të merret me Berishën, caktoi Nesti Angonin e vet, domethënë Taulantin, i tha bëhu Nesti Angoni dhe shko i merre ato materialet e tjera e të tjera. Po, ai e bëri Nesti mirë. Mori materialet Taulanti, i çoi atje pa i lexuar fare. Ja dorëzoi, ja dorëzoi dhe një medie që u përmend këtu, medias së Report TV-së dhe shqiptare.com, të cilët bënin hetimin paraprak, që mos e bënte prokuroria. Dhe ata e bënë hetimin paraprak në bazë të materialeve që Taulanti i dha me urdhrin e Ramës. Tani jemi te SPAK-un ne. SPAK-u e merr dosjen dhe kallëzuesin nuk e thërret kurrë. T'i thotë, po na thuaj dhe neve pak çfarë informacionesh ke tepër, shtesë? Nuk e thirri asnjëherë. Taulantin për Berishën. Dhe nuk e thirri kurrë dhe ne sot në gjyq, në gjykatë thirret ai njeriu që e nisi këtë gjë, apo jo? SPAK-u duhet të ishte i pari që duhet të bënte pyetje.
Pra hetimi i prokurorisë nuk e përfshiu Taulantin fare, paditësin. Hetimi i gjykatës e përfshiu për shkak të mbrojtjes, apo jo? Se mbrojtja kërkon, thotë prit të vijë ky të na tregojë pse. Dhe ky për të treguar pse e bëri padinë, thotë që unë e bëra padinë sepse e pashë te Karlo para se të publikohej tre ato pjesët e hetimit të Berishës, si e kishte vetë, apo jo? Se s'ka tjetër arsye. Por, ai nuk e di për çfarë e ka bërë padi. Një gjykatë normale që funksionon normalisht me logjikën minimale thotë, çështja mbyllet se ky paditësi nuk e di për çfarë e ka bërë padinë. Madje është habitur aq shumë paditësi nga puna e palodhur e SPAK-ut, sa tha unë e bëra, i shkretë e bëra për shpërdorim detyre, këta e paskan bërë për korrupsion tha. Ka ecur kjo punë, e kupton? Domethënë SPAK-u s'e ka pasur Taulantin në mendje fare, ka pasur Edi RamënTaulanti bëri atë punën dhe këta e bënë ashtu siç ishte edhe urdhri i Ramës.
Po, se s'dinte që ishte e firmosur nga Rama, ai s'dinte asgjë nga dosja pra. Dhe në atë moment gjykata thotë, po ky paditësi s'di asgjë nga dosja, po për çfarë është bërë, është hapur kjo çështje? Të mbyllet, se paditësi e ka futur kot. Në rast, në qoftë se nuk ka bërë kallëzim të rremë, siç e pretendon pala mbrojtëse dhe siç e gjeti Malltezi sot me 11 pika ku Taulanti. Si kallëzues e merr, dhe e kalon nga shpërdorim detyre, se e bën për korrupsion. Pra kjo është një marrëveshje e Ramës me SPAK-ut, sigurisht dhe gjykata, aformancë që do bëjë atë që i thotë SPAK-u, që të fshehin që kjo është gjyqi i Ramës. Dhe si ta fshehin ata, ndërtojnë një proces në skenë, por nuk dinë ta fshehin dot, sepse Taulanti është Nesti Angoni, po të ishte njeri, po ta bëjmë me AI si Diellin, Nesti Angonin, do e çonim si Diella, me AI, do dinte ndonjë gjë nga çështja. Ky nuk di asgjë.
Pra ky është, ky është një njeri që ka shkuar atje në gjykatë dhe ka thënë, unë kam bërë një çështje me urdhër. Dhe në një moment i shkau dhe goja gjatë gjyqit tonë, jo tonë, po besoj është e qartë, që thotë, i kam lënë nja 10 pyetje prokurorisë si detyrë për t'ia bërë këtyre, e kupton? Dhe ishte detyra e prokurorisë, të Taulantit, për t'ia bërë të akuzuarve. Pra ai i shpëtoi, e nxori dhe këtë. Një proces i montuar paraprakisht në zyrën e Edi Ramës, që mundohet të formohet në sytë e publikut si një proces gjyqësor, është i dështuar, i desitinuar të dështojë. Dhe kjo seancë këtë na tregoi sot. Që ai ishte një proces politik që duan ta kthejnë në një proces gjyqësor".
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
30 Prill21:59
Hoxha: Dëshmia e Ballës e pabesueshme. Media ka publikuar materiale pas denoncimit të tij në SPAK
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, zbuloi një kontradiktë të rëndësish...
POLITIKE
30 Prill21:40
I sëmurë? Ilir Meta: Mos u merrni me peshën time! Ja pse jam dobësuar
Ditët e fundit është komentuar shumë në pothuajse çdo studio televizive paraqitja e ish-presidentit Ilir Meta, në sean...
POLITIKE
30 Prill19:32
Ish-deputeti socialist i bashkohet kritikave të Spiropalit: Të korruptuarit përpiqen t'i fshehin problemet në PS
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, në një postim të gjatë në Facebook, ka reaguar në lidhje me zhvillimet ...
POLITIKE
30 Prill19:18
'Balla me dëshmi të lëkundur në gjyqin ‘Partizani', Koka: Po vihet në dyshim i gjithë procesi
I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari Bledian Koka u shpreh se çështja “Partizani” po trajtohet si një proce...
POLITIKE
30 Prill19:15
75-vjetori i krijimit të Aviacionit Ushtarak, Begaj: Kapitull i ri në transformimin e Forcës Ajrore
Nga baza e Kuçovës, Begaj nderoi brezat që kanë shërbyer në aviacionin ushtarak dhe Forcën Ajrore ndër vite, nga koman...
POLITIKE
30 Prill18:59
Tomorri: Procesi kundër Berishës e Malltezit nonsens, me këtë standard vihet nën akuzë çdo kryeministër
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, komentoi çështjen gjyqësore q&e...
POLITIKE
30 Prill17:08
'Standarde të dyfishta', Kalaja: SPAK mbron Ramën e Veliajn dhe persekuton opozitën
Adriana Kalaja, avokate, e ftuar në edicionin informativ të lajmeve me Edvin Parrucën, ka denoncuar drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani...
POLITIKE
30 Prill16:25
’70 vite punë në çift për shtëpi në Tiranë’/ Teliti: Tregu i lirë nuk funksionon, ndërtimi kontrollohet nga...
Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, në një intervistë ngriti alarmin për atë që e cilësoi si deformim të thell&eum...
POLITIKE
30 Prill15:50
“Shqiptarët në krizë”/ Rama sjell Kanye West tu zgjidhë hallet, koncert në mes të autostradës
Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë në Tiranë, më datë 11 korrik 2026.
Lajmi &eu...
POLITIKE
30 Prill15:18
Arrestimet e liderëve të opozitës dhe plantacionet e kanabisit/ Berisha zbulon skemën e blerjes së zgjedhjeve
Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figur...