Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari Bledian Koka u shpreh se çështja “Partizani” po trajtohet si një proces i pastër politik dhe jo juridik.
Ai theksoi se në themel të dosjes qëndron vendimmarrja për ndryshimin e destinacionit të pronës, e cila sipas tij është elementi i vetëm realisht i debatueshëm në aspektin penal.
Koka deklaroi se dëshmia e Taulant Ballës ka qenë e paqëndrueshme dhe ka ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si po ndërtohet akuza.
Sipas tij, procesi nuk mund të kuptohet i shkëputur nga vendimet e mëparshme institucionale ku kanë qenë të përfshirë edhe përfaqësues të qeverive socialiste.
Ai shtoi se narrativa aktuale po përdoret për të ndërtuar një betejë politike më shumë sesa për të zbardhur një çështje ligjore. Në këtë kontekst, Koka nënvizoi se e gjithë dosja po mbështetet mbi interpretime të diskutueshme që rrezikojnë ta politizojnë procesin.
Pjesë nga deklarata:
Nga hierarkia, ky nuk është më i rëndësishmi, sepse, në hierarki, nëse kjo dosje ka diçka penale, e vetmja gjë penale në këtë dosje është vendimi, momenti kur është vendosur, sipas pretendimit, kundër vlerësimit, kundër asaj që parashikon ligji, kalimi ose tjetërsimi i objektit. Pra, nga fushë sportive apo nga gjëja shesh ndërtimi, ndryshimi i destinacionit. Ndryshimi i destinacionit, pra. Këtu duhet kuptuar gjëja. Për çfarë është bërë? Dhe e vërteta është që kjo nuk është bërë për Abi Malltezin. Pra, askush nuk mendon që Edi Rama e ka bërë këtë akt për Abi Malltezin.
Në thonjëza, Abi Malltezi ndërtohet aty vetëm falë vendimit të Edi Ramës për t’i ndryshuar destinacionin asaj që ishte dikur prona e të parëve të tij. Por, nëse Edi Rama nuk do ta kishte bërë atë gjë, dhe jo vetëm Edi Rama, por edhe dy ish-ministra të kohës së Fatos Nanos, që kanë qenë edhe zoti Majko, mos gabojmë edhe Anxheli, po mos gabojmë edhe Klosi ka qenë në një moment që ka marrë vendim, për shkak se këto kanë qenë dhe sepse Partizani ka qenë skuadra e ushtrisë.
Dhe si e tillë, pronat e saj administroheshin nga Ministria e Mbrojtjes. Dhe pa firmat e Pandi Majkos, edhe firmat e Cac Anxhelit, që ka qenë atëherë ministri i Financave, kjo gjë do të ishte e pamundur. Pra, zoti Berisha ka ardhur shumë më vonë, për shkak se ligji tashmë, ose vendimmarrja e mëparshme, jo e pushtetit të tij, por e pushtetit të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste, kishte bërë me pronën e Partizanit.
Kush ishte qëllimi i këtyre? Qëllimi i këtyre sigurisht nuk ishte që pronën ta merrnin ish-pronarët, Begej dhe të tjerët dhe Abi pastaj më mbrapa. Qëllimi ishte ta merrte ai që kishte në administrim aso kohe Partizanin. Dhe është njëri që ish-presidenti i Partizanit të dikurshëm del edhe bën akuza lart e poshtë. E kupton? Mban akoma, për aq sa mund të mbajë kjo narrativa politike e gjyqit.
Sepse ne kemi diskutuar që, mbasi u mor prona, ishin rreth 35 familje aty brenda që e kishin zaptuar. Se fusha, ish-kompleksi Partizani, shërbente për çdo gjë përveçse për skuadrën e Partizanit. Ishte një fushë e lënë djerrë dhe ishte një godinë e zaptuar nga 35 familje. E di çfarë bënë këta katilat pronarët që morën pronën? Nuk i nxorën. I kanë strehuar te pallati që është ndërtuar. Edhe pse nuk kishin asnjë lloj detyrimi, mund t’i nxirrnin siç i nxjerr shteti shqiptar te 5 Maji, te bulevardi i ri, ku t’i teket, i nxjerr me lecka.
Këta pronarët, “shpirtkazëm”, këta i morën pronat mbas 20 vjetësh dhe prapë, edhe kur i morën pronat, ata që i zaptonin dhe dikur i zinin me gurë dhe i kapnin me shkelma kur shkonin pronarët për të kërkuar pronën e tyre, banorët brenda i zinin me shkelma. E di çfarë bënë këta? Prapë nuk i nxorën jashtë. I mbajtën aty.
Tani, kjo është pjesa e parë. Pra, në qoftë se këtu ka një gjë penale për t’u hetuar, është vendimmarrja për t’i ndryshuar destinacionin.
Ndërkohë, sot dëshmia e zotit Balla është normale e tillë, sepse zoti Balla sot, në një dëshmi të kundërt me atë që ka thënë, ose po t’i kishte sadopak memorie, menjëherë një prokurori normale dhe një gjyqtare normale, që lexon me faktin që ai që është dëshmitari kryesor i çështjes, në fakt praktikisht, minimalisht ka bërë dëshmi të nxituar dhe maksimalisht ka bërë dëshmi të rreme, do të duhej t’i thoshte prokurorit: merr një çikë çështjen dhe na sqaro pse është kjo dëshmia.
Sepse mbi këtë dëshmi të rreme, praktikisht që konfirmon dëshmia pa dëshmi e Taulant Ballës sot, është ndërtuar një proces politik, i cili unë e kam thënë që Sali Berishës në fund fare i bëri nder, sepse tregoi se si ka qeverisur ky njeriu në vendin e vet, ku dhëndrit të tij iu desh 25 vjet për të marrë pronën e vet. Jo toka, jo status investitori strategjik, as pika të vogla lart e poshtë, siç po raportojnë këta ministrat e Edi Ramës sot. Mori pronën e vet dhe zhvilloi pronën e vet.
Dhe këta, me paturpësinë më të madhe, i bëjnë llogarinë se si Abi Malltezi apo kushërinjtë merren vesh me njëri-tjetrin se si do të zhvillojnë pronën e tyre. Pra, koncepti komunist është: pse duhet të marrin pronarët pronën e tyre dhe pse këta pronarë, meqë e marrin pronën e tyre, po bien dakord si do ta zhvillojnë pronën e tyre? Kjo është thelbi i asaj që ka ndodhur sot në gjyq.
Nga baza e Kuçovës, Begaj nderoi brezat që kanë shërbyer në aviacionin ushtarak dhe Forcën Ajrore ndër vite, nga koman...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, komentoi çështjen gjyqësore q&e...
Adriana Kalaja, avokate, e ftuar në edicionin informativ të lajmeve me Edvin Parrucën, ka denoncuar drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani...
Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, në një intervistë ngriti alarmin për atë që e cilësoi si deformim të thell&eum...
Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë në Tiranë, më datë 11 korrik 2026. Lajmi &eu...
Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figur...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), duke ngr...
KROACI- Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson një lajm jo të mirë për Shqipërinë rënien në indek...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga shkolla e fshatit Mizë, e cila shihet se është totalisht e amortizua...