Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, thuhet se ka propozuar arrestimin e aktivistëve si të ishin të përfshirë në veprimtari terroriste dhe konfiskimin e anijeve të tyre, me qëllim përdorimin e tyre si pjesë e një flote policore. Kjo strategji mendohet të jetë përgjigjja ndaj flotës më të madhe të planifikuar ndonjëherë për të lundruar drejt Rripit të Gazës, ku ndër pjesëmarrësit ndodhet edhe aktivistja mjedisore suedeze, Greta Thunberg.
Thunberg shoqërohet, ndër të tjera, nga aktorja amerikane Susan Sarandon, aktori i Game of Thrones, Liam Cunningham dhe Ada Colau, ish-kryetarja e bashkisë së Barcelonës, në atë që po quhet “misioni më i madh i solidaritetit” në histori.
Një takim i mbyllur pritet të dielën në rezidencën e kryeministrit Netanjahu, në prani të zyrtarëve të sigurisë dhe Ministrit të Sigurisë Kombëtare, për të vendosur mbi planin operativ që do të zbatohet kundër më shumë se 200 aktivistëve.
Pjesemarresit vijnë nga 44 vende dhe do të lundrojnë nga katër porte të ndryshme – Barcelona, Sicilia, Greqia dhe Tunizia. Ky është konvoji më i madh që ka lëvizur ndonjëherë drejt Izraelit, me Tel Avivin që po përballet me sfida të mundshme jo vetëm në fushën diplomatike, por edhe në atë ushtarake.
Këtë herë, raportohet se Ben-Gvir synon t’i sugjerojë Netanyahut që të mos kufizohet vetëm në arrestime të lehta dhe deportime të shpejta, por në një taktikë penguese.
Të enjten, ministri thirri në zyrën e tij zyrtarë të lartë nga policia dhe shërbimi korrektues. Sipas Israel Hayom, pas takimit, u formulua një plan që do t’i vihet në dijeni kryeministrit, i cili parashikon që aktivistët të mbahen në burgje nën një regjim të ngjashëm me atë të terroristëve, në Kjiot dhe Damon (për gratë). Kjo do të thotë se ata s’do të kenë akses në televizion ose radio, nuk do të kenë ushqime cilësore dhe paraburgimi do të jetë i zgjatur, jo vetëm brenda natës.
Arsyetimi ligjor, siç u tha, bazohet në faktin se aktivistët do të përpiqen të hyjnë në një zonë të kufizuar ushtarake, ndërsa është planifikuar gjithashtu të mblidhen prova përmes fotografive të personave të lidhur me organizatat terroriste.
I njëjti plan përfshin sekuestrimin e anijeve me qëllim përdorimin e tyre nga policia si mjete operative për misione detare./Piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Shtator13:14
Kosovë/ Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e listës serbe, pritet vendimi
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se kërkesa e përfaqësuesve të Listës Serbe është dorëzuar të shtun...
BOTA
1 Shtator12:42
Tragjike/ Rëndohet bilanci, shkon mbi 800 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan
Deri në këto momente mbi 800 njerëz kanë humbur jetët dhe rreth 3.000 të tjerë u plagosën nga një tërmet q&eum...
BOTA
1 Shtator12:18
Putin, nga samiti në Kinë: Lufta në Ukrainë? Fajin e ka Perëndimi, jo Rusia
Duke folur nga samiti që po mbahet në Kinë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin justifikoi sërish agresionin ndaj Ukrainës, duke fa...
BOTA
1 Shtator10:20
Bashkimi Europian ‘lexon’ mesazhet sekrete: EncroChat nuk shpëton as ‘më të zgjuarit’ e krimit”
Vendimi zgjidhi një mosmarrëveshje midis gjykatave gjermane në lidhje me përputhshmërinë dhe ligjshmërinë e mbledhjes dh...
BOTA
1 Shtator09:39
Mblidhet Kryesia e Kuvendit në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë sot
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvën&e...
BOTA
1 Shtator09:15
Rëndohet situata në Afganistan, shkon mbi 600 numri i viktimave nga tërmeti
Është rënduar më tej situata pas tërmetit në Afganistan, teksa raportohet se numri i viktimava i ka kaluar 620 jetë të h...
BOTA
1 Shtator08:58
Mënyra të tjera për të mbështetur Ukrainën, plani i ri i BE-së
Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Dovile Sakaliene, paralajmëroi gjithashtu se vetëm sanksionet dytësore të SHBA "do të shkaktonin v&eum...
BOTA
1 Shtator08:01
Lëkundje të forta tërmeti në mesnatë, dyshohet për mbi 100 jetë të humbura
Qindra njerëz besohet të kenë vdekur ose të jenë plagosur nga një tërmet me magnitudë 6, që goditi provincën v...
BOTA
31 Gusht15:59
Rasti i parë/ Ndërron jetë foshnja nga kolla e mirë në Angli
Një foshnjë në Mbretërinë e Bashkuar humbi jetën për shkak të kollës së mirë. Ky është rasti i ...
E.D
BOTA
31 Maj22:46
Netanyahu: Unioni ndërkombëtar duhet të veprojë tani për të ndaluar programin bërthamor të Iranit
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi sot që unioni ndërkombëtar të ndërmerrte veprime të menjëhersh...