
Hamasi ka përgatitur një letër për Presidentin e SHBA-së Donald Trump duke i kërkuar atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të rreth gjysmës së pengjeve që mban, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane. Raporti u konfirmua nga një burim që foli për “Times of Israel“, i cili tha se letra është aktualisht në Katar dhe pritet t’i dorëzohet Donald Trump këtë javë.
Megjithatë, sipas rrjetit televiziv izraelit “Channel 12 “, Hamasi ende nuk e ka nënshkruar tekstin, megjithëse vlerësohet se mund ta bëjë këtë në ditët në vijim.
Ndërkohë Katari ka “ngrirë” përpjekjet e ndërmjetësimit për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza, pas përpjekjes së Izraelit për të goditur udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të shtatorit. Siç i tha një diplomat arab për “Times of Israel”, që nga sulmi izraelit më 9 shtator, ndërmjetësit arabë nuk kanë bërë ndonjë përparim të rëndësishëm në negociatat për pengjet.
Sipas të njëjtit burim, Katari po kërkon një lloj faljeje nga Izraeli për sulmin në Doha, në mënyrë që të rifillojë rolin e tij në ndërmjetësim ndërkohë që Egjipti aktualisht po shmang marrjen e një roli të pavarur ndërmjetësimi, duke marrë parasysh se roli i Katarit është thelbësor dhe se çdo proces duhet të vazhdojë bashkërisht.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Shtator18:01
'Më sillni Noor'/ Familja e vajzës pesëvjeçare të vrarë në sulmin izraelit në qytetin e Gazës kërkon në rrënoja
Një vajzë pesëvjeçare palestineze u vra dhe disa të tjerë u plagosën pasi një sulm ajror izraelit goditi një nd&e...
BOTA
22 Shtator17:44
E rëndë/ Vdes foshnja 2.5 muajshe, prindërit e vranë teksa flinte
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e një foshnje 2.5 muajshe në Apo...
BOTA
22 Shtator17:11
E rëndë/ 50-vjeçari mbyt me litar motrën, pas sherrit për pastërtinë e shtëpisë! Çfarë tha autori në gjyq
Vërejtja që i bëri kur shkeli me çorape aty ku kishte lënë këpucët, si dhe një e dytë që pasoi m...
BOTA
22 Shtator17:04
E bujshme/ Donald Trump do të tregojë shkakun e autizmit: Tylenol në shtatzëni shton riskun për autizëm
Fjalimi i presidentit Donald Trump në shërbimin përkujtimor të Charlie Kirk-ut u përqendrua në një prezantim paraprak t&eum...
BOTA
22 Shtator16:38
Italia në “paralizë” nga protestat për Gazën, në Milano protestuesit përleshen me policinë
Dhuna shpërtheu në një protestë pro-palestineze në qendër të Milanos të hënën (22 shtator), ndërsa sindik...
BOTA
22 Shtator15:24
VIDEO/ Putin mesazh Trumpit: Perëndimi po minon dialogun me SHBA-në, por jemi gati t’i përmbahemi kufizimeve bërthamore
Rusia është e gatshme t’i përmbahet kufizimeve të përcaktuara në traktatin e Ri START (mbi arsenalin e saj bërthamor)...
BOTA
22 Shtator09:55
Samiti për Palestinën, SHBA dhe Izraeli e bojkotojnë
Një samit ndërkombëtar i nivelit të lartë për zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës po zhvillohet sot në Nj...
BOTA
22 Shtator09:47
Ngjarja makabre/ Groposi nënën në stallë për t’i marrë pensionin, grekja: Më ndihmoi një shqiptar, ja si e ka emrin
“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur ajo ndërroi jetë, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janisit, shqiptarit, sepse po përba...
BOTA
22 Shtator09:27
Gjiganti rus i gazit, Gazprom del nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë
Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka dalë praktikisht nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), pasi aksionet e tij ...