BOTA

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 12:28

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Nesreen Hamad pret me padurim lajme të tjera nga bashkëshorti. Ndërsa ajo dhe tre fëmijët e tyre qëndruan në vendstrehimin në qendër të Rripit të Gazës,  ai nisi udhëtimin e mundimshëm për në Sheikh Radwan, një lagje në veri të qytetit të Gazës: "Bashkëshorti shkoi në shtëpinë tonë sot [e dielë 12.10.]. E dinim që ishte bombarduar, por duke e parë me sytë tanë, ishte edhe më e dhimbshme", tha Hamadi për DW në telefon. Shtëpia është e shkatërruar plotësisht dhe pjesa më e madhe e lagjes gati nuk njihet më. Bashkëshorti i Nesreen është midis dhjetëra mijëra njerëzve që u kthyen në shtëpi pasi Izraeli njoftoi armëpushimin të premten pasdite.  Videot treguan një valë në dukje të pafundme njerëzish që ecnin, kryesisht në këmbë, përgjatë rrugës bregdetare drejt Rripit verior të Gazës, i cili më parë ishte evakuuar.

Marrëveshje e brishtë

Javën e kaluar, pas negociatave intensive indirekte, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një plan prej 20 pikash të propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja synon t'i japë fund plotësisht luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.

Shumë nga pikat e diskutueshme të planit ambicioz amerikan ende nuk janë diskutuar në detaje. Si pjesë e fazës së parë, Hamasi liroi 20 pengjet e mbetura gjallë të hënën, ndërsa Izraeli do të lirojë gati 2,000 të burgosur palestinezë, shumë prej të cilëve mbahen pa akuza. Pritet që të dorëzohen edhe trupat e 28 pengjeve të mbetura të vdekura.

Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi - i cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe mjaft vende të tjera - kreu masakra ndaj disa fshatrave izraelite, bazave ushtarake dhe festivalit të muzikës Nova pranë Rripit të Gazës. Sipas autoriteteve izraelite, rreth 1,200 njerëz u vranë dhe rreth 250 pengje u morën nga Rripi i Gazës.

"Të rrënuar psikologjikisht"

Nesreen Hamadi thotë se ndihet e lehtësuar që bombardimet izraelite kanë ndalur, por humbja përfundimtare e shtëpisë së saj është vetëm një nga shumë kujtime të dhimbshme nga dy vitet e fundit të luftës për mbijetesë: ajo thotë, se është zhvendosur 17 herë gjatë asaj kohe.

"Lufta mbaroi, falë Zotit, por vetëm pasi vrau gjithçka brenda nesh. Vrau miq, të afërm dhe fqinjë. Shkatërroi Gazën. Na shndërroi në të rrënuar psikologjikisht. Na mbolli sëmundje sepse nuk kishte ilaçe, sepse ishim të zhvendosur dhe lufta ndoti edhe mjedisin", tha Hamadi. "Shpresoj që lufta të mos kthehet më kurrë dhe që të mos përjetojmë më kurrë frikë."

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth dy të tretat e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës. Autoriteti Shëndetësor i Gazës, i drejtuar nga Hamasi, raporton se më shumë se 67,000 njerëz - kryesisht civilë - janë vrarë gjatë luftës dyvjeçare. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze e ka përshkruar luftën si gjenocid - një akuzë që Izraeli e mohon kategorikisht.

"Gjithçka për shkak të Hamasit dhe Izraelit"

Por jo të gjithë i respektuan thirrjet për evakuim, të cilat ushtria izraelite i lëshoi ​​për herë të fundit në fillim të shtatorit përpara se të intensifikonte sulmet e saj për të pushtuar qytetin. Mahmoud Afif dhe gjashtë fëmijët e tij nuk kishin mundësi të përballonin transportin ose strehimin në Rripin jugor të Gazës. "U zhvendosa mes tre vendeve në qytetin perëndimor të Gazës dhe, falë Zotit, unë dhe të gjithë fëmijët e mi mbijetuam", thotë ai në telefon nga Qyteti i Gazës.

Shtëpia e tij u rrafshua me themele, thotë Mahmoud. "E humba shtëpinë, të cilën e kisha ndërtuar pa lodhur me vëllezërit e mi gjithë jetën time, dhe e gjitha për shkak të Hamasit dhe Izraelit", tha ai. "Çdo gjë që ka ndodhur në Gaza në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë efekt. Përkundrazi, e ka kthyer Gazën vite prapa. Izraeli ka bërë armiq për shumë vite."

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë tërhequr pjesërisht në vijën e rënë dakord në fazën e parë të marrëveshjes. Megjithatë, ato pretendojnë se ende mbajnë të paktën 53 përqind të territorit. Një zëdhënës i ushtrisë deklaroi se shumë zona, veçanërisht në veri, lindje dhe jug, mbeten të ndaluara për palestinezët dhe se afrimi ndaj këtyre zonave mund të jetë "kërcënues për jetën".

Pak shpresa për të ardhmen

Dyshimet nëse dhe sa do të zgjasë armëpushimi i shqetësojnë shumë njerëzit në Gaza. Në mesin e marsit, Izraeli i dha fund në mënyrë të njëanshme një armëpushimi dhe rifilloi luftimet me intensitet të pazvogëluar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënon ta bëjë këtë përsëri nëse Hamasi nuk i dorëzon armët.

Sidoqoftë, shumë njerëz e kanë të vështirë të imagjinojnë një të ardhme përballë shkatërrimit të jashtëzakonshëm. Prindër si Nesreen Hamad janë gjithashtu të shqetësuar për arsimin dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Ata nuk kanë shkuar në shkollë për dy vjet. Pjesë të mëdha të sistemit të kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës janë shkatërruar. Edhe pse marrëveshja parashikon shpërndarjen e ndihmave, është e paqartë se sa ndihma do të lejojë Izraeli përmes kalimeve kufitare.

Në planin afatmesëm, lind edhe pyetja se kush do ta qeverisë Rripin e Gazës në të ardhmen. Plani parashikon një administratë teknokrate nën udhëheqjen palestineze, e mbikëqyrur nga një grup ndërkombëtar i kryesuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair në një pozicion kyç. Si banore Nesreen Hamad thotë, se "nuk dua Hamasin apo ndonjë grup tjetër palestinez". Për të "çdo organizatë ndërkombëtare që mund të na qeverisë dhe të rindërtojë Rripin e Gazës do të ishte e mirëpritur." Edhe Mahmoud Afif mendon ngjashëm: "Nuk e di kush do ta qeverisë Rripin e Gazës, por e di që nuk dua askënd nga epoka e mëparshme." Me këtë nënkuptohet para së gjithash Hamasi militant islamist, i cili rrëzoi Autoritetin Palestinez nga Rripi i Gazës në vitin 2007 dhe mori pushtetin në brezin bregdetar. "Shpresoj për fëmijët e mi", thotë Afif: "Kushdo që udhëheq popullin duhet t'u ofrojë atyre një të ardhme më të mirë."/DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan