
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje për mediat në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie mbi udhëheqësit politikë të vendit. Një zëdhënës i ambasadës në përgjigjen e dhënë thekson se u takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata.
“E ritheksojmë deklaratën tonë nga java e kaluar: U takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e lidershipit politikë të formojë një Kuvend dhe një qeveri stabile në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në përgjigje.
Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë kërkuar që proceset demokratike të respektohen dhe që institucionet të funksionojnë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën e vendit. Dje ishte seanca e 12-të e zhvilluar në Kuvend por ashtu si seancat e tjera dështoi që të konstituojë Kuvendin.
Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
8 Maj12:53
PE i hoqi imunitetin si eurodeputet, Grzegorz Braun shkel me këmbë flamurin e BE-së, më pas i vë flakën
BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka votuar për t’i hequr imunitetin parlamentar eurodeputetit të ekstremit të djathtë polak, Grzegorz Br...
n.f
BOTA
8 Maj12:53
Millorad Dodik mbërrin në Rusi, nesër merr pjesë në ceremoninë e Shënimit të Ditës së Fitores në Moskë
MOSKË- Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur në Moskë të enjten, ku më 9 maj do të marr&e...
r.ll
BOTA
8 Maj10:39
Armëpushimi treditor i shpallur nga Kremlini hyri sot në fuqi/ Pas disa netësh bombardimesh të pareshtura, bie qetësia në qytetet ukrainase
foto nga ukraina
UKRAINË- Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së enjtes, pasi ka hyrë në fuqi nj&eu...
n.f
BOTA
8 Maj10:12
Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit
INDI- Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet. Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqi...
n.f
BOTA
8 Maj09:46
Turqia bllokon llogarinë në X të kryetarit të burgosur të Stambollit, Imamoglu
TURQI- Qasja në llogarinë e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në rrjetin social X në Turqi, ësht&eu...
n.f
BOTA
8 Maj09:43
80 vjet pas luftës së Dytë Botërore, a po distancohet SHBA nga Europa?
SHBA- Para 80 vjetësh përfundoi Lufta e II Botërore në Europë. SHBA që nga ajo kohë është kujdesur për sigur...
r.ll
BOTA
8 Maj08:32
Konklava/ 133 kardinalët zhvillojnë sot 4 votime për zgjedhjen e Papës së ri, si do të vijojë procesi
foto ilustruese
VATIKAN- Votimi i parë i 133 anëtarëve të konklavës për të zgjedhur papën e ri mbrëm...
r.ll
BOTA
8 Maj08:31
SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të shpallin sot marrëveshje për uljen e tarifave
foto ilustruese
UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të njoftojnë një marrëveshje...