BOTA

“Së shpejti do martohej”, vdiq teksa punonte, babai i 23 vjeçarit shqiptar: Më çoni tek Samiu!

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 14:28
“Së shpejti do martohej”, vdiq teksa punonte, babai i 23

I riu shqiptar ka humbur tragjikisht jetën dy ditë më parë në një aksident në punë në Itali. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Brescias, ku 23 vjeçari Sami Macukulli u rrëzua nga shtylla e tensionit të lartë dhe nuk mundi të mbijetonte.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar babai i të riut, Ilirjani i cili ka kërkuar që të mësojë të vërtetët e të gjithë aksidentit.

“Dua të di të vërtetën për djalin tim. Më çoni të Samiu”, ka thënë babai i të riut fatkeq.

Ilirjan Macukulli kishte një lidhje shymë të veçantë me 23 vjeçarin pasi prej vitesh kishin jetuar dhe punuar larg vendlindjes.

Një ditë më parë, Ilirjani kishte një takim në rrugën Pineda, në hyrje të Falconera me pronarin e kompanisë ku punonte, Saimir Çelën dhe të tjerë kolegë bashkatdhetarë. Mbrëmjen e kaluar, Saimiri i kishte caktuar një takim që të nesërmen të shkonte në Brescia

“Shkova jashtë barit, po prisja për të shkuar në Brescia për të kuptuar çfarë kishte ndodhur. Mësova se djali kishte pësuar një aksident, por ishte në spital”, tha ai.

Aty Ilirjani i hipi makinës, i shoqëruar nga të tjerë kolegë dhe punëdhënësi. Me disa makina të ndryshme ata u nisën drejt Brescia-s. Pronari i kompanisë, Saimir Çela, tha se nuk i treguan babait që në fillim për ngjarjen.

“Kishim frikë si do të reagonte. Donim ta mbronim dhe t’i flisnim pak nga pak. Kishim frikë se mos sëmurej dhe pësonte ndonjë sulm në zemër. Sapo të shkonim në Brescia do ta kishim më të lehtë t’ia tregonim”, është shprehur ai.

Këto janë orë të vështira për komunitetin shqiptar në Caorle, por mbi të gjitha, orë me ankth të madh për kolegët dhe miqtë e Samiut dhe babait të tij.

“Samiu ishte djalë i rregullt që mendonte vetëm të punonte. E donte punën që bënte. Zyrtarisht ishte banor në Caorle, por prej dy vitesh punonte larg shtëpisë”, tregoi Saimir Çela, i cili tha se Samiu kishte punuar në këtë kohë në Brescia.

Rrugës për në Lombardi, Saimir Çela nuk udhëtoi me Ilirjanin, për të mos tradhtuar fjalën që i dha se do t’i tregonte gjithçka me të mbërritur në vendin ku humbi jetën Samiu. Pronari i kompanisë tregon edhe informacionet më të rëndësishme të kësaj ngjarje.

“Dëgjova se iu këput litari. Si i bëhet kësaj? Punët në shtyllat elektrike duhet të kenë siguri. Duam të dimë gjithçka rreth kësaj historie. Samiu do të martohej për pak: ai meriton drejtësi”, tha Saimir Çela.

23 vjeçari po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë në Castegnato  në provincën e Brescia-s.

Sipas policisë së Chiari-t, dyshimet e para janë që të riut nga Shqipëria i është thyer grepi që siguron litarin. Por vetëm hetimet e thelluara do të thonë me siguri çfarë ka ndodhur.

Macukulli punonte për ‘Coget Impianti’, e cila merret posaçërisht me linjat e tensionit të lartë. Para kësaj kishte qenë në kompaninë Sim Ponteggi, e cila ishte si familje për të. E në fakt, aty kishte edhe babain e tij, Ilirjanin. Pjesa tjetër e familjes jetonin në Shqipëri. Edhe e fejuara e Samiut rrinte në Shqipëri. 23-vjeçari sapo kishte shkuar në Itali e kishte mësuar menjëherë zanatin.

Por prej dy vitesh ai kishte vendosur të punonte vetëm, në zonën e Brescia-s. Ai kishte punuar edhe më herët në këtë zonë dhe nuk e kishte për herë të parë. Çdo dy javë kthehej në Caorle, tek babai i tij dhe kompania për të qenë me miqtë, familjen dhe pronarët, të cilët ende e konsideronin si punëtorin e tyre./abcnews.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë