Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Editorial nga Andi Bushati
Lali, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vetëm viktima e radhës. Mashat janë një amalgamë ish zyrtarësh të PD-së, ish LSI-stësh të cilët pasi i bleu Meta e rishitën lëkurën tek PS-ja, ish mjaftistësh që si thonë dot kurrë mjaft orekseve të tyre perverse, pra e gjithë kjo kullë Babeli, që është përfaqësuesja më simbolike e njeriut të ri që mbështet këtë regjim. Ata nuk janë socialistë, madje me nder me thënë, as rilindas, ata janë thjeshtë zvarranikë
Mënyra se si po sillet me Erion Veliajn është treguesi më i qartë i degradimit moral të partisë që drejton sot vendin. Shkarkimi me unanimitet i kryebashkiakut të burgosur, nga kështilltarët që ai vetë i përzgjodhi, kokër për kokër, si pjesë e ekipit që do të drejtonte Tiranën, duhet të shërbejë si një episod që na vlen për të reflektuar.
Kush janë këta njerëz? Cili është profili i tyre? Sa përkon ai me stereotipin e njeriut të ri të regjimit që është instaluar? Çfarë impakti ka ai në shoqëri?
Për tu përgjigjur më drejtë për këto pikpyetje, është mirë që si fillim të shohim faktet.
Ata që votuan për të hequr qafe Lalin e tyre përdorën formalisht të njëjtin argument, atë të mungesës në punë, të cilin e kishin quajtur të pavlefshëm kur e ngriti opozita më parë. Askush nuk pyeti: pse jo athere dhe po tani? Ata iu bindën qorraz, urdhërit të kryeministrit, ndonëse ky i fundit pohoi me gojën e tij se formulimi i nenit tashmë të famshëm 62/C, është i paqartë dhe atij i duhen bërë ndryshime në kuvend para se të procedohet me shkarkimin e kryebashkiakut. Askush prej tyre nuk guxoi të thotë: “po le të presim deri sa parlamenti të bëjë rregullimet ligjore”. Asnjëri nuk belbëzoi për të ngritur shqetësimin: A mund të shkarkohet një i zgjedhur nga 158 mijë qytetarë (që ata ndryshe nga opozita i marrin ende të mirqenë), pa pasur një vendim të formës së prerë? Madje, madje, me një zhveshje drithëruese nga dinjiteti ata nuk i lejuan viktimës së tyre të kësaj të marte, as të drejtën minimale: atë për shpalosur argumentat e veta mbrojtëse përpara verdiktit.
Kjo lloj sjelljeje do të qe e neveritshme edhe sikur të ushtrohej në dëm të një kundërshtari politik, ndonëse në këtë rast, shumëkush, do ta shfajësonte me antagonizmin e verbër që dominon prej vitesh betejën bipartizane PS-PD.
Por, pozita e këtyre bijve bastardë të regjimit bëhet më e rëndë po të mendosh se ata kanë qenë dreri dje mbrojtës fanatikë të Veliajt. Ata mbi 30 këshilltarë bashkiakë kanë bërë fushatë pro tij duke e quajtur Tiranën një histori suksesi. Ata kanë besuar tek ekzistetenca e 1 milionë pemëve të mbjella. Ata e kanë përkrahur për shembjen e Teatrit, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për gazin lotsjellës mbi fëmijët e stacionit të trenit, për dhunën mbi nënë Lizën, tek 5 maji. Ata i dolën në krah publikisht kur plasi skandali i 5D, u çorrën nëpër ekrane se, njësoj si Rama për ministrat, as Veliaj nuk dinte gjë për drejtorët. Madje nuk u skuqën aspak, kur pasi SPAK i vuri prangat, të potestonin para kangjellave të tij duke pretenduar se 800 mijë euro fustane, bizhu e tanga të së shoqes, nuk qenkeshin ndonjë abuzim që mund të zbehë shkëlqimin e tre mandateve në krye të Tiranës.
Ende shumëkush e mban mend ndonjërin prej atyre që e kanë rrëzuar këtë të martë Lalin, që tregohej i gatshëm të grushtohej me gazetarët, për ta mbrojtur atë live pas arrestimit.
Por ama sot vërehet një paradoks: si u transormuan këta njerëz?
Ata ende besojnë tek Tirana fantastike, ende s’kanë treguar se janë bindur për vjedhjet me lejet e ndërtimit dhe shoqatat e Ajolës, atëhere përse? Pse po e votojnë shkarkimin, pa shprehur asnjë pendesë se kanë qenë në gabim për vlerësimet që i kanë bërë në vite, aq më tepër kur ky votim është në kufijtë e paligjshmërisë, madje dhe më rëndë akoma, pa i dhënë një mundësi normale, për tu parë për herë të fundit, sy më sy?
Si është e mundur që ata ndryshuan tak-fak, vetëm brenda dhjetë ditëve, që kur foli Edi Rama, u mblodhën në selinë e organizatës, firmosën për ti hapur rrugë linçimit dhe sot e përmbyllën atë?
E vërteta është se kjo amalgamë ish zyrtarësh të PD-së, ish LSI-stësh të cilët pasi i bleu Meta e rishitën lëkurën tek PS-ja, ish mjaftistësh që si thonë dot kurrë mjaft orekseve të tyre perverse, pra e gjithë kjo kullë Babeli, është përfaqësuesja më simbolike e njeriut të ri që mbështet këtë regjim. Ata nuk janë socialistë, madje me nder me thënë, as rilindas, ata janë thjeshtë zvarranikë: nga ato qënje me gojë, me sy dhe me veshë, por pa shtyllë kurrizore, pa karakter dhe pa respektin minimal për veten. Ata jënë të gatshëm, me urdhrin më të parë, t’i ngulin thikën pa pranuar ta shohin përballë edhe atë që u ka falur gjithçka që nuk e meritonin.
Në fakt, protagonizmi i tyre i sotëm dhe jo rënia e Veliajt, është lajmi i vërtetë i ditës. Ky i fundit, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vetëm viktima e radhës. Kjo, edhe sepse kur kishte fuqi, bëri çmos për promovimin e këtyre specieve bastarde që sot përbëjnë bazën e regjimit që po i ha edhe atij kokën.
Por, janë ata, mbi 30 këllilltarët që sot i bënë gropën, pasqyra e vërtetë e asaj që po ndodh. Ky është modeli perfekt i servilit dhe lëpirësit që mban në këmbë çdo autokraci dhe që i shërben asaj sa herë që i duhet të hajë bijtë e vet si sot, po ashtu edhe nesër.
Pas publikimit nga Piranjat të skandalit të skemës masive të zhvatjes së qytetarëve nga inspektorët e DPTTV Tiranë, ku...
Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama ka befasuar shpesh me zgjedhjet e tij për përbërjen e kabinetit ...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, pe...
Nga Lutfi Dervishi Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. ...
Nga Alba Alishani Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare...
Një javë më parë Piranjat sollën në vëmendjen e opinionit publik skemën zhvatëse ndaj bizneseve të inspektor&e...