Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama ka befasuar shpesh me zgjedhjet e tij për përbërjen e kabinetit qeveritar. Një prej prirjeve më të dallueshme ka qenë emërimi i ministrave që nuk kanë pasur një lidhje të drejtpërdrejtë me realitetin politik, social dhe kulturor të Shqipërisë – të ashtuquajturit “ministra të importuar”. Emra si Genti Caka, Besa Shahini, Milena Harito dhe së fundmi Evis Sala janë shembuj të qartë të kësaj tendence. Megjithëse në pamje të parë sjellja e profesionistëve nga diaspora ose nga jashtë politikës tradicionale shqiptare duket si një përpjekje për modernizim, përvoja ka treguar një panoramë ndryshe.
Evis Sala – Një tjetër eksperiment i rrezikshëm?
Së fundmi, emërimi i Evis Salës, një tjetër profil “i importuar”, ka rikthyer debatin për zgjedhjet e çuditshme të Ramës. E paangazhuar më parë në jetën politike shqiptare dhe me një përvojë të kufizuar në administratën publike, Sala ka hyrë në një skenë ku mosnjohja e kontekstit lokal është një problem real.
Qysh në ditët e para të detyrës, ajo është vënë nën lupën e mediave për deklarata kontradiktore dhe paaftësi për të menaxhuar çështje komplekse të dikasterit që drejton. Në vend të freskisë, publiku duket se po sheh një tjetër figurë që vuan për të gjetur gjuhën me shoqërinë shqiptare.
Një strategji e qëllimshme apo gabim politik?
Zgjedhja e figurave të tilla nga Edi Rama ka ngritur pyetje serioze për motivimin pas tyre. A janë këto emërime një përpjekje e sinqertë për modernizim dhe distancim nga klientelizmi i vjetër? Apo janë thjesht eksperimente personale të kryeministrit, të cilat në praktikë nuk prodhojnë rezultate konkrete?
Çfarë është e qartë, është se shumica e këtyre ministrave nuk kanë arritur të përshtaten me kompleksitetin e realitetit shqiptar, kanë prodhuar pak politika efektive dhe janë përballur me një mungesë të theksuar legjitimiteti publik. Në fund, Shqipëria duket se ka nevojë për më shumë sesa CV të bukura – ka nevojë për njerëz që e kuptojnë dhe ndjejnë realitetin vendas, jo vetëm që e shohin atë nga jashtë.
Ministrat anonimë të Ramës: Freski apo hije politike?
Shqipëria zakonisht prodhon emra partiakë dhe ofron pak transparencë në përzgjedhje.
Demokracia, në këtë kuptim, kthehet në një provim të transparencës. Emra si Evis Sala apo Besfor Lamallari për një pjesë të qytetarëve përbëjnë një risi dhe hapje të skenës ndaj profesionistëve; për të tjerë, janë shenjë e një qeverisjeje gjithnjë e më të centralizuar dhe të mbyllur. Në praktikë, ata shpesh përfaqësojnë më shumë vullnetin e Kryeministrit sesa interesin e qytetarëve. Të panjohur për publikun dhe pa bazë politike, këta emra janë më të lehtë për t’u kontrolluar, prandaj perceptohen si “ushtarë të bindur” në shërbim të një njeriu dhe jo të publikut.
Në politikë, emrat e rinj sjellin gjithmonë kureshtje. Por kur mungon çdo transparencë mbi arsyet e përzgjedhjes, lind dyshimi se kemi të bëjmë me “figura kukulla”. Parlamenti nuk lejohet të debatoj, ndërsa Kryeministri vendos. Në këtë mënyrë, përzgjedhja e ministrave nga një proces politik kthehet në një proces privat.
Sigurisht, ka raste kur emrat e rinj sjellin ekspertizë të vërtetë, veçanërisht në fusha teknike ku partitë kanë dështuar të prodhojnë figura. Por kur mungon shpjegimi publik, mbetet pezull vetëm një pyetje: “Pse pikërisht ky emër? Çfarë lidhje ka me qeverinë?” Kështu, çdo ministri e re nis punën me barrën e dyshimit.
Kabineti i ri i Ramës po shihet nga shumëkush si një qeveri “me hije”, ku emrat nuk kanë rëndësi sepse pushteti është i përqendruar në duart e një njeriu të vetëm. Një sistem ku ministrat janë thjesht anonimë. Pyetja që mbetet është: a do të mundë ky kabinet të fitojë besimin e publikut, apo do të mbetet peng i dyshimit?
Historia e afërt na jep shembuj domethënës. Besa Shahini dhe Gent Cakaj hynë në qeveri si emra të rinj e të panjohur, por u perceptuan si “copa mishi me dy sy”. Ata nuk u pranuan kurrë plotësisht nga baza politike. As emërimi, as dy vjet qëndrimi në detyrë dhe as largimi i tyre nuk kishin lidhje me ekspertizën apo aftësinë personale në dikasteret që drejtuan. Ata u larguan thjesht sepse nuk i shërbenin më interesave elektorale të rilindjes, ashtu siç u afruan për qëllimet politike të Edi Ramës.
Milena Harito u vendos në krye të Ministrisë për Inovacionin dhe Administratën Publike me shpresën se do sillte frymën perëndimore në qeverisje. Në fillim, premtimet për dixhitalizim dhe modernizim administrativ u pritën me entuziazëm.
Por realiteti shqiptar, me rrjete klienteliste të konsoliduara dhe një burokraci të vjetër e të ngurtë, nuk u përshtat me vizionin e Haritos. Shumë projekte të nisura mbetën në letër ose u rrëshqitën drejt tenderave me pikëpyetje. Ajo u largua pa lënë pas një trashëgimi të prekshme, veç disa deklaratave të bukura.
Refuzimi ndaj tyre lidhet me faktin se u përdorën si vegla politike. U emëruan me zhurmë dhe u larguan po aq shpejt, jo pse kishin dështuar në punë, por sepse nuk i duheshin më liderit. Fillimi i beftë dhe fundi i papritur në Ministrinë e Arsimit dhe në atë të Jashtme mbeten dy momente kyçe, që tregojnë qartë pse as Genti e as Besa dhe Harito nuk u perceptuan kurrë si ministra të Republikës, por si kukulla politike./Piranjat.al
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, pe...
Nga Lutfi Dervishi Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. ...
Nga Alba Alishani Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare...
Një javë më parë Piranjat sollën në vëmendjen e opinionit publik skemën zhvatëse ndaj bizneseve të inspektor&e...