‘Nuk mund të luftojë regjimin dikush që paguhet nga Sorosi', Kalaja: Disa protestues sponsorizohen prej tyre
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Durrësit janë hedhur sasi të vogla lënde plasëse në dy vende ...
Një seri dokumentare investigative mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës ka rikthyer në vëmendje rrjetet e krimit të o...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Terry Pratchet, një komedian shumë i njohur anglez, dikur pati bërë një shaka gjeniale me thënien e famshme të Benjamin Franklinit. "Ai tha se janë taksat dhe vdekja. Por vdekja nuk të ndodh çdo vit."
Njerëzit i urrejnë taksat dhe sipas fuqisë që kanë bëjnë gjithçka për t'i shmangur ato. Për shembull një biznesmen i vogël mundohet të fshehë ndonjë shitje. Një biznesmen më i madh mund të korruptojë inspektorin e taksave. Ndërsa, një kryeministër ka fuqinë, që t'ia heqë taksat vetes.
Në vitin 2019, qeveria shqiptare miratoi përmes maxhorancës në Parlament një ligj, i cili ulte tatimin mbi fitimin e kompanive të IT-së, që merreshin zhvillimin e softwareve, në 5 për qind nga 15 për qind që ishte shkalla e taksimit për gjithë të tjerët. Argumenti i qeverisë për uljen e taksës ishte ai për nxitjen e sektorit dixhital, me qëllim që Shqipëria të kthehej në një vend avangard në teknologjinë e informacionit.
Por siç e pati thënë dhe i nxjeri Sandër Prosi tek Gjeneral Gramafoni; "sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull." Arsyeja e vërtetë e uljes së taksës për kompanitë e IT-së ishte kopshti privat i Beqirbaxhanakëve. Dhe qytetarët shqiptarët po përballeshin me një plaçkitje të dyfishtë. Nga njëra anë kompanitë e IT-së grabisnin me kosto disa fish tenderat e AKSHI-t deri në pikën që sajonin 10 milionë euro çokollata dhe nga ana tjetër paguanin më pak taksa se sa punonjësit me rroga 60 mijë lekë në muaj.
Megjithatë çarja e sistemit tatimor u kundërshtua fuqishëm nga të gjitha organizatat ndërkombëtare të specializuara. Në vitin 2022, OECD e klasifikoi uljen e tatim fitimit për kompanitë e IT-së në Shqipëri si një praktikë të dëmshme duke e klasifikuar si një mekanizëm për të shmangur taksat dhe që nuk ka asnjë përfitim për ekonominë apo qytetarët.
Pak më vonë Bashkimi Europian e kërcënoi drejtëpërdrejtë qeverinë shqiptare se nëse nuk do të hiqte privilegjin fiskal për kompanitë e teknologjisë së informacionin, Shqipëria do të futej zyrtarisht në listën e zezë të vendeve jo bashkëpunuese për regjimin fiskal.
Nuk dihet nëse ndërkombëtarët kishin rënë në erë të faktit se privilegji fiskal i IT-së ishte në fakt një ulje e taksave për kopshtin privat. Por presioni i fortë i tyre e detyroi qeverinë që në vitin 2024 të lajmëronte përmes paketës fiskale heqjen e privilegjit dhe rikthimin e shkallës 15 për qind të taksimit edhe për kompanitë e teknologjisë së informacionit duke filluar nga 1 janari i vitit 2026.
Por njerëzit i urrejnë taksat dhe bëjnë gjithçka kanë në dorë për t'i shmangur ato. Ndërkohë që lajmëroi heqjen e privilegjit fiskal, qeveria shpiku tinëzisht një zgavër tjetër tatimore për IT-në, këtë herë edhe më perverse. Kjo ishte Durana.
Përmes një ligji të posaçëm "Për Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore" nuk paraqiti thjesht lehtësi të reja fiskale për sektorin e IT-së, por sanksionoi një eksplozion të pastër të sistemit fiskal.Pse? Sepse aty nuk bëhet fjalë për lehtësi, por për përjashtime totale.
Shikoni një rast tipik: "Pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim të përdoruesit në park dhe i gjithë stafi i zhvilluesit përjashtohen nga të gjitha taksat".
Në asnjë praktikë europiane nuk zbatohet e as rekomandohet përjashtimi total nga tatimet direkte mbi të ardhurat personale dhe as kontributet sociale të të punësuarve në sektorin e Kërkim Zhvillimit. Qeveritë bëjnë politika nxitëse në sektor të caktuar, përmes lehtësimeve të targetuara fiskale. Pra ka lehtësi, por asnjëherë përjashtim nga gjithçka. Ka incentiva fiskale por jo hedhje në erë të sistemit fiskal!
Por edhe një herë. Njerëzit urrejnë të paguajnë taksat. Përfshirë udhëheqësit.
Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajes...
Unaza e Poshtme e Burrelit është sot një shembull i qartë i mënyrës se si investimet publike në infrastrukturë dë...
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të k&e...
Spektakël pa krip, tetë makina shoqëruese, ujë i pisët tej gjurit, sirena shurdhuese për hapjen e rrugës për &ldqu...
Diella u ul sot përballë një pyetjeje që nuk kërkon algoritëm, por dy pare mend në kokë. Çfarë do të ki...
Nga Ermal Mulosmani Kutia e Pandorës është hapur. Tashmë nuk ka kthim mbrapa. Thënia e dikurshme e Ramës drejtuar pushteti...
Nga Florian Binaj Është fundi i vitit 2025 dhe askund nuk shoh atmosferë festash. Gjysma e Shqipërisë merr ushqimet me listë, g...
DOJNA: Kjo është java kur Shqipëria mbushet me emigrantë. Me anije, avionë apo makina të mbushura plot me dhurata, ata rikthehen...
Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të b&eum...
Ndonjëherë kam përshtypjen se shumë prej nesh mendojnë sikur do të jetojnë… 700 vjet. Shoh njerëz që vrapo...