Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...

Për dy puntata me radhë ju kemi treguar historinë fatkeqe të ish-bashkëshortëve, Leonard Marku dhe Gjovana Pecit, histori e cila nisi në vitin 2020 dhe sot ka përfunduar në divorc, por duke lënë pas shumë familje të prekura. Gjithçka u kthye përmbys atë pasdreke vere, kur policia trokiti në portën e familjes Marku, për të arrestuar Leonardin.
Tre ditë më pas Gjykata e Shkodrës i caktoi masën “arrest në shtëpi”, ndërsa më 17 nëntor 2025 vendosi ta dënojë me 2 vite e 6 muaj burg për dhunë psikologjike të përsëritur, bazuar në akt-ekspertimin e psikologes Migena Haxhi dhe psikiatrit Gjon Preçi, të cilët dolën në konkluzione se e reja nuk ka probleme madhore të shëndetit mendor, por çdo ngarkesë e ka për shkak të jetesës në çift me Leonardin.
Në një bisedë me zonjën Haxhi, ajo u shpreh se nuk njeh as Leonardin dhe as Gjovanën.
Gazetari Freard Rista, përveç dëshmive të Leonardit dhe prindërve të tij, arriti të marrë dëshmi të motrës së Leonardit në Itali, të vetë Kiarës, të xhaxhait dhe djalit të xhaxhait të Leonardit, si dhe të fqinjëve atje, të cilët i kanë qëndruar pranë vogëlushes Kiara, e dhunuar nga Gjovana. Nëse hetimi i Prokurorisë Shqiptare do të thellohej edhe në Itali, do të ishin zbuluar shumë gjëra jo në favor të 26-vjeçares. Por pavarësisht kësaj, pyetja mbetet: Përse trilloi ajo bashkë me familjen e saj një histori krejt ndryshe nga realiteti?
Dy janë arsyet kryesore, të bërtitura me zë të lartë nga familja Marku. E para, sipas tyre, Gjovana ka probleme të shëndetit mendor dhe e dyta, familja e saj mund ta pranonte ndarjen vetëm nëse blihej shtëpi për Gjovanën, pasi ata nuk e donin në banesë bashkë me fëmijët. Por a do të provohen këto pretendime?
Në gjykatë, Gjovana pranoi se e kishte dëgjuar shpeshherë Leonardin t’i thoshte se dëshiron të ndahet, fjali kjo që duket se ka krijuar ndjesi negative tek Gjovana.
A mos ishte ky vendim i 42-vjeçarit Leonard Marku që do t’i vinte atij prangat në duar?
“Gjovana na ka thënë që dua ta fus në burg se nuk mund ta duroj më”, u shpreh në Gjykatë zonja Mara Peci, nëna e Gjovanës.
Nga ana tjetër, kur u pyet nga gjyqtarja se përse e ka lejuar vajzën të qëndronte me Leonardin kur kishte dijeni për dhunë, Agim Peci u shpreh: Nuk pranonte vajza me lënë fëmijët në rrugë të madhe, “le të vdes, të më mbysë burri aty”.
Ndërkohë, Leonardi pretendon se familja e saj nuk e donte ndarjen, ndaj bënë gjithçka që ajo të qëndronte, deri aty sa e mësonin të griste pasaportat e tij dhe fëmijëve që të mos udhëtonin drejt Shqipërisë, aty ku 42-vjeçari do të kërkonte divorcin.
“Atë vit që kanë shkuar në Shqipëri, më mori sërish në telefon nusja e xhaxhait, më tha: ‘Tone është duke bërtitur Gjovana brenda, kini kujdes se mund të grisë pasaportat e Lonit dhe Kiarës’. E kishte mësuar nëna e saj të priste flokët, se e dëgjonte kjo duke bërtitur ‘Jo moj mam, s’mund ta bëj’”, tregon zonja Tone Gjergji, motra e Leonardit.
“Unë i pata thënë babit, ‘Mos të shkojmë në Shqipëri se ajo tha që do bëjë namin. Që do më heqë babin, që do rri ai 7 vjet në burg, që do marrë fëmijët dhe unë nuk kam për t’i parë më, as babin’”, shprehet me lot në sy Kiara.
Lidhur me pretendimin e blerjes së një shtëpie, kjo gjë pranohet edhe nga vetë zonja Mara Peci në seancë gjyqësore, teksa tregon episodin e takimit mes krushqve.
“Fëmija dhe vajza nuk kanë punë në shtëpinë tonë. Vajza kurvni jo, hajni jo, pse do të ma sjellësh vajzën te shtëpia ti mua? ‘Nuk do djali të jetojë më’. ‘Shumë mirë, ka hise vajza në Laç. Ose me m’i ble shtëpinë vajzës në Bushat’”.
Edhe vjehrri i Leonardit ishte me të njëjtën mendje.
“Meqë nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, t’i blejë shtëpi ose në Laç, ose në Bushat, dhe të mos bëjnë luftë në Itali”.
Dhe kjo shtëpi që nuk u ble kurrë, i kushtoi shumë Leonardit: lirinë e tij dhe të ardhmen e fëmijëve të mitur, të cilët sot jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri dhe pa praninë e prindërve. Kiara vijon shkollën dhe ndodhet nën kujdesin e hallës së saj në Itali, larg babait, ndërkohë që binjakët Emily dhe Eduardo sot ndodhen nën kujdestarinë e motrës tjetër të Leonardit, e cila banon në fshatin Naraç.
Dhe përse këta të mitur jetojnë me hallën e tyre?
Ka një shpjegim. Familja nuk e pranoi në shtëpi Gjovanën me binjakët e vegjël, ndaj ajo u detyrua të përfundonte e strehuar fillimisht në qendrën emergjente “Gruaja te Gruaja” Shkodër, në qendrën “Vatra” në Vlorë dhe te “Qendra Kombëtare për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje”, në Kamëz.
Po si do të ishte rrugëtimi dhe sjellja e saj në këto qendra?
Në seancat e procesit për kujdestarinë e fëmijëve, gjatë takimit me Gjovanën në Kamëz, psikologia Arlinda Ymeri vërejti se “ajo dallon për shpërthime në një tonalitet të lartë emocional në mënyrë të papritur gjatë procesit të intervistimit”. Gjithashtu, psikologia konstatoi se kur ka shkuar në qendër, higjiena e fëmijëve ishte e mirë, ndërsa kur fëmijët kanë shkuar në Shkodër për vlerësim psikologjik apo edhe në Gjykatë, higjiena e tyre linte për të dëshiruar, duke theksuar mungesën e kujdesit të Gjovanës ndaj fëmijëve.
Pas akuzave të Gjovanës për dhunë të Leonardit ndaj fëmijëve, psikologia Ymeri konstatoi diçka tërësisht të kundërt.
“Ajo që të binte në sy ishte afrimiteti dhe atashimi i sigurt dhe i shëndetshëm që ato kishin me babain e tyre. Edhe pse prej afro një muaji ato kanë kaluar situata jo të qeta në familjen e tyre, ato kanë ruajtur marrëdhënie tejet të mira me babain.
Ato qeshin dhe luajnë së bashku.
Babai tregon, në kundërshtim me thënien e Gjovanës, se ka pasur gjithmonë vëmendjen dhe përkushtimin maksimal për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tij. Ndryshe nga nëna, ai tregon dhe më ka vënë në dispozicion shumë foto të aktiviteteve të përbashkëta”, shprehet ajo.
Qendra Kombëtare për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje bën me dije se Gjovana “ka bërë rezistencë ndaj rregullores së institucionit, duke sjellë problematika në funksionimin e saj me stafin, si hedhje e bukës në ambiente të ndryshme të institucionit, fshehja e produkteve të tjera ushqimore, moslejimin e stafit për ta monitoruar gjatë natës si pjesë e rregullores së institucionit, duke vendosur objekte të ndryshme për të shmangur hapjen e derës.
Ka pasur edhe tentativa për konfrontim fizik me mjete të forta ndaj stafit, si goditje me karrige duke i denigruar. Ka shfaqur të bërtitura, shkelmim dyersh të dhomave të personave të tjerë” dhe, për rrjedhojë, qendra i ka shkëputur marrëdhëniet me të.
Pas dëbimit nga qendra në Kamëz, më 21 tetor 2024, Gjovana e mbetur në rrugë u pranua nga prindërit e saj në Bushat, bashkë me dy binjakët.
Gjatë takimit atje, psikologia Eridana Rusi citon se: “E pyetur për pretendimet ndaj ushqimit që ka pasur te QKTVDHF, ajo irritohet dhe i mohon që i ka pasur; gjithashtu mohon të ketë pasur tensione me stafin apo gratë e tjera atje”.
Në përfundim të intervistimit 2-ditor, psikologia Eridana Rusi doli në konkluzion se Gjovana Marku ka vështirësi në ndjekjen e rregullave, ka vështirësi në përshtatje dhe në krijimin e marrëdhënieve me të tjerët.
Sipas saj, konstatohen disa elemente të cilat luhaten nga çrregullim personaliteti në çrregullim të stresit post-traumatik.
Ndërkohë që jetonte në banesën e prindërve, më datë 22 janar 2025 Gjovana bën kallëzim kundrejt vëllait të saj Gjovalin Peci, duke e akuzuar për dhunë të përsëritur, edhe ndaj fëmijëve të saj, ndërsa citon se dëshmitarë kanë qenë edhe prindërit. Në raportin e vlerësimit nga shërbimi social i Vaut të Dejës, lidhur me këtë episod, vihet re se Gjovana shfaqet gjithashtu kontradiktore, sepse nga njëra anë thotë se “jam agresive dhe dal nga vetja”, nga ana tjetër thotë se “vëllai e ka kërcënuar dhe ka shqetësuar fëmijët”.
Më pas thotë se ka marrë thikën dhe ia ka drejtuar, e më pas thotë “kemi pasur vetëm debate sepse fëmijët i kanë prishur gjërat personale”.
Kërcënimet me thikë vëllai i saj i ka mohuar, por e pranon se kanë pasur debate për shkak se “Gjovana nuk bën asnjë punë në shtëpi, nuk kujdeset për fëmijët e saj, ka pasur shpërthime duke u treguar agresive, flet me tone të larta dhe përplas gjëra”.
Nuk kujdeset për fëmijët, është agresive, përplas gjërat.
Fjalë për fjalë të njëjtat akuza të Leonardit, familjarëve të tij dhe raportit të psikologëve.
Duke parë gjendjen e padurueshme në shtëpi, duket se edhe babai i saj, Agimi, nuk ka në plan t’i fshehë më gjërat. Ai tregon se “Gjovana ka qenë agresive, është bërë e padurueshme, gënjen lidhur me situatën e vëllait dhe se nuk do që të ketë asnjë kontakt me të”.
Njëlloj edhe gruaja e tij, e cila është shprehur se “është e turpshme ajo që ka thënë vajza dhe nuk është e vërtetë dhe se nuk do t’ia dijë për vajzën e saj”. Këto fjalë i kanë shprehur edhe në një letër dorëzuar shërbimit social. Mesa duket, Gjovana duhej mbrojtur vetëm nga Leonardi, nga frika se vajza do t’u kthehej në shtëpi, sepse kur vjen puna te djali i tyre, prindërit e mohojnë dhunën e tij ndaj Gjovanës.
Pas pajisjes me urdhër mbrojtjeje nga vëllai dhe nxjerrjes jashtë nga shtëpia e prindërve, më datë 25 janar 2025 ajo u strehua në Komunitetin Papa Xhovani në Shkodër. Teksa shërbimi social i Vaut të Dejës vlerësonte statusin e nënës së re lidhur me kujdestarinë e fëmijëve, u konstatua se “Gjovana ka probleme në sjellje, luhatje humori, është agresive me stafin, nuk njeh autoritet, nuk zbaton udhëzimet, ka konflikte të vazhdueshme me gratë dhe vajzat në strehëz, si dhe me fëmijët që janë të akomoduar aty”.
Dhe për këto arsye, vetëm pas një muaji e dy ditë qëndrimi, më datë 27 shkurt u kërkua largimi i saj bashkë me fëmijët, pasi përbënte rrezik dhe problem për banoret e tjera.
Punonjësit e bashkisë kontaktuan QKTVDHF-në për ta akomoduar edhe njëherë Gjovanën, pasi atje ka staf mjekësor, por pranimi ishte i pamundur pasi kishte thyer rregullat dhe kishte vënë në rrezik banorët e tjerë në këtë qendër. Më pas u kërkua dhe u bë e mundur që, më datë 3 mars 2025, të sistemohej pranë qendrës “Rosalba”, Motrat Venerini në Gjadër të Lezhës.
Edhe aty Gjovana shfaqi probleme në sjellje, duke u treguar neglizhente me fëmijët e saj.
Në raport citohet se ajo “shpeshherë nuk ka aftësi prindëruese, duke treguar mungesë të theksuar në plotësimin e nevojave bazë si ushqimi, veshmbathja apo kujdesi për higjienën. Gjithashtu, ajo ka shfaqur probleme edhe me banorët e tjerë në këtë qendër, duke i kërcënuar ata”.
Gjatë kësaj periudhe, Leonardi theu arrestin e shtëpisë për të takuar fëmijët e tij dhe u arrestua, duke u burgosur, dhe në burg mësoi nga avokatja e tij se Gjovana kishte braktisur fëmijët e vegjël në qendër dhe ishte larguar me njerëz të panjohur. Në relacionin e mbajtur po më datë 5 qershor nga stafi i qendrës rinore Motrat Venerini, vihet re se Gjovana nuk i kupton drejt nevojat e fëmijëve, komunikimi me ta është i papërshtatshëm për moshën e tyre, nuk përfshihet asnjëherë në lojë me fëmijët e saj, si dhe kujdesi për higjienën lë për të dëshiruar.
Gjithnjë referuar raportit të shërbimit social të Vaut të Dejës, konstatohet se në qendrën rinore “Rosalba”, Gjovana ka bërë rezistencë për t’u ballafaquar me veten dhe problematikat që ajo mbart.
Sipas tyre, ajo që në fillim ka krijuar raste konfliktuale dhe agresive me të tjerët dhe menjëherë merrte raport vetëmbrojtjeje. Nisur nga kjo situatë, duke qenë se aty kishte vajza minorene pa kujdes prindëror, vihej në rrezik siguria e tyre, ndaj u kërkua largimi i Gjovanës.
Pas strehimit për të disatën herë te qendra emergjente “Gruaja te Gruaja”, u njoftuan familjarët e Gjovanës për të bashkëpunuar në menaxhimin e rastit, por nuk rezultoi me sukses.
U propozua që nëna e saj, Mara Peci, të sistemohej me Gjovanën në një ambient me qira, e mbuluar kjo nga Bashkia, dhe nuk pranoi.
U propozua që të marrë të miturit në kujdestari, por sërish refuzoi. Ndaj dhe opsioni më i mirë për kujdesin e të miturve ishte motra e Leonardit, Dilore Gjonaj, e cila jeton në fshatin Naraç dhe e cila shfaqi menjëherë gatishmërinë për të mbajtur në shtëpi dy binjakët e vëllait.
Sa i takon Gjovanës, punonjësit socialë të Bashkisë Vau i Dejës kërkuan hospitalizimin e 26-vjeçares, dhe rekomandimi për shtrim në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës, i cili mban diagnozën “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, lëshohet nga mjeku Gjon Preçi më datë 10 qershor 2025.
I njëjti mjek që, pasi zhvilloi vetëm një intervistë me Gjovanën pas arrestimit të Leonardit, e cilësoi pa probleme të mëdha, vetëm “çrregullim përshtatjeje për shkak të jetës së vështirë”.
Po vetë mjeku Gjon Preçi, çfarë thotë për vlerësimin e parë që i bëri Gjovanës?
“Ajo mund të jetë një lapsus, se duhej thënë ‘sipas kësaj’. Kjo e dhënë është sipas referimit të subjektit intervistues. Nuk e vërtetojmë dot, s’kemi prova ne”, shprehet ai, pa kuptuar se ka shkruar një raport pa pasur prova, raport që ka ndikuar te Gjykata për masën e dhënë ndaj tij./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Kjo është vila në të cilën, dy javë më parë, denoncuam një call center mashtrues, bashkë me kolegët e e...
Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve t...
Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në K...
Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezid...
Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikologji...
Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve t...
Rreth 2 muaj më parë, në media qarkulloi një lajm sipas të cilit një 31-vjeçare nga Mallakastra dyshohet se ka dhunuar vjeh...
Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u ...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në Kur...