Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Kuvendit: Poshtë qeveria, poshtë patronazhistët!
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...
Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës. Grupi parlamentar i PD kërkon q&eum...
Për pedagogun dhe analistin Enver Bytyçi nuk ishte i pritshëm një vendim i tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hag&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të martën e ardhshme në Nju Jork, një takim me liderët e vendeve t&eum...
Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, për...
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ndërsa paralelisht jashtë ambienteve të Parlamentit është paralajmëruar edhe një...
Finalizohet një operacion antidrogë në Korçë, në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona dhe jan&eum...

Kjo është vila në të cilën, dy javë më parë, denoncuam një call center mashtrues, bashkë me kolegët e emisionit “Le Iene”. Objektin e kishim mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, duke dokumentuar hyrje-daljet e operatorëve dhe konsulentëve që mashtronin shtetasit e huaj me investime në bursë.
Të bindur se çdo gjë e kishim të dokumentuar, kërkuam ndërhyrjen e policisë, e cila, pasi na shoqëroi deri aty, papritur u tërhoq, duke na lënë vetëm. Dhe sot situata është kjo, mashtruesit e kanë mbyllur aktivitetin e tyre, me gjasë duke e hapur në një tjetër ambient aty rrotull.
Për ata që na ndjekin për herë të parë, ka disa muaj që, bashkë me kolegët italianë, po ndjekim mashtruesit e punësuar në këto aktivitete që zhvasin shtetasit e huaj nëpërmjet të ashtuquajturit trading online.
Një javë më parë, me një hartë të detajuar të disa call centerave që operonin në qendër të Tiranës, kërkuam të mësojmë sa më shumë rreth këtij biznesi të paligjshëm, por fatkeqësisht, ose i gjetëm të boshatisura, ose për shkak të mungesës së bashkëpunimit me autoritetet, nuk arritëm t’i kapim në kohë.
Po çfarë është një call center mashtrues dhe si funksionon?
Por, me kalimin e viteve dhe me rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kësaj forme mashtrimi, drejtuesit e call centerave ndërruan strategji. Dhe këtu bëhet fjalë për klientë të cilët kanë lënë shuma prej disa qindra mijëra euro. Një fazë e cila është bërë e mundur nga zhurma mediatike e dy muajve të fundit, sidomos në Itali, nga emisionet e njëpasnjëshme të kolegëve të “Le Iene”, ndaj veprimtarive të këtyre keqbërësve, dhe rezultati është ky.
Gjatë kësaj kohe kemi mbledhur informacione, kemi ndjekur pista të ndryshme dhe kemi verifikuar disa adresa në kryeqytet, të cilat shërbenin si zyra nga ku dhjetëra operatorë e nisin ditën duke mashtruar të huajt.
Po nga vjen gjithë kjo siguri për këta persona, sa që, edhe pse bëjnë diçka për të cilën rrezikojnë, sërish pranojnë të përfshihen?
Duke pasur parasysh se si operojnë, duhet ta besojmë, sepse ata janë shumë të qetë në çdo veprim që bëjnë. Egla është një 25-vjeçare, e cila pasi ka punuar për disa muaj në këtë call center, ka vendosur të tërhiqet, duke pranuar të ndajë me ne çdo detaj të asaj çfarë ndodh në ato ambiente.
Gjithçka është e kalkuluar dhe me një organizim perfekt.
Viktima “peshkohet” nga linke që propozojnë fitimin e shpejtë, duke lënë numrin e telefonit. Numri më pas u vihet në dispozicion call centerave dhe operatorët bëjnë telefonatën e parë.
Tani dëgjoni pak se çfarë flitet në mbledhjet e këtyre grupeve mashtruese, ku vjedhja e klientëve është në rend të ditës. Na jepet kurajo, siguri, motivim. Na thonë të punojmë mirë se do kemi numra klientësh të freskët.
Në fakt, për të gjetur numrat e duhur që kanë potencial për të “investuar”, ka disa mënyra.
Ajo e linkeve që “peshkojnë” është njëra, por mënyra më e thjeshtë është blerja e listave të numrave. Dhe për këtë, mashtruesit i kanë gjetur burimet. I riu përballë nesh, që na ka ndihmuar gjatë këtyre ditëve, është i njëjti që na ka dorëzuar hartën e disa call centerave në qendër të Tiranës. Harta iu dha kolegëve italianë të “Le Iene”, të cilët e dorëzuan në polici, duke kërkuar bashkëpunimin e kësaj të fundit.
Pas kësaj kërkese për bashkëpunim me policinë, rezultati dihet.
Kjo zhvendosje me urgjencë ka ardhur sepse dikush tjetër, përveç nesh, e kishte hartën.
Dikush që i mbron dhe i ndihmon për të mos humbur aspak kohë që të hapin call centerin e radhës.
Kemi të bëjmë me akuza tepër të forta ndaj atyre që paguhen për të na ruajtur dhe për të luftuar shkelësit e ligjit, por disa fakte na bëjnë të dyshojmë se këto fjalë kanë shumë të vërteta brenda, për më tepër kur shohim se sa me lehtësi kemi arritur t’i zbulojmë call centerat, edhe pse zhvendosen në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që policia mbyll sytë.
Prandaj, sonte edhe njëherë publikisht, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit: A do t’i kapni këta keqbërës apo do të vazhdoni të konsideroheni bashkëpunëtorë të tyre?/Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve t...
Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në K...
Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezid...
Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikologji...
Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve t...
Rreth 2 muaj më parë, në media qarkulloi një lajm sipas të cilit një 31-vjeçare nga Mallakastra dyshohet se ka dhunuar vjeh...
Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u ...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në Kur...
Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezid...