Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...

Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezidencave të banimit, pavarësisht kontestimeve që pati edhe në Gjykatën Kushtetuese, tashmë është bërë një fakt i kryer. Në episodet më parë treguam me dokumente se si ky projekt ka arritur të investojë vetëm 10 milionë euro nga kapitali i kompanisë së z. Mohamed Alabar, kur u fol për miliarda euro investime.
Transferimi i portit tregtar në zonën e Porto Romanos u premtua se do të fillonte si projekt paralelisht me nisjen e punimeve për Durrës Yacht Marina! Por sot, 3 vjet më pas, fati i tenderit për ndërtimin e tij nuk dihet.
Porti tregtar që do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos ngre pikëpyetje të shumta nëse do të ketë të njëjtat standarde me atë që do të prishet. Sipas projektit teknik të hartuar nga kompania holandeze Royal Haskoning, porti i ri përfshin një zonë përpunimi me hapësirë 38 hektarë, që është sa gjysma e Portit aktual të Durrësit.
Pozicioni ku është projektuar porti i ri ndodhet në zonë sizmike dhe kënetore, ndërsa konjuktiviteti i tij me infrastrukturën rrugore dhe logjistike është i dobët. Diskutime mes ekspertëve ka edhe për mënyrën se si do të operojë ky port, sa do të jetë kosto e mirëmbajtjes së tij krahasuar me portin e vjetër, duke qenë se mund të ketë nevojë të vazhdueshme për thellim pasi nuk është një port natyral.
Por tashmë që projekti është bërë fakt i kryer, le të shohim se çfarë po ndodhi me procedurën për kontraktimin e kompanisë që do të ndërtojë portin e ri.
Fillimisht qeveria tha se projekti do të ndërtohej me koncesion, me financim pjesërisht nga Autoriteti Portual Durrës dhe kompani prestigjioze ndërkombëtare, ku kishin shprehur interes plot 40 të tilla.
Madje disa media raportuan me burime nga qeveria se interesi për të investuar në portin e ri ishte nga vetë NATO. Por si NATO, edhe kompanitë ndërkombëtare që do të financonin ndërtimin me koncesion të tij nuk u dukën ndonjëherë, ndaj shteti u detyrua të investonte para nga buxheti për hapjen e tenderit. Përmes një akti normativ, në shkurt të vitit 2024, qeveria transferoi fonde në programin për ndërtimin e porteve, ndërsa në total financimi për Porto Romanon kap vlerën 472 milionë euro, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe supervizimin.
Në datën 24 korrik 2024, Autoriteti Portual Durrës shpalli tenderin për procedurën ndërtimi i “Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I”, me fond limit 391 milionë euro, afat punimesh 40 muaj, ndërsa ofertat duhet të paraqiteshin brenda datës 16 shtator 2024. Procedura ishte e llojit “e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar”. Kjo lloj procedure zhvillohet në dy faza: parakualifikuese, ku kompanitë shprehin interes, ndërsa në të dytën vetëm ato që përzgjidhen japin ofertën financiare.
Tenderi i parë u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit “asnjë kërkesë përkatëse në procedurat me faza” dhe gara u rihap sërish në muajin dhjetor 2024. Sipas arsyeve që dha autoriteti kontraktor për operatorët privatë, vetëm një prej kompanive pjesëmarrëse (holandezët e Van Oord) përmbushnin kushtin e pagesës së garancisë bankare dhe në procedurat me dy faza gara nuk mund të vazhdonte me vetëm 1 operator.
Por pak më vonë do të shohim se si ky standard u shkel!
Gara rihapet edhe një herë më 24 dhjetor të vitit 2024 dhe në procedurë shprehën interes 5 kompani ndërkombëtare: Archirodon e regjistruar në Qipro, Van Oord me bazë në Holandë në bashkëpunim me Marine Construction, një tjetër holandeze Boskalis dhe Webuild italiane, Jan de Nul belge në bashkëpunim me francezët e Vinci dhe kompania kineze China Communications Construction Company.
China Communications Construction Company, një nga kompanitë më të mëdha në botë në fushën e ndërtimit të porteve dhe marinave, me të ardhura vjetore afro 110 miliardë euro në vit, skualifikohet.
Në këtë rast nuk po paragjykojmë, pasi komisioni mund të ketë zbatuar politikën për të mos lidhur interesa në nyje kyçe transporti që konsiderohen strategjike me kompani me bazë në Kinë. Por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave skualifikoi edhe bashkimin e operatorëve belgo-francezë Jan de Nul dhe Vinci. E para, një firmë me të ardhura mbi 4 miliardë euro në vit dhe lider në fushën e thellimeve ujore, ndërsa Vinci është një nga grupet më të njohura në fushën e ndërtimit me rreth 70 miliardë euro të ardhura në vit.
Nga gara u skualifikuan edhe kompania italiane Webuild me të ardhura vjetore 12 miliardë euro dhe një ndër më të mëdhatë në Holandë, Boskalis.
Në fazën e dytë komisioni arriti në konkluzionin se duhet të kualifikoheshin për të dhënë ofertë financiare vetëm dy operatorë: holandezët e Van Oord Dredging dhe Marine Construction, ku holandezja ka të ardhura vjetore në vlerë afro 2.5 miliardë euro dhe Construction (Overseas) Company Limited, pjesë e grupit Archirodon me të ardhura totale të grupit Archirodon, jo të degës së saj, në vlerë rreth 1.5 miliardë euro në vit.
Vetë grupi i vlerësimit që përcaktoi ecurinë e tenderit është i përfshirë në disa shkelje ligjore.
Pikësëpari, për të hequr përgjegjësinë institucionale në përcaktimin e fituesit të tenderit, në grupin e vlerësimit të ofertave të përbërë nga 5 persona, 3 rezultojnë të jenë punonjës të kompanisë private Royal Haskoning që ka bërë projektin teknik të portit dhe dy të tjerë punonjës të Autoritetit Portual Durrës, që është autoriteti kontraktor në këtë garë. Në datë 17 korrik 2024 Autoriteti Portual Durrës lidhi kontratë të drejtpërdrejtë, pa tender, me Royal Haskoning, duke marrë miratim për këtë proces nga Këshilli i Ministrave.
Ligji për Prokurimin Publik përcakton se që një kompani të merret për konsulencë teknike në një procedurë konkurrence, duhet që minimalisht të ketë “eksperiencë të mëparshme në ofrimin e shërbimit të prokurimit jo më pak se 3 vjet, të ketë staf në këtë fushë me përvojë jo më pak se 5 vjet dhe staf të specializuar në fushën e prokurimit për të cilën zhvillohet procedura”.
Kompania Royal Haskoning është një firmë për projektime dhe konsulenca dhe nuk ka asnjë përvojë në fushën e prokurimeve. Por jo vetëm kaq, firma është në konflikt interesi pasi është kompania që ka bërë projektin e portit.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014, përcaktohet se autoriteti kontraktor duhet të shmangë kushtet e konfliktit të interesit për “konfliktin ndërmjet veprimtarive të konsulencës dhe prokurimit të mallrave, punëve ose shërbimeve”. Në këtë rast, operatori ekonomik i kontraktuar nga autoriteti kontraktor për mallra, punë ose shërbime për një projekt dhe secili prej anëtarëve të tij duhet të skualifikohet nga ofrimi i shërbimeve të konsulencës që lidhen me këto mallra, punë ose shërbime.
Pra konsulenti dhe shteti shqiptar skualifikuan kompanitë më të mëdha në botë.
Po çfarë ndodhi më pas?
Konsorciumi belgo-francez Jan de Nul dhe Vinci depozituan ankesë kundër vendimit të skualifikimit, duke pretenduar se arsyet për mosgjetjen e dokumentacionit për punimet e ngjashme të kryera në projektin “NRL – Echangeur & Digues; La Nouvelle Route du Littoral-La Réunion” nuk ishin të sakta.
Autoriteti Portual Durrës nuk pranon të jetë palë në shqyrtimin e kësaj ankese pranë Komisionit të Prokurimit Publik, pasi pretendon se kompania duhet të paguajë tarifën përkatëse për shqyrtimin e saj, sa 0.5% të fondit limit. Pra të paguajë 2 milionë euro që ankesa të merret në shqyrtim.
Në fund KPP vendos të mos e shqyrtojë ankesën.
Tashmë në garë për të dhënë ofertën ekonomike mbeten vetëm holandezët e Van Oord dhe kompania Archirodon. Por edhe Van Oord skualifikohet! Arsyeja? Licencat teknike të një kompanie me bazë në Holandë duhet të akreditohen dhe njihen nga institucionet shqiptare! Pra jemi ne që certifikojmë BE-në!
Tashmë në garë për të dhënë ofertën ekonomike mbeti vetëm një operator: Archirodon. Sa i takon ofertës financiare, kompania nuk kishte asnjë konkurrent!
Archirodon është një firmë me bazë në Qipro, filial i kompanisë greke Archirodon. Dega është krijuar në vitin 2017 dhe është e paqartë se çfarë dokumentesh ka dorëzuar firma për punime të ngjashme, të sajat apo të mëmës. Sepse nëse janë të kompanisë mëmë, ligji nuk e lejon! Kompania është raportuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si një firmë greke me seli në Holandë, çka rrit më shumë paqartësitë.
Në internet rezulton se shumica e aksioneve të Archirodon Qipro është në pronësi të një fondi arab, çka ngre shqetësime për sigurinë kombëtare të vendit, duke qenë se flitet për ndërtimin e portit tregtar më të madh në vend. Shqetësime që i ngriti në intervistën e fundit edhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Po jo vetëm z. Ahmetaj, por edhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë i dërgon një letër kryeministrit që kërkon anulimin e procedurës, ndërsa SPAK sekuestroi materialet e procedurës.
Duket se fituesi ishte paracaktuar edhe nga kjo deklaratë që bëri kryeministri Edi Rama më 9 mars, kur pritej të shpallej fituesi. Por tenderi të nesërmen u anulua, edhe pse siç tha kryeministri, ata që kërkonin frenimin e projektit nuk do t’ia dilnin!
Arsyeja? Kompania e vetme e mbetur në garë nuk dha ofertën financiare.
Mos kjo është një arsye që të rritet vlera e kostos së projektit?
Arsyet e vërteta ende nuk dihen, por do të mësohen pasi tenderi të zhvillohet sërish dhe të mësojmë emrin e fituesit./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikologji...
Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve t...
Rreth 2 muaj më parë, në media qarkulloi një lajm sipas të cilit një 31-vjeçare nga Mallakastra dyshohet se ka dhunuar vjeh...
Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u ...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në Kur...
Prishja e portit dymijëvjeçar të Durrësit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një marine turistike dhe rezid...
Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikologji...
Niku, 38-vjeç nga Tirana, është mashtruar me 220 mijë euro nga burri i hallës së tij, pas një marrëveshjeje për...
Pas 12 viteve në Siri, mes tmerrit të ISIS, luftës dhe kampeve të ferrit, Eva Dumani, tashmë 20 vjeçare, është kthye...
Një javë më parë “Piranjat” treguan historinë e ish-bashkëshortëve Leonard Marku nga Vau i Dejës dhe Gjovana...