INVESTIGIME

Nga dashuria në ferr/ Historia e një 38-vjeçareje të shkatërruar nga dhuna dhe përndjekja

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Mars 2026, 11:10
Nga dashuria në ferr/ Historia e një 38-vjeçareje të

Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikologjik të një gruaje. Një marrëdhënie ku viktima është nëpërkëmbur aq shumë, sa që nuk kishte më besim tek askush, madje as tek drejtësia.

Por rrëfimi i gruas 38-vjeçare, e cila në fillim njohu një partner ideal, të dashur dhe të përkushtuar, ama vetëm në fillim, pasi në pak kohë gjithçka për të u kthye në dramën më të madhe të jetës.

Ajo tregon se ka vazhduar një lidhje me Aleksandër Ndocin nga fundi i vitit 2018. Nga viti 2018 deri në 2019, nuk kanë pasur ndonjë raport shumë të afërt për arsye se ajo ishte jashtë shtetit në Europë, ndërsa ai në Angli. Ata u njohën në qytetin e Lezhës. Në fillim, ai ishte i sjellshëm, sepse më shumë kalonin kohë në telefon sesa personalisht. Pas një viti, bashkëjetuan për dy-tre muaj.

Ai ikte në Angli, ajo në Gjermani, Zvicër ose Europë. 2018–2020 kishte një raport shumë të mirë me të. Ai nuk e linte të dyshonte për asgjë dhe ishte shumë i kujdesshëm ndaj saj. Pra, një marrëdhënie që, pavarësisht distancave fizike të partnerëve, funksiononte mirë dhe nuk kishte shenja krisjeje. Por pas dy vitesh, kjo kartolinë e një çifti ideal do të merrte goditjet e para.

Marjana tregon se në vitin 2020 Aleksandri filloi të ndryshonte.

"Unë e zura me dikë tjetër, dhe nga aty filloi të bëhej më agresiv, edhe pse unë e shikoja vetë, ai nuk e pranonte që kishte lidhje. I thashë: 'Kush është kjo?' Ajo vajzë më tha që ai ishte fejuar me të. Në të njëjtën kohë që më kishte njohur mua, kishte njohur edhe atë."

Me bindjen se raporti dyvjeçar do të merrte fund aty dhe secili do të shkonte në punën e tij, pas dy-tre ditësh, në moment që dilte nga shtëpia, ai i del para dhe e nxirrte nga makina me dhunë, duke thënë: "Ti nuk do ndahesh, ne do jemi bashkë, se unë të dua."

Nga ky moment, sjelljet e Aleksandrit nuk kishin më lidhje me ato të personit të mëparshëm, të përkushtuar dhe të kujdesshëm.

Gjithçka u kthye në dhunë dhe imponim: "Do të qëndrosh me mua, se dua unë."

Marjana tregon se shpesh herë ai e thërriste te shtëpia e motrës: "Hajde, duhet me fol," por asnjëherë nuk kuptoheshin. Thjesht duhej të rrinte me të. Ajo mendonte se ai kishte gabuar, por do të ndryshonte, pasi kështu i thoshte.

Në këtë periudhë, familjarët e Marjanës nuk dinin asgjë për marrëdhënien. Në 2021, edhe pse nuk i kishte treguar familjes, vendosi t’i jepte një mundësi tjetër Aleksandrit dhe shkoi të jetonte me të në Angli, ku përmes shoqërisë së tij gjeti një italian për dokumentacionin. Pas gjashtë muajsh, ajo bashkëjetohej me Aleksandrin.

Ky ishte një shans i dytë për të rikthyer raportin e humbur. Por dy muaj më vonë, ai lëviz drejt Shqipërisë dhe e surprizon partneren me një lajm që do të përmbyste sërish botën e saj: Aleksandri kërkonte të manipulojë Marjanën për të mbajtur nën kontroll si të dy, ashtu edhe gruan tjetër me të cilën do të kishte fëmijë. Kjo "ofertë" nuk pranohet nga Marjana, gjë që acaroi raportin në çift.

Pavarësisht se ajo e pranoi lidhjen e tyre si diçka ilegale sipas kërkesës së tij, Aleksandri nuk ndalej me dhunën psikologjike dhe fizike. Marjana tregon se ai i jepte ilaçe pa dijeninë e saj, si Xanaks, duke e mbajtur të humbur dhe të varur. Çdo gjë që ai thoshte ishte kthyer në ligj për të, duke kontrolluar deri tek psikologu dhe psikiatri ku ajo duhej të drejtohej.

Dhuna psikologjike ishte kamufluar si përkujdesje, por ishte po aq e rrezikshme sa dhuna fizike.

Ai e kontrollonte gjatë gjithë ditës, duke verifikuar nëse kishte marrë ilaçet, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rezistuar. Çdo tentativë për t’u larguar përfundonte me dhunë dhe përndjekje.
Pritje, ndalesa të dhunshme në rrugë, takime që premtonin qetësi por përfundonin gjithmonë me dhunë.

Marjana vinte gjithmonë me çantë në shpinë për të ikur sa më larg, duke përjetuar bigami, përndjekje, presion psikologjik dhe dhunë fizike të vazhdueshme. Duke parë se situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe se policia nuk po merrte seriozisht çështjen, ajo bëri denoncimin në komisariatin e Rrëshenit.

Aleksandri e ndjek deri në Tiranë, ku Marjana ishte për një problem shëndetësor.

Policia nuk ndërhynte, përveç një drejtuesi që zgjidhte gjërat privatisht me telefon. Në këto kushte, Marjanës i duhej të shkonte në Tiranë për takim me përfaqësuesen ligjore, por aty del përsëri Aleksandri, duke kërcënuar të afërmit e saj.

Menjëherë njoftohet komisariati nr. 2 në Tiranë, dhe Aleksandri përfundon 72 orë arrest me burg, më pas arrest shtëpie. Marjana merr urdhër mbrojtjeje për një vit, vendim që nuk u respektua nga i dënuari, i cili e përndiqte edhe online.

Marjana i drejtohet DRVP Lezhë, ku bëhet edhe kallëzimi i radhës./piranjat news

Piranjat news Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan