I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në një situatë të vështirë që lidhet me të ardhmen e fëmijës që erdhi në jetë nga kjo martesë. Pas disa vitesh martesë, ky i fundit divorcohet me gruan e tij, ku gjykata vendosi që kujdestarinë t’ia lejë nënës, dhe menjëherë pas gjyqit ashtu ndodhi. Nëna e mori të voglin e saj, ndërkohë që babai do të duhej ta takonte sipas grafikut të caktuar.
Por Ahmeti thotë se ish-gruaja nuk kujdesej për fëmijën, duke ia lënë familjarëve të saj, edhe pse ka kujdestarinë ligjore.
Mund të jetë një zgjedhje personale e një gruaje të re, e cila nuk i detyrohet asnjë shpjegim ish-partnerit… Por kur në mes është një fëmijë, vetëm 3 vjeç, atëherë gjërat ndryshojnë. Nisur nga kjo situatë, kur për të voglin nuk kishte kush të kujdesej rregullisht, babai këmbëngul që ta marrë në shtëpinë e tij. Dhe ish-gruaja pranon pa asnjë hezitim.
Në letrën e firmosur, nëna deklaron se ia dorëzon fëmijën ish-bashkëshortit, babait të fëmijës, me të drejtë takimi sa herë që të mundet, e nga ana tjetër Ahmeti pranon të marrë fëmijën e tij e të kujdeset për të.
Në fakt, kjo shkresë bie në kundërshtim me vendimin e gjykatës të datës 2.11.2022, në të cilin babai ka të drejtën e takimit dhe detyrimin e pagesës ushqimore në favor të fëmijës, ndërsa nëna ka kujdestarinë e plotë ligjore.
Por për sa kohë ky vendim gjykate mbeti i shkruar vetëm në letër, dhe fëmija braktisej në mënyrë të vazhdueshme nga nëna, kushtet ndryshuan. Deri këtu duket se gjërat po shkonin siç babai donte. Nga njëra anë, nëna që nuk kishte mundësi të mbante fëmijën, dhe nga ana tjetër Ahmeti që shfaqte dëshirën dhe gatishmërinë për t’u kujdesur çdo ditë për të, për më tepër që i vogli është me aftësi ndryshe.
Dhe kur gjërat duket se u zgjidhën përfundimisht, lind një tjetër problem: mjekët refuzojnë t’i japin shërbim – një e drejtë që i jep kompetencë vetëm kujdestarit ligjor për të ndjekur vizitat dhe kurat e specializuara të fëmijës.
Dhe e vetmja kujdestare ligjore, në këtë rast, është nëna, e cila refuzon të japë kujdestarinë.
Ky hezitim i gruas, e cila nuk ishte kujdesur asnjë ditë për djalin e saj, madje e kishte dhënë menjëherë firmën duke shkarkuar çdo përgjegjësi, e ka detyruar Ahmetin që t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar ndryshimin e kujdestarisë ligjore. Por për shkak të zvarritjeve, që janë kthyer në normalitet në sistemin tonë gjyqësor, ky prind është i detyruar të presë deri kur gjykata të vendosë për kujdestarinë. Që do të thotë se deri atëherë, mjekët do të refuzojnë çdo përpjekje të babait për të vizituar dhe kuruar djalin e tij të sëmurë.
Sepse në një vend me demokraci funksionale, ligji prevalon mbi shëndetin e një fëmije.
Në këto kushte, kur në vizita kërkohet prania e kujdestarit ligjor dhe kur nëna e ka lënë të voglin tërësisht në duart e babait, ky i fundit i kërkon asaj që të nënshkruajë një akt noterial për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës.
Por, për çudi, përballet me refuzime të vazhdueshme.
Një nënë që me marrëveshje e ka braktisur fëmijën e saj, ndoshta edhe nga pamundësitë ekonomike, duket sot se po bëhet pengesë që i vogli të kryejë vizitat mjekësore. Ndaj vendosim ta takojmë vetë nga afër ish-gruan e re.
Kjo e fundit, që në takimin e parë me “Piranjat”, vendoset në siklet dhe kërkon të marrë fëmijën, edhe pse prej 2 vitesh e gjysmë kujdeset ish-burri i saj. Teksa përpiqemi ta bindim që të nënshkruajë një marrëveshje noteriale për t’ia kaluar kujdestarinë ish-burrit, kjo e fundit largohet, ndaj dhe Ahmeti detyrohet të bëjë një denoncim pranë Komisariatit të Elbasanit për braktisje ndaj të miturit.
Pavarësisht se ish-bashkëshortja, Jorida, kishte ardhur në takim vetëm për të parë djalin, që nuk e shihte prej shumë javësh, me praninë tonë aty, ndryshoi menjëherë strategji./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Evropa përjetoi këtë verë ditë të tëra ferri për shkak të flakëve që përfshinë shumë ven...
Situata që zbuluam në këtë familje është pak të quhet emergjente. Në bashkëpunim me autoritetet, Piranjat vendos&...
Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur ng...
Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marr&eum...
Në zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës, në garë nuk është vetëm një kandidat politik — por një em&eu...
Nga larg, delta e lumit Ishëm në bregdetin shqiptar të Adriatikut mund të duket si një peizazh i egër dhe i paprekur. Por nj&eum...
Kur të dhënat flasin vetë, heshtja institucionale bëhet alarmuese. Dy tendera miliona-eurosh të shpallur nga Drejtoria e Tensionit t&...
Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e së...
Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën ...
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...