Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Në vitin 2022 Altin Basha u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave drejtor i Teatrit Kombëtar. Në këto dy vite punë, duket se ai është siguruar që jo vetëm t'i japë teatrit, por edhe të marrë nga pak. Si përshembull në rastin e shfaqjes “Vojçek”, e miratuar nga bordi artistik në mars të vitit 2023, me regji të japonezit Kuniaki Ida. Për këtë shfaqje Altin Basha ka punësuar si skeongrafe dhe kostumografe bashkëshorten e tij, Iliriana Basha.
Ky është një konflikt i hapur interesi, por çifti artistëve janë kamufluar në mënyrën më të mundshme, sepse sipas dokumentave, Iliriana Basha nuk ka marrë asnjë pagesë për punën e saj, me pak fjalë ka bërë punë vullnetare. Mirëpo, në dosjen e shfaqjes më tej rezulton se zonja Iliriana ka kërkuar 12 milionë lekë për kostumet e aktorëve, edhe pse teatri ka një garderobë që mund të përdorej.
Por kostumografja duket se nuk ka përdorur asgjë nga garderoba dhe si përfundim veshjet e aktorëve janë paguar gati 11 milionë lekë. Por çudia më e madhe qëndron tek çmimet e veshjeve. Për pardesytë e aktorëve meshkuj janë paguar 500 mijë lekë, ndërsa për fustanet e aktoreve janë dhënë në disa raste nga 270 mijë lekë.
Njëri nga bashkëpunëtorët e çiftit Basha, rrobaqepësi Musa Fisniku, tha se ka punuar veshjet për shfaqjen në fjalë dhe se për një pardesy që Teatri Kombëtar ka paguar 500 mijë lekë, ai ua la "Piranjave" për 200 mijë lekë. Por nuk mbaron me kaq. Për këtë shfaqje, Altin Basha ka punësuar edhe dy persona nga rrethi i tij i të besuarve, si Ervis Saliasin dhe Benada Shutën. Këta dy persona kanë punuar për emisionin "Fustanella" të Altin Bashës, i pari si moderator dhe e dyta skenariste.
Benada Shuta është punësuar në shfaqjen "Vojçek" si make up artist (grimiere), por ndërkohë Shpresa Vasili, ish-grimiere e Teatrit Kombëtar, që tashmë ka dalë në pension tha për "Piranjat" se grimin tek kjo shfaqje e ka bërë e vetme. Po ashtu Benada Shuta ka dhe një aktivitet të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku shkruhet se vepron në këto fusha si skenariste, asistent regjisore, organizatore dhe producente ekzekutive, pra askund nuk shfaqet si make up artist. Por pavaresisht kësaj, ajo ka marrë katër milionë lekë si grimiere e shfaqjes "Vojçek".
Ndërkohë Altin Basha duket se ndonjëherë zgjat duart edhe nga Teatri Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Pavarësisht se është drejtor i Teatrit Kombëtar, ai ka vënë në skenën e eksperimentalit shfaqjen "E kuqe" dhe ka përfituar 24 milionë lekë fonde për këtë shfaqje. As këtu nuk ka munguar si skenografe dhe kostumografe bashkëshortja e tij, Iliriana. "Piranjat" i kërkoi Teatrit Eksperimental dosjen e plotë për këtë shfaqje, ku të saktësoheshin emrat e të gjithë të punësuarve, shtesat në buxhet, kostot për kostumografinë dhe rekuizitën, por ky informacion nuk iu vendos në dispozicion.
Shfaqja "E kuqe" ka pasur vetëm dy aktorë, Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj dhe për të janë vendosur në dispozicion një personel me thuajse 13 persona mes tyre kostumograf dhe asistent kostumograf, skenograf dhe asistent skenograf, regjisor për efekte audiovizuale, regjisor ndriçimi. Pavarësisht se për çdo shfaqje këto emra bëhen publikë, Teatri Eksperimental nuk e jep si informacion me justifikimin se nuk ka autorizimin për të dhënë të dhëna konfidenciale, duke lënë vend për dyshim se diçka po mbahet e fshehtë nga Altin Basha dhe Gjergj Prevazi, drejtori i eksperimentalit.
Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek". Ndër të tjera e revoltuar ajo u shpreh: "Për këtë fytyrën, kam punuar shumë edhe unë, edhe zoti Altin Basha, se kemi tre fëmijë dhe në vend që të shkojmë diku tjetër etë jetojmë si mbretër, kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vendin e ndyrë, të poshtër dhe mos me vjedh kurrë asnjë cent, mos me ngrit kurrë gishtin nga ne, sepse duam ata fëmijët me i rrit mirë".
ITALIA- Investigimi i një jave më parë në resortin me pesë yje në Shëngjin, atje ku janë akomoduar rreth 100 agjent&eu...
BALLSH- Historia e kësaj jave na ka dërguar në qytetin e Ballshit, ku u takuam me Ferjatin, jeta e të cilit do të ndryshonte pasdit&e...
Raporti i fëmijëve me internetin po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Lojrat e zhurmshme poshtë pallateve apo në parqe, j...
VLORË- Një histori sa e trishtë aq edhe e paimagjinueshme kjo e familjes Hoxhaj nga qyteti i Vlorës. Toni, 19 vjeç, i mbetur jetim ...
FIER- Mashtrimet online nuk kanë të sosur. Pre e tyre ka rënë Fatjona, 24 vjecarja nga Fieri, nënë e dy fëmijëve. &ld...
LEZHË- Investigimi i një jave më parë në resortin me pesë yje në Shëngjin, atje ku janë akomoduar rreth 100 agjen...
foto nga takimi ITALI- Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi në një postim në rrjetet e tij sociale ka b&e...
Fotinia, zonja 63 vjeçare nga qyteti i Vlorës rrezikon të nxirret nga shtëpia pas 15 vitesh, për shkak të një problemi q&...
SHKODRA- Ruzhdi Bajrakurtaj, 60-vjeçari shkodran, ish-punonjës Policie për rreth 30 vite, ka ndarë në emisionin Piranja histor...
HAS- Javën e shkuar ju treguam historinë e dashurië së Leonidës 18 vjeçe me Spektër Autik dhe Prapambetje Mendore t...