Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
BALLSH- Historia e kësaj jave na ka dërguar në qytetin e Ballshit, ku u takuam me Ferjatin, jeta e të cilit do të ndryshonte pasditën përvëluese të 18 Gushtit të këtij viti, kur dy banesat e tij, të ndërtuara me gjak dhe djersë nga puna e rëndë në emigrim do të përfshiheshin nga flakët. Shkak për këtë u bënë katër çisterna nafte, të cilat pa dijenë e tij ishin vendosur prapa shtëpisë së tij, dhe të kushëririt të tij, Si pasojë e zjarrit njëra nga banesat do të shkrumbohej plotësisht ndërsa tjetra do të pësonte dëmtime të rënda në taracën e saj. Por drama e këtij zotërie nuk do të përfundonte këtu.....
Pasi djegia e banesave do të shoqërohej me ecejaket e këtij 61 vjeçari për të vënë para drejtësisë shkaktarët e kësaj zjarrvënie me dëme të pallogaritshme. Por çfarë është bërë nga autoritetet për të ndihmuar këtë individ të ringrihet, pas këtij dëmi kolosal? Për fat të keq deri më tani asgjë, pasi institucionet i japin Ferjatit vetëm një përgjigje, ngjarja po hetohet. Dhe pse kjo e fundit është e mbuluar me mister, se kush fshihet pas 4 çisternave gjigande nafte.
Si ndodhi e gjithë kjo nën hundën e institucioneve? Si mundet që një person të montojë katër çisterna gjigande nafte, pa e ditur askush. Duke rrezikuar kështu jo vetëm banesat e Ferjatit, por jetën e të gjithë banorëve përreth?
Pasi dëgjuam rrëfimin e Ferjatit, u nisëm për të takuar personin që ka dhe një rol kyç në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për Oficerin e Policisë Gjyqësore në Ballsh, Aleksandër Veisllari. Ky i fundit mundohet të heqë çdo përgjegjësi nga vetja dhe të ia "pasojë topin" sa zyrës për shtyp në Policinë e Ballshit sa Prokurorisë së Fierit.
Ndërkohë një tjetër akuzë të fortë për mosveprim, Ferjati lëshon dhe ndaj zjarrfikëses së Ballshit, që sipas tij ka shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka zbatuar procedurat standarte. Gjatë përballjes që patëm me komandantin e Stacionit të Zjarrfikëses në Ballsh, Albes Zotaj u përballem që në fillim me një agresion nga ana e tij, por dhe e disa efektivëve zjarrfikes të pranishëm.
Zoti Zotaj, u kujdes të përjashtonte përgjegjësinë nga ana e institucionit të tij, por në një moment, bie vetën në "gropën" e tij, pasi deklaron se në asnjë moment ai dhe ekipi që shkoi në shtëpinë e Ferjatit ditën e zjarrit, nuk kanë konstatuar çisternat e naftës. Kjo deklaratë është pak të thuhet papërgjegjshmëri, sepse një rast i tillë zjarri mund të sillte edhe shpërthime që mund të rrezikonin seriozisht jetën e efektivëve që ai drejton. A nuk duhej që në momentin kur kanë mbërritur në vendngjarje të informoheshin se me çfarë situate kishin të bënin?
Por në këtë ngjarje ka edhe një personazh tjetër, mjaft interesant. Ai është kushëriri i Ferjatit, Myzafer Tato, i cili i ka shitur shtëpinë dhe tokën, personit enigmatik që kishte instaluar brenda çisternat e naftës. Bëhet fjalë për Ermir Canin, i cili sipas Myzaferit jeton jashtë Shqipërisë, por ama biznesnin e ka ndërtuar këtu, dhe jo një biznes dosido, por me një rrezikshmëri të lartë, duke rrezikuar kështu dhe jetën e njerëzve.
Mbetet në dorën e institucioneve që zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të çojnë para drejtësisë personat përgjegjës./Piranjat.al
Raporti i fëmijëve me internetin po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Lojrat e zhurmshme poshtë pallateve apo në parqe, j...
VLORË- Një histori sa e trishtë aq edhe e paimagjinueshme kjo e familjes Hoxhaj nga qyteti i Vlorës. Toni, 19 vjeç, i mbetur jetim ...
FIER- Mashtrimet online nuk kanë të sosur. Pre e tyre ka rënë Fatjona, 24 vjecarja nga Fieri, nënë e dy fëmijëve. &ld...
LEZHË- Investigimi i një jave më parë në resortin me pesë yje në Shëngjin, atje ku janë akomoduar rreth 100 agjen...
foto nga takimi ITALI- Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi në një postim në rrjetet e tij sociale ka b&e...
Fotinia, zonja 63 vjeçare nga qyteti i Vlorës rrezikon të nxirret nga shtëpia pas 15 vitesh, për shkak të një problemi q&...
SHKODRA- Ruzhdi Bajrakurtaj, 60-vjeçari shkodran, ish-punonjës Policie për rreth 30 vite, ka ndarë në emisionin Piranja histor...
HAS- Javën e shkuar ju treguam historinë e dashurië së Leonidës 18 vjeçe me Spektër Autik dhe Prapambetje Mendore t...
FIER- Rasti i sotëm na dërgon në Fier, për tu takuar me Marjana Tankun, një grua e ve që i duhet të bëjë rol...
Dy vjet më parë Ministria e Mbrojtjes mori një nismë, e cila synoi të krijojë një paketë sociale për ushtarak&eum...