The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...

Një tjetër procedim penal është regjistruar ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherazi dhe Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-vartësit të saj, tashmë deputet i PS, Ceno Klosi
Emërimi i Ceno Klosit në krye të Drejtorisë së Tatimeve më 22 tetor 2021 hap një sërë pikëpyetjesh ligjore dhe etike. Dokumentet e siguruara nga “Piranjat News” lidhur me kompaninë britanike “FIRST BAR LIMITED” tregojnë një situatë të papajtueshme me detyrën publike që ai mban, duke ngritur dyshime të forta për konflikt të vazhdueshëm interesi që nga koha e marrjes së postit e deri sot.
Bizneset e padeklaruara jashtë vendit
Që prej janarit 2019, kur Klosi ishte ende në krye të AKUM-it, ai rezulton të ketë qenë aksioner me 33% në “FIRST BAR LIMITED”, një shoqëri private në Londër që operon në sektorin e shërbimeve ushqimore. Pavarësisht detyrimit ligjor për deklarim të plotë, ai ka përmendur vetëm pjesën e aksioneve, duke mos zbuluar detaje të tjera thelbësore për aktivitetin, financat dhe detyrimet e kësaj kompanie.
Hetimi i gazetarëve ka zbuluar se kompania ka përfituar kredi, ka marrë hua dhe ka krijuar fonde likuiditeti pa u reflektuar kurrë në deklarimet e Klosit pranë institucioneve shqiptare. Ky fakti bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 138/2015, i cili i obligon zyrtarët e nivelit të lartë të deklarojnë me vetpërgjegjësi çdo pasuri e burim të ardhurash përpara se të marrin detyrën.
Transaksionet financiare të fshehura
Sipas të dhënave zyrtare britanike, më 5 maj 2020 “FIRST BAR LIMITED” ka përfituar 50 mijë paund kredi nga programet mbështetëse të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar gjatë pandemisë. Megjithatë, në deklarimin fillestar të pasurisë së Klosit pranë ILDKPKI-së në vitin 2021, kjo kredi nuk figuron. Për më tepër, për të njëjtën kompani rezultojnë edhe qindra mijëra paund borxhe dhe hua nga subjekte të paidentifikuara, të cilat nuk janë deklaruar asnjëherë.
Për vitin 2020, bilanci i kompanisë paraqet rreth 157 mijë paund detyrime, të cilat rriten në 200 mijë paund në vitin 2021 pas marrjes së kredive bankare. Në formularët zyrtarë ndodhet mangësi edhe më e rëndë: mungon deklarimi i fondit të përbashkët të aksionerëve prej 120 mijë paund.
Konflikti i interesit me funksionin publik
Pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve nuk përputhet me faktin që Klosi vazhdon të zotërojë aksione në një kompani të huaj të regjistruar si biznes aktiv. Ligji nr. 9920 për Procedurat Tatimore ndalon qartë që punonjësit e administratës tatimore të kenë kompetencë për vlerësimin apo kontrollin e subjekteve me të cilat ata vetë janë të lidhur financiarisht.
Dokumentet e siguruara nga “Piranjat News” tregojnë se ai është ende aksioner tek “FIRST BAR LIMITED”, duke mos qenë asnjëherë tërhequr prej saj, pavarësisht se ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesave ia ndalon mbajtjen e aksioneve në shoqëri tregtare kur funksioni publik lidhet drejtpërsëdrejti me trajtimin dhe mbikëqyrjen e tyre.
Mosheqja dorë nga aktiviteti privat e bën konfliktin e interesit jo vetëm momental, por të vazhdueshëm.
Kompania tjetër e fshehur
Hetimi ka zbuluar edhe një shoqëri të dytë të lidhur me të, “RCR BARS LIMITED”, ku Klosi ka qenë njëkohësisht administrator dhe aksioner, në bashkëpronësi me të njëjtët ortakë të “FIRST BAR LIMITED”. Kjo kompani është krijuar në janar 2019 dhe është mbyllur vetëm 4 muaj më vonë, pa publikuar asnjë bilanc financiar. Edhe në këtë rast ngrihet pyetja nëse shoqëria është deklaruar apo jo pranë autoriteteve shqiptare në kohën kur Klosi ushtronte detyrën në OSHEE./Piranjat News





Jemi në Razëm, aty ku na pret Marije Qarri, një zonjë e cila me mund dhe sakrifica ka blerë një tokë në Alpet magjike ...
Në këtë format kemi hasur histori që asnjëra nuk ngjan me tjetrën dhe kemi takuar njerëz që padrejtësitë i k...
Prokuroria e Posaçme, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë...
Një javë më parë, Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtor i firmës Salillari, ...
Të enjten, më 20 nëntor 2025, zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u pezul...
Në veri të vendit, në Fushë-Arrëz, “Piranjat“ udhëtojnë për të parë nga afër shkatërri...
Ky individ që po lutet në heshtje në hollin e Bashkisë Shkodër, është kantautori Vlashent Sata, ose siç e njohim ne ...
Një histori mashtrimi dhe shantazhi virtual ka prekur një vajzë 17-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi. Xhesika tregon se gjit...
28-vjeçari me origjinë nga Shkodra ishte mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit italian Guido Bertola, me të cilin kishte udhëtua...
Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si m...