Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

Në kohët moderne, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin. Rrjetet sociale kanë bërë të mundur që individë nga vende të ndryshme të botës të njihen, të komunikojnë dhe, në disa raste, të krijojnë lidhje të thella emocionale, madje edhe lidhje dashurie. I njëjti është edhe rasti i kësaj zonje, e cila para 5 viteve ka njohur një djalë në rrjete sociale. Pas një disfate të parë, zonja, me shpresën se do të rinisë një jetë të re me Labinotin, investoi në këtë marrëdhënie edhe pse në distancë.
Kjo pamundësi për t’u takuar ishte për shkak të dokumenteve jo të sakta në shtetin irlandez, që e kufizonin 40-vjeçarin për të udhëtuar drejt shteteve të tjera, e në këtë rast për të takuar të dashurën e tij prej 3 vitesh. Çdo gjë ecte shumë mirë, komunikimet e tyre ishin të përditshme, derisa në një moment kjo lidhje pëson një krizë. Labinoti i tregon të dashurës së tij virtuale për një vizitë në Kosovë, te familjarët e tij.
Por lidhja e re duket se Labinotit nuk i ka ecur, pasi ai sërish rikthehet pas dy muajsh te zonja.
Një sjellje e çuditshme e këtij zotërie, e cila nga sot e nesër pësoi ndryshime, por pa një arsyetim. Teksa zonja e re vendosi të shkëpusë marrëdhëniet me Labinotin dhe të marrë në kontroll jetën e saj, ky i fundit, nga ana tjetër, nis të shqetësojë 45-vjeçaren pas disfatës së radhës që mori nga ish-partnerja prej dy muajsh. Pas përfundimit të lidhjes së tyre, partneri nuk ka pranuar të tërhiqet, duke nisur një armatë të plotë presionesh psikologjike, kërcënimesh dhe ndërhyrjesh të qëllimshme në jetën personale të zonjës. E gjitha kjo për të ushtruar frikë dhe kontroll mbi të.
Këtu duhet të sqarojmë se zonja dhe Labinoti nuk janë takuar asnjëherë të vetëm. Megjithëse duket sikur ai kërkon rikthimin, 40-vjeçari nuk merr hapa konkrete për të takuar ish-partneren apo për t’u përballur me situatën. E vetmja gjë që di të bëjë më së miri janë kërcënimet.
Eh, mor Zot, po të lutem... Eh, mor Allah, po të lutem... Më dëgjo njëherë në jetën tënde. Merrja dy kalamajtë, se ma ka djegur zemrën, ma ka djegur. Eh, mor Allah, ma ka djegur zemrën. Merrja! Le t’i varrosë. Me dy duart e saj.
A mundet një baba që të mallkojë një nënë me humbjen e fëmijëve të saj? Ku kanë mbetur ndjenjat dhe instinkti prindëror?
O të vdektë familja. O të vdektë familja në aksident! Eh, mor Allah...! Në aksident të vdektë familja!
Deklaratat e Labit janë nga të gjitha drejtimet, duke përdorur çdo formë e mënyrë për ta shantazhuar dhe vënë përpara përgjegjësisë zonjën e re.
Këtu duhet të sqarojmë diçka. Gjatë kohës që të dy partnerët kanë qenë në lidhje, Labinoti ka bërë një tatuazh si simbolikë të dashurisë së tyre. Por kjo gjë nuk ka ndodhur nga zonja. Ai, me zemërim, e cilëson mosrealizimin e tatuazhit si tradhti ndaj tij. Sakaq, ai arrin deri aty sa problemet shëndetësore i përdor si argument për të tërhequr zonjën. Madje ai arrin deri aty sa akuzon zonjën për tradhti, në një kohë kur të dy kanë qenë të ndarë.
Pas akuzave për tradhti, Labinoti nuk ndalet. Kërcënon motrën se do të kontaktojë me vëllain dhe familjarë të tjerë të saj.
Në këto kushte, ku situata sa vjen e rëndohet, kontaktojmë vetë me Labinotin, i cili aktualisht ndodhet në Irlandë.
Labinoti, që në nisje të bisedës, sërish akuzon ish-partneren virtuale për tradhti nga ana e saj. 40-vjeçari përpiqet me çdo kusht të na tregojë për sakrificat që ka bërë për zonjën, madje sa arrin aty të thotë se është i sëmurë me kancer.
Labinoti vazhdon të jetë i paqartë në atë që shpreh, aq sa edhe për të kuptuar pasojat e veprimeve të tij. Teksa përpiqemi të bëjmë Labin të arsyetojë, situata duket paksa e vështirë, pasi zhgënjimi dhe lëndimi i tij karshi zonjës është i dukshëm, por kjo nuk do të thotë të prishë qetësinë e saj me forma shantazhi dhe përndjekje./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një 75-vjeçar nga Kuçova është ankuar në emisionin “Piranjat”, pasi është mashtruar nga miku i tij, Ar...
“Piranjat” rrëfyen sot historinë e Bajram Ganollit, 69-vjeçarit nga fshati Pojan i Maliqit, i cili prej gjashtë vitesh b&eum...
Në Shqipërinë tonë, ku ende patriarkalizmi shitet si traditë dhe burrat kanë autoritetin absolut në familje, shumë his...
Dy vite më parë, emisioni investigativ “Piranjat”, në bashkëpunim me aktorin Florjan Binaj dhe laboratorin italian “Neot...
Jemi në Paskuqan, aty ku vitet e fundit pallate e komplekse banimi kanë nisur të ndërtohen e shtohen çdo vit, duke mbirë ashtu...
Pas disa ditësh investigime të thelluara, “Piranjat”, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, kapën në mes të...
"Unë besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do të na vënë në pozitë të vështirë për të...
Disa ditë pas investigimit të emisionit “Piranjat” për pikën e paligjshme të gazit, në fshatin Suk 1 në Roskove...
“Piranjat” vazhdojnë misionin për të luftuar krimin, korrupsionin, padrejtësitë dhe imoralitetin në Shqipëri. ...
Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në një situatë të ...