Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Policia e Kosovës ka nisur që të mbledhë informacione lidhur me keqpërdorimet e mundshme të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut, thanë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
“Policia është duke grumbulluar informacione lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Njoftimi vjen dy ditë pasi Kosova organizoi rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Sipas rezultateve preliminare, kjo komunë do të shkojë në balotazh.
Diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë për kryetarë komune, Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje, është shumë e vogël.
Për këtë komunë ka pasur dallime mes sondazheve fillestare, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prandaj, më pas në opinion janë shfaqur pretendime për keqpërdorime të mundshme të votave.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili njëherësh është kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, një ditë pas zgjedhjeve ftoi organet e drejtësisë që të nisin hetime lidhur me exit poll-et e publikuara për zgjedhjet.
Mirëpo, Kurti u kritikua nga pjesëtarë të shoqërisë civile për këtë deklaratë.
Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, shkroi në Facebook se është “i pasaktë” deklarimi i Kurtit se publikimi i sondazheve ishte ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke argumentuar se ato u publikuan pas përfundimit të votimeve.
Kusari u bëri thirrje organeve të ndjekjes që “të qëndrojnë sa më larg idesë të hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit poll-e”.
Ajo tha se këto kompani të sondazheve duhet të paguajnë “me kredibilitet, ashtu siç duhet të paguajnë me kredibilitet moderatorët e emisioneve që na kanë ofruar informacione të pasakta, sidomos nëse i angazhojnë përsëri të njëjtat kompani”.
Ndryshe, KQZ-ja ka thënë se beson që gjatë kësaj jave do të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet lokale.
Mësuesja Shqipe Muja nga Istogu, e cila garoi si kandidate e pavarur për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit, mori vetëm 9 v...
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se rreth 60 autobusë do të nisen nga qytete të ndryshme...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar dje me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marco Perestrello, gjatë...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë me një homazh në Qendr...
Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës ka reaguar pas akuzave të ish-deputetit Danush Ademi, i cili pretendoi se ishte sulmuar fizikisht n...
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, ka denoncuar një sulm fizik ndaj tij të ndodhur gjatë ditës së zgjedhjeve...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, votimi i personave me nevoja të...
Një rast i rëndë dhune është regjistruar të dielën në fshatin Dubravë të komunës së Ferizajt, ku i...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se për shkak të problemeve me internet, procesi i numërimit të votave...
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, me akuza për kërcënime dhe shkelje të hapësirës ajrore. Ekspert&e...