
Policia e Kosovës sekuestroi armë zjarri, municion dhe pajisje të tjera në tri raste të ndara në komunën e Zubin Potokut.
Fillimisht, gjatë kontrollit në një objekt që shërbente si stallë për ushqimin e bagëtive, u gjetën e sekuestruan një armë zjarri, pesë karikatorë për armë të gjata me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe pajisje ndriçuese me bateri.
Në një tjetër kontroll, po në një objekt të ngjashëm në të njëjtën komunë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të përshtatshëm për atë armë si dhe 254 fishekë për armë të gjata.
Ndërkohë, në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë zbuluar një pushkë me bajonetë, 11 fishekë për të njëjtën armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë, rreth 200 gramë barut si dhe rreth dy kilogramë sfera metalike të destinuara për mbushjen e municionit.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha provat materiale janë sekuestruar, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë nga njësitë kompetente policore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
19 Qershor23:35
Kroacia do të rrisë forcat ushtarake në Kosovë
Kroacia ka sinjalizuar rritjen e pranisë së saj ushtarake në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR), në kuadër të rishikimev...
KOSOVA
19 Qershor14:21
Gërvalla kritikon kushtet e LDK-së: Negociatat nuk nisin me ultimatum për projektin e gazit amerikan!
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka pohuar se qeveria ka diskutime me ShBA-në rreth çështjes së...
KOSOVA
18 Qershor12:57
Nis rinumërimi i votave në 185 vendvotime
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka filluar zbatimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimi...
KOSOVA
17 Qershor23:49
Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës
Parlamenti Evropian më shumicë e ka miratuar të mërkurën në Bruksel raportin për Kosovën.
Dokumenti shpreh mb&eum...
KOSOVA
17 Qershor23:22
Gabimi në Instagram që “rrëzoi” mbretin e arratisë pas dy dekadash
Në vitin 2002, një i burgosur u arratis nga Burgu i Dubravës dhe u zhduk pa lënë gjurmë.
Për 24 vjet me radhë, ai sfido...
KOSOVA
17 Qershor18:14
GJK ‘trazon’ RMV/ Shfuqizon vendimin e Komunës së Tetovës për emrat e rrugëve
MAQEDONI E VERIUT- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka shfuqizuar një vendim të Komunës së Tetovës, duke ...
KOSOVA
17 Qershor10:40
Vetëvendosje siguron edhe ulësen e 53-të në Kuvend, LDK-ja humb një
Kur kanë mbetur vetëm edhe tetë kuti votimi për t’u numëruar nga votat me postë, Lëvizjes Vetëvendosje i ës...
KOSOVA
17 Qershor09:16
Pas 27 vitesh pa pagesë, veriu i Kosovës hyn në sistemin e faturimit të ujit!
Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar pa u faturuar. Tani...
KOSOVA
16 Qershor23:30
Vetëvendosje thellon rezultatin, siguron edhe një mandat deputeti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e partive politike ndërkohë që po numërohen votat me postë.
Lë...
KOSOVA
16 Qershor10:39
SHBA-ja paralajmëron ndryshime në kontributin e saj në misionin e NATO-s në Kosovë
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në kuadë...