KOSOVA

Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Tetor 2026, 21:20
Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e

Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “edhe një dëshmi tjetër e qartë” se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte "planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë".

Kështu ka deklaruar Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë (REL), duke iu referuar sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të vendit, në shtator të vitit 2023, gjatë të cilit u vra një polic. Radoiçiq e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi.

Radoiçiq, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe i cili është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, u pa më 9 tetor në një tubim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc, sipas pamjeve të publikuara nga televizioni në Beograd, N1.

Në pamjet e xhiruara dhe të publikuara nga televizioni N1 në Serbi, Radoiçiq shihet pranë djalit të Vuçiqit, Danilos, para sallës ku u mbajt tubimi zgjedhor në Kragujevc.

Në të njëjtin tubim ishte i pranishëm edhe djali i Vuçiqit, Danillo.

Sipas Qeverisë së Kosovës, pamjet ku Radoiçiq shihet pranë djalit të Vuçiqit, "do të duhej të ishin alarm për BE-në dhe vendet e tjera perëndimore".

“Milan Radoiçiq jo që nuk dorëzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbisë për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë sonë, lëre që nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoqëron dhe e siguron djalin e presidentit atje”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Partisë Përparimtare Serbe për koment lidhur me praninë e Radoiçiqit në tubimin në Kragujevc, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ekspertja e pavarur e çështjeve të sigurisë, Maja Bjellosh, vlerëson se prania e Radoiçiqit në tubimin zgjedhor të SNS-së, përkrah Danillo Vuçiqit, kishte për qëllim “frikësimin e kundërshtarëve politikë”.

“Para së gjithash, synimi ishte të frikësoheshin mbështetësit e Listës Studentore. Njëkohësisht, kjo dëshmon lidhjet politike dhe mbrojtjen që zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe familja Vuçiq i ofrojnë një personi të dyshuar për përfshirje në organizimin e grupit që kreu vrasjen e [politikanit serb] Oliver Ivanoviq dhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë”, thotë Bjellosh për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, Lista Studentore “Studentët fitojnë” konsiderohet rivalja kryesore e Partisë Përparimtare Serbe.

Kjo listë ka dalë nga lëvizja studentore kundër Qeverisë, e cila prej pothuajse dy vjetësh organizon protesta në mbarë Serbinë, duke i akuzuar autoritetet për “korrupsion dhe rrënim të institucioneve”.

Kjo nuk është hera e parë që persona të përfshirë në aktakuzat e institucioneve të Kosovës shfaqen në afërsi të Aleksandar Vuçiqit, në mbështetje të tij.

Një hulumtim i mëparshëm i Radios Evropa e Lirë kishte zbuluar se në mesin e një grupi personash që qëndronin pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë, së bashku me pjesëtarë të Brigadës Policore, ishte edhe Vladimir Vuçetiq.

Ai është një nga 45 personat që Prokuroria e Kosovës i akuzon për sulmin në Banjskë.

Milan Radoiçiq e ka pranuar se ishte në krye të grupit të armatosur serb që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Gjatë sulmit u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbimin e mëvonshëm të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.Pas sulmit, Radoiçiq dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ishte themeluar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe Aleksandar Vuçiqit.

Kosova e ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit, ndërsa Beogradi zyrtar i ka mohuar këto akuza.

Nga 45 personat e akuzuar për sulmin në Banjskë, tre janë dënuar nga drejtësia e Kosovës. Të akuzuarit e tjerë, përfshirë Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në arrati. Besohet se të gjithë ndodhen të lirë në Serbi.

Në Serbi ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë lidhur me sulmin në Banjskë, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, si dhe premtimeve të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq se përgjegjësit do të ndiqeshin penalisht.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të mësuar se në çfarë faze ndodhet hetimi për rastin e Banjskës, nëse hetimet ndaj Radoiçiqit vazhdojnë dhe nëse mbetet në fuqi masa që e detyron atë të paraqitet në polici dy herë në muaj.

Përgjigjja ende nuk ka mbërritur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga sulmi në Banjskë ka refuzuar dialogun në nivel të lartë politik me Serbinë, derisa Radoiçiq të ndiqet penalisht dhe t'i dorëzohet drejtësisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Bashkimit Evropian për koment lidhur me praninë e Radoiçiqit në tubimin e organizuar nga SNS-ja, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Në përvjetorin e tretë të sulmit në Banjskë, BE-ja kishte bërë thirrje që përgjegjësit të përballeshin me pasojat ligjore, duke shprehur keqardhje që Serbia nuk kishte ndërmarrë ende hapat e nevojshëm për t'i arrestuar dhe ndjekur penalisht personat që ndodhen në territorin e saj.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian kishte konfirmuar se përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e kishte ngritur këtë çështje gjatë takimit me Aleksandar Vuçiqin, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në fund të qershorit të këtij viti, Aleksandar Vuçiq, atëkohë president i Serbisë, kishte deklaruar se Milan Radoiçiq nuk është kriminel dhe se fletarrestimi ndaj tij nuk ishte lëshuar për shkak të veprimtarive kriminale, por për shkak të Kosovës.

Në atë periudhë, në publik kishin qarkulluar informacione se Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, i ruante Xhandarmëria serbe.

Autoritetet serbe i kishin mohuar këto pretendime.

Vuçiq e ka përshkruar më herët Radoiçiqin si “luftëtar për liri”, duke thënë se ai “nuk është engjëll”, por se është i gatshëm “të luftojë për popullin serb në Kosovë”.

Përveç sulmit në Banjskë, Radoiçiq është lidhur nga autoritetet e Kosovës edhe me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ndaj tij janë lëshuar gjithsej pesë fletarrestime në Kosovë, ndër të tjera për vendosjen e barrikadave në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, në vitin 2022, si dhe për frikësimin e dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, që lidhet me korrupsionin dhe ndërtimet e paligjshme.

Në prill të vitit 2025, Kosova lëshoi një tjetër fletarrestim ndaj Radoiçiqit, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në rajonin e Gjakovës.

Më 6 gusht 2026, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999./Rel

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje