
Gjatë verës lëkura i nënshtrohet stresit të madh nga dielli, temperaturat e larta dhe dehidratimi, çka shpesh shkakton tharje, njolla, hiperpigmentim, humbje të elasticitetit dhe përshpejtim të plakjes. Pas përfundimit të sezonit, shumë persona vërejnë se lëkura e tyre duket e lodhur dhe ka nevojë për rikuperim.
Doktoreshë Shqipe Sheta, në një intervistë për Bebja.com, shpjegon se si mund të rikthejmë shëndetin e lëkurës përmes një rutine të përshtatur me hidratim, antioksidantë dhe mbrojtje me SPF gjatë gjithë vitit, si dhe trajtime profesionale si mezoterapia, skinbooster, peeling apo biostimulues.
Ajo tregon edhe kur lëkura konsiderohet e shëndetshme, cilat janë sinjalet që tregojnë nevojën për trajtim dhe kur duhet konsultuar mjeku, duke theksuar rëndësinë e planit të personalizuar sipas nevojave individuale.
1. Cilat janë dëmtimet që mund të marrë lëkura gjatë verës?
Dielli, temperaturat e larta dhe dehidratimi mund të shkaktojnë tharje, njolla, hiperpigmentim, humbje të elasticitetit dhe përshpejtim të plakjes së lëkurës.
2. Pas përfundimit të verës, si mund të kujdesemi për një lëkurë të shëndetshme?
Duhet të rikthejmë një rutinë të përshtatur, me hidratim, antioksidantë dhe SPF gjatë gjithë vitit. Në varësi të nevojave, mund të bëjmë edhe trajtime profesionale si mezoterapia, skinbooster, peeling apo biostimulues.
3. Kur mund të themi që lëkura është e shëndetshme?
Kur është e hidratuar, me barrierë të mirë mbrojtëse, pa irritime apo inflamacion të vazhdueshëm dhe me teksturë relativisht të njëtrajtshme.
4. Si ta kuptojmë që lëkura ka nevojë për trajtim?
Kur shfaqen thatësi, skuqje, akne, njolla, pore të theksuara, teksturë jo të njëtrajtshme ose humbje elasticiteti. Këto janë sinjale që lëkura ka nevojë për një vlerësim.
5. Kur duhet t’i drejtohem mjekut?
Kur problemi është i vazhdueshëm, përkeqësohet ose nuk përmirësohet me kujdesin në shtëpi. Mjeku përcakton shkakun dhe trajtimin më të përshtatshëm, qoftë dermatologjik apo dermoestetik.
6. Mund të na tregoni një përvojë pacienti?
Një paciente erdhi pas verës me lëkurë të dehidratuar, njolla dhe pamje të lodhur. Pas vlerësimit, krijuam një plan të personalizuar me skinbooster, mezoterapi dhe kujdes në shtëpi. Rezultati ishte një lëkurë më e hidratuar, më e njëtrajtshme dhe më e freskët. Për mua, çdo trajtim duhet të personalizohet sipas nevojave të lëkurës./Bebja.com
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
26 Gusht09:06
Çfarë është phubbing? Zakoni teknologjik që po dëmton në heshtje marrëdhëniet
Ndërsa gjurmët tona digjitale rriten, pyetjet në lidhje me privatësinë digjitale dhe zakonet teknologjike po bëhen më t&eum...
LIFESTYLE
26 Gusht06:58
Horoskopi/ 'Turbullira' në dashuri, financa dhe miqësi. Kjo shenjë do të ketë një shpatull ku të mbështetet kur të zhgënjehet
Një ditë me ritme të ndryshme për 12 shenjat e zodiakut, ku puna, financat, dashuria dhe miqësitë marrin vëmendje sipas poz...
LIFESTYLE
25 Gusht23:47
A mund të ndihmojnë pijet me elektrolite shëndetin e veshkave?!
Pijet me elektrolite mund të ndihmojnë në rikthimin e lëngjeve dhe elektroliteve pas një stërvitjeje intensive ose pas një pr...
LIFESTYLE
25 Gusht14:25
Përshkoi Australinë me skuter pa motor, 57-vjeçari përfundon aventurën epike pas 4,500 kilometrash
Një britanik 57-vjeçar ka përfunduar një udhëtim spektakolar prej rreth 4,506 kilometrash, përmes Australisë, duke pë...
LIFESTYLE
25 Gusht13:53
Pse nuk i kujtojmë vitet e para të jetës? Shkencëtarët zbulojnë misterin e “amnezisë së fëmijërisë”
Harrojmë njerëzit, ngjarjet, madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë. Amnezia e fëmijërisë është paaft&eum...
LIFESTYLE
25 Gusht11:28
Nga kafeja e ftohtë te bakri i errët, 6 nuancat perfekte për fundin e verës
Fundi i verës është ajo periudha kur të lind dëshira për të ndryshuar diçka te flokët, por jo domosdoshmër...
LIFESTYLE
25 Gusht11:02
Sa minuta ecje në ditë duhen për të përmirësuar shëndetin? Ekspertët japin objektivin më realist
Ideja se duhet të bëjmë patjetër 10 mijë hapa në ditë është përhapur prej dekadash, por kjo shifër nuk ...
LIFESTYLE
25 Gusht06:59
Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi: Në dashuri ndizet pasioni, por shmangni xhelozinë. Në punë organizoni financat dhe projektet.
Demi: Ditë shumë e mir&eum...
LIFESTYLE
24 Gusht23:51
Kafeja mund të ndikojë në përthithjen e hekurit në trup?! Habit studimi
Kafeja mund të jetë pjesë e rutinës suaj të mëngjesit, por nëse po merrni suplemente hekuri, mund të duhet të rishq...
LIFESTYLE
24 Gusht23:17
VIDEO/ Misteri i njerëzve “urith” që dalin nga pusetat
Një video e re tregon tre burra me fenerë në kokë duke dalë nga një pusetë në New York City, vetëm pak hapa larg St...