Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur një deklaratë për mediat ku i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumani. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpeh se Dumani u pyet disa herë në lidhje me veprimet procedurale hetimore që po ndiqen për mega aferën e inceneratorit Tiranë. Më tej shtoi se Dumanit i’u kërkua të sqaronte qytetarët shqiptarë a ka patur apo jo masa të reja shtrënguese për këtë mega aferë.
Ai më tej shtoi se kreu i SPAK vendosi të mos përgjigjej, por mbi të gjitha ironizoi Deputetët duke u thënë se ju jeni kallëzuesit dhe mjafton të dërgoni një kërkesë për informacion dhe do i’u vihet në dispozicion. Këlliçi shtoi se i’u sot drejtua zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, ku i ka kërkuar të disa dhëna. Gjithashtu ai ka listuar edhe pyetjet të cilat i ka drejtuar SPAK ndër të cilat edhe pyetjen: a është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:
Të nderuar qytetarë, Ditën e djeshme, në një seancë maratonë, deputetët e Partisë Demokratike, përreth 4 orë, kanë pyetur Drejtuesin e SPAK Altin Dumanin, në lidhje me hetimet e aferave më të mëdha korruptive në vend.
Z, Dumani u pyet disa herë në lidhje me veprimet procedurale hetimore që po ndiqen për mega aferën e inceneratorit Tiranë. Z. Dumani i’u kërkua të sqaronte qytetarët shqiptarë a ka patur apo jo masa të reja shtrënguese për këtë mega aferë.
Drejtuesi i SPAK vendosi të mos përgjigjej, por mbi të gjitha ironizoi Deputetët duke u thënë se ju jeni kallëzuesit dhe mjafton të dërgoni një kërkesë për informacion dhe do i’u vihet në dispozicion.
I pyetur nga Deputetja Elda Hoti, jo për opinionet e saja, por për të gjitha konstatimet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për mos hetimin e aferës tjetër korruptive të Grupit të Strukturuar Kriminal të drejtuar nga Erion Veliaj 5D Konstruksion, Altin Dumani me mbështetjen e veçantë të Ermonela Felajt, tentoi të bllokonte pyetjet dhe në fund vendosi të mos përgjigjej.
Konstatimet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Altin Dumani i cilësoi fyerje ndaj punës së tij dhe në këtë rast sërish z. Dumani kërkoi shkresë zyrtarë nga kallëzuesi.
Të nderuar qytetarë, Në cilësinë e kallëzuesit të kësaj vjedhje të pashembullt në Bashkinë Tiranë, i’u drejtova sot zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, ku i kam kërkuar të dhënat si më poshtë:
1- A janë vlerësuar nga ju konstatimet dhe vlerësimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit? (vlerësime të cilat ditët në vijim do ti bëjmë publike për të gjithë qytetarët)
2- A është identifikuar Titullari i Autoritetit Kontraktor?
3- Sa procedura tenderuese të përfituara nga subjekti 5D Konstruksion janë vlerësuar në shkelje të ligjit?
4- A janë pjesë e hetimit lejet e ndërtimit të përfituara nga ky subjekt me firmën e Kryebashkiakut Erion Veliaj?
5- A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?
6- A janë evidentuar nga ju cilat janë 4 kompanitë e ndërtimit në pronësi të këtyre shtetasve (e dhënë e dalë nga akt-ekspertimi i telefonit të punonjëses Jona Bejko)?
7- A janë kryer veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim për dokumentacionin pronësor të tokave mbi të cilat janë miratuar lejet e ndërtimit për subjektin 5D Konstruksion?
Ne sot kryem detyrën tonë, sipas kërkesës të vetë Drejtuesit të SPAK Altin Dumani. Në të njëjtën mënyrë, presim nga z. Dumani që edhe ai të zbatojë ligjin dhe vendimet e gjykatave. Ndërkohë, garantojmë qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë se Partia Demokratike nuk do ndalë protestat dhe faktimin e vjedhjeve që po kryhen nga Grupi i Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, nën drejtimin e kreut të këtij grupi Erion Veliaj.
Pasnesër, ditën e enjte, datë 18 korrik, ora 11:00, protestojmë sërish kundër vjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe amnistisë që po i bëhet kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj. O sot, o kurrë.
Basha TIRANË- Deputeti, Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me vendimin...
Basha TIRANË- Deputeti, Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me vendimin e Gj...
Ndou TIRANË- Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou paraqitet në SPAK është paraqitur paraditen e sotme n&...
mbledhja TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është rrëzuar mocioni me debat i kërkuar nga kreu i ...
Mete TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ishte sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën ...
Ndou TIRANË- Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou paraqitet në SPAK është paraqitur paraditen e sotme në...
Rama SHKODËR- Kryeministri Edi Rama në një deklaratë nga Shkodra ku ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar q...
malltezi dhe berisha TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshillimi, gjyqtarët Ilir Panda, Sand...
kuvendi TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar seanca plenare maratonë prej 16 orësh, ku pjesën m&e...
fredi beleri ATHINË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në Ahtinë nga ku sot do të nis...