
Edi Rama sot finalizoi me vendim të Këshillit të Ministrave shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend. Nuk dihet nëse Edi Rama do ta dërgojë menjëherë në Presidencë vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës, ku Bajram Begaj të shpallë datën e zgjedhjeve të reja, apo do të presë se çfarë do të bëjë Veliaj.
Te “Të paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala tregoi mesazhin ku kishte komunikuar në telefon me një prej avokatëve të Erion Veliajt, të cilët dukeshin se vendimi i Ramës i ka kapur të papërgatitur dhe nuk kanë bërë gati ankimim për në Gjykatën Kushtetuese dhe as nuk u thanë kush për ta bërë një gjë të tillë. Gjithsesi, sipas mesazhit të dërguar nga avokati i Erion Veliajt, pritet që ai të bëjë ankimim, pasi ndryshe do të kishte dhënë dorëheqjen përpara vendimit të shkarkimit nga Këshilli Bashkiak dhe Qeveria.
“Njëri nga avokatët e Veliajt thotë se besoj se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse përndryshe Veliaj do të kishte dhënë dorëheqjen. Megjithatë, thotë, ende nuk na është thënë që ne të bëjmë gati ankimimin.“ – tha Lala, duke lexuar mesazhin e dërguar nga avokati.
Kujtojmë se në vendimmarrje, Këshilli Bashkiak iu referua pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Gjithsesi, nenit të cilit iu referua Këshilli Bashkiak ka paqartësi dhe interpretim të kuadrit ligjor, pasi nuk përcaktohet nëse mungesa në detyrë duhet të jetë e arsyetuar apo jo.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Shtator21:28
PD përgatit fletërrufetë, Këlliçi: Mur turpi për patronazhistët dhe spiunat dylekësha
Belind Këlliçi prezantoi për herë të parë një nga strategjitë që ajo ka parashikuar gjatë këtyre vite...
POLITIKE
25 Shtator21:15
Pas denoncimit të gazetarit italian, reagon deputeti Gjoni: Takimi i Aruba-s tregon Ramën si kreun e koalicionit kartel-qeveri. BE dhe SHBA të reagojnë!
Deputeti i PD Gjin Gjoni në një postim në rrjetin social facebook akuzon kryeministrin Rama se në takimin e Aruba-s u ekspozua si kreu I nj&...
POLITIKE
25 Shtator21:02
Debati për “Diellën”/ Presidenti Begaj: Një zgjidhje më e shpejtë për proceset që ne kemi në të ardhmen
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka folur për herë të parë për ministren virtuale “Diellën”, ndë...
POLITIKE
25 Shtator20:47
PL reagon ashpër ndaj Silva Cakës: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e korrupsionit
Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme. Zëdhënëse e PL-së, Jasmira M...
POLITIKE
25 Shtator20:42
Balliu: Hetimi për Sorosin duhet të shtrihet edhe në Tiranë
“Ky projektligj është një avancim i zgjidhjes Wok, e cila është një financim nga Shoqëria e Hapur George Soros, sot n...
POLITIKE
25 Shtator20:12
VIDEO/ Silva Caka bëhet “kapaku” i tenxheres së korrupsionit të Edi Ramës. Ja çfarë thoshte ajo për Lefter Kokën kur iu bashkua PS
Shkaktoi jo pak bujë emërimi i ish-deputetes së LSI-së, Silva Caka si zëvendësministre e Brendshme. Edhe pse një nga zër...
POLITIKE
25 Shtator20:12
Tomorri: Lidhjet me kartelet e drogës, kanë bërë që SHBA ti mbyllë derën Edi Ramës
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur mbi faktin se, Edi Rama nuk po kal...
POLITIKE
25 Shtator20:08
'Rrethi i Ramës sa vjen e po ngushtohet'/ Koka: Libri i Trocchia vendos në pikëpyetje vullnetin e SPAK për të hetuar
Gazetari i njohur investigativ italian, Nello Trocchia, ishte sot mysafir në Syri TV, në një edicion special të emisionit Task Forcë. A...
POLITIKE
25 Shtator20:06
Banka e Shqipërisë, mbron politikën e pastrimit të parave në ndërtim
Nga Adriana Kalaja
Nëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadë...
POLITIKE
25 Shtator20:03
Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta
Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjyk...