Emri/ E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë dhe fsheh krimin
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ankimimin që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut nga SPAK. Sipas tij, është një ankimim që e ka bërë në rolin e kryeministrit dhe jo si e Edi Rama dhe se kjo është një betejë institucionale gjyqësore, “për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.
Rama: E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër , jo si Edi Rama dhe natyrisht jo për një individ, një minsitër që në këtë rast është edhe zëvendëskryeministër, po për parimin; për parimin e moscënimmit të balancës mes pushteteve; për parimin e mosndërhyrjes së një pushteti tjetër të pavarur, në përbërjen e pushtetit të pavarur ekzekutiv; për parimin e mosmarrjes së kompetencave të kryeministrit dhe të presidentit nga një prokuror dhe nga një gjykatës.
Shkurt, kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar atë që, nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Pra, unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor që zhvillohet dhe diku dhe nuk ka lidhje me rolin tim.
Unë flas për publikun, për një proces që vendos, jo për mua si individ, por për diçka shumë më të madhe, për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri, për lirinë kushtetuese të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, për të vendosur për ekzekutivin dhe për përbërjen e tij, për të drejtën ekskluzive të parlamentit, për ta miratuar ose jo përbërjen e një qeverie të propozuar nga kryeministri.
Dhe jo sot për sot, po dhe për të ardhmen, pavarësisht nga unë, nga ne, nga ata që sot jemi dhe nesër s’jemi në këto detyra. Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe një gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës në ekzekutivin dhe me vetë jetën politike shqiptare do të krijonte një precedent unikal të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugët presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale do të ndodhte diçka që është e panjohur në Europë.
Mjafton vetëm të parafytyrosh se çfarë lojërash politike në dëm të shtetit, në dëm të ligjit, të qytetarëve, të shoqërisë, mund të sillte e ardhmja, po të hapej kjo ‘’vrimë’’ e madhe në murin ndarës mes pushteteve kushtetuese në Shqipëri dhe duhet të jesh krejt i papërgjegjshëm karshi Shqipërisë, republikës sonë, për ta lënë të kalojë pa luftuar gjyqësisht në shkallë më të lartë, atë të Gjykatës Kushtetuese, këtë tentativë antidemokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një konferencë për mediat për ç&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka vjedhur dhe ajo duhet të largohet nga qeveria. Sipas Berishës, v...
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri një krahasim mes Belinda Ballukut dhe Koço Kokëdhimës i cili sipas tij, u larguar nga parlamen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, që thotë se Komisioni ...
Kryedemokrati, Sali Berisha nga selia blu deklaroi se Belinda Balluku duhet të ishte arrestuar pas zbulimit të aferave korruptive, dhe pezullimit t&...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se interpretoi Komisionin e Venecias sipas interesit të tij në lidhje me pezullimi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si avokatin e Belinda Ballukut për re...
Buxheti i shtetit është lehtësuar me rreth 130 milionë euro gjatë dekadës së fundit si pasojë e largimeve të padr...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë pritshmërinë e tij për drejtuesin e ri të SPAK, që pritet të zgjidhet këtë m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kreu i SPAK Altin Dumani është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar ...