Aksident në aksin Elbasan–Mjekës, makina përplaset me minibusin, një i plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës. Sipas inf...
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës. Sipas inf...
Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit...
Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritm...
Nga Tobias Zick, SUEDDEUTSCHE ZEITUNG Presioni mbi kryeministrin Edi Rama vazhdon të rritet dhe po vjen gjithnjë e më shumë edhe nga...
Për Ina Shkurtin, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë, ishulli i Sazanit ka qenë gjithmonë një vend i veç...
Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Divjakë. Një 22-vjeçar që po ...
Ish-avokati Abelardo De La Espriella është zgjedhur president i ri i Kolumbisë. Zgjedhja e tij shënon një kthesë të mpreht...
Qeveria e kryeministrit socialist, Edi Rama, po përballet me presion në rritje, ndërsa protestat kundër saj vazhdojnë. Sipas një...
I ftuar në një intervistë për Flavio Qarrin në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, aktivisti Andi Tepelena, i cili f...
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi se protestat e fundit qytetare ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ me të rinjtë demokratë, deklaroi se qeveria aktuale ka humbur çdo legjitimitet politik dhe moral, pasi ka ardhur në pushtet përmes një farse elektorale dhe ka plaçkitur qytetarët shqiptarë.
Sipas tij, opozita ka faktuar dhe denoncuar në mënyrë të pakundërshtueshme vjedhjen e zgjedhjeve, duke e ekspozuar Edi Ramën si autor të një procesi që nuk përmbush asnjë standard demokratik. Raportet ndërkombëtare, përfshirë atë të Këshillit të Europës, konfirmojnë kapjen e shtetit dhe shkrirjen e partisë me pushtetin, një praktikë që i përket monizmit dhe jo demokracisë.
Berisha theksoi se një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira nuk mund të rrëzohet përveçse me votë, por nënvizon se kjo qeveri nuk gëzon më këtë mbrojtje kushtetuese, pasi ka dhunuar zgjedhjet dhe është kapur në flagrancë duke vjedhur qytetarët. Këta dy faktorë, sipas tij, e bëjnë qeverinë të paligjshme dhe justifikojnë betejën për përmbysjen e saj.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Sot, Shqipëria ka një opozitë e cila qëndron e vendosur në idealet e saj.
Qëndron e vendosur të vazhdojë betejën gjer në përmbysjen e kësaj diktature.
Por edhe dy gjëra.
Kjo betejë zhvillohet sot në dy rrethana apo në dy kushte jashtëzakonisht të favorshme dhe këto janë, së pari demaskimi, denoncimi që i bëmë Edi Ramës për vjedhjen e zgjedhjeve.
Opozita faktoi se ky njeri nuk zhvillon zgjedhje, ky plaçkit zgjedhje.
Ky u përpoq me të gjitha mjetet të përmbysë raportin dhe dështoi totalisht.
Dhe ky për shqiptarët dhe mbarë botën është autori i një farse elektorale.
Çfarë tha raporti i Këshillit të Europës? Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti.
Kaq miq.
Të thuash parti shtet, je në monizëm.
Nuk ka zgjedhje në parti shtet, sepse në garë dalin disa parti dhe shteti gjigant me të gjitha mjetet e tij.
Nuk është garë më, është farsë.
Dhe kjo ishte një arritje që na jep ne të drejtën që çdo sekondë, çdo minutë çdo orë, të punojmë kundër këtij armiku të votës së lirë.
Ky është armik i lirisë.
Ky nuk ka asgjë të përbashkët as me shqiptarët, as me qytetarët.
Ky duhet të ikë një minutë e më parë, të ketë fundin që meriton si diktator.
Së dyti, një qeveri që del nga zgjedhje të lira, ju jeni të rinj, por duhet ta dini që nuk mund të rrëzohet. Nuk ke të drejtë, në qoftë se u qëndron parimeve që u beson, të kërkosh rrëzimin e një qeverie që del nga zgjedhje të lira përveçse me votën e lirë.
Protesta mund të bësh, por sovrani e ka autorizuar atë të qëndrojë aq sa e thotë Kushtetuta.
Por kjo qeveri nuk ka legjitimitet sepse ka dhunuar zgjedhjet.
Përveç kësaj, edhe për qeveri që dalin nga zgjedhje të lira, në qoftë se ato kapen duke vjedhur qytetarët, ato humbasin legjitimitetin.
Pra, ka dy faktorë që bëjnë të paligjshme këtë qeveri, farsa elektorale dhe plaçkitja e qytetarëve.
Kurrë ndonjëherë një qeveri e tillë nuk është kapur në flagrancë, një kryeministër i tillë nuk është kapur në flagrancë duke vjedhur miliarda të qytetarëve dhe përpiqet të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur.
Është shkak, është arsye më madhore për të bërë gjithçka për përmbysjen e saj.
Shpresa më madhore e shqiptarëve sot jeni ju, gjenerata juaj dhe unë kam besimin më të madh se do ta përmbysni me sukses.
Deputetja Ledina Alolli denoncon aksin Qukës–Qafë Plloçë si simbol korrupsioni dhe dështimi qeveritar. Ajo thotë se &cced...
Gjatë takimit me të rinjtë, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje atyre që të rikthejnë dhe n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të ashpër nga foltorja, ku ka akuzuar drejtësinë, qeverinë dhe kryeministrin...
Një ditë para protestës kombëtare të thirrur nga PD, krei i FRPD, njëkohësisht deputet i zgjedhur i kësja force politike...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren’ me të rinjtë e të reja te FRPD-së, ka theksuar s...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘SYRI Digjital’ me Bled Markun në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ...
Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku duke vijuar detyrën e saj, është rrezik potencial për të b...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ndarë një video nga trafiku në rrugët e Tiranës. Braçe ngre shqet&eu...
Ambasada Gjermane ka zbardhur takimet e zhvilluara nga Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum, s...
Kreu i Grupit Pralamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me Ministrin gjerman për Europën. Në nj...