POLITIKE

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2025, 20:23
Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e

Gazetari Bledian Koka ka analizuar çështjen e nxehtë që është aktualisht në qeverinë Rama, pikërisht dosjet ‘Veliaj’ dhe ‘Balluku’.

Gjatë bisedës, Koka u shpreh se këto çështje janë një ‘patate e nxehtë’ në duart e Edi Ramës dhe për këtë arsye ai braktisi sot edhe një forum të rëndësishëm në Bruksel.

Gazetari gjithashtu analizoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Erion Veliajt, duke e cilësuar shkarkimin e tij të paligjshëm dhe duke e rikthyer në detyrë.

‘Konstatimin më të drejtë e ka bërë vetë gazetarja kur thotë që me sa duket për shkak të një çështje politike të nxehtë që ekziston në vendin, pra ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri me zv/kryeministren e Shqipërisë nën akuzë tashmë për favorizim në tendera, është një lajm që nuk ka ngelur vetëm brenda Shqipërisë, por ka kaluar dhe kufijtë. Dhe në fakt justifikimi i Ramës në raport me këtë, kur i thotë që unë nuk udhëtova dot për shkak të një problemi me avionët. Pra Edi Rama që ka një charter personal, ka një problem me avionin, kjo është si me thënë, kjo është një gënjeshtër që mund t’ua thotë atyre, por ne që e dimë se çfarë salltanetesh ka në dispozicion kryeministri për të udhëtuar dhe në qoftëse, dhe aq më tepër për një forum jo pak të rëndësishëm, ai që do të merrte pjesë, ai të mos shkojë atje tregon realisht që situata ose thjesht konfirmon më tepër që ajo që po ndodh, që edhe pse nuk duket shumë, por tensioni është në ajër, është, është vërtetë e nxehtë, pra është një patate e nxehtë edhe për duart e Edi Ramës,’ tha Koka.

Gazetari analizoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për padinë e Erion Veliajt.

‘Shiko, ta nisim njëherë nga ajo që duket dhe nga ajo që mbetet, le ta quajmë kështu. Në fund fare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një vendim logjik. Pra një vendim i ndryshëm nga ai që u mor do të ishte një dramë e madhe, jo për shkak se tregon kapjen e institucioneve. Unë nuk kam dyshime që edhe Gjykata Kushtetuese është e kapur, siç është e kapur dhe SPAK-u dhe institucionet e drejtësisë, për shkak të presionit që ushtron Rama si autokrat i këtij vendi.

Problemi ishte që vendimet e kësaj natyre, edhe kur kapen, kur bëhen nga autokratët, janë vendime që lënë shenjë, ose krijojnë precedentë të rrezikshëm. Dhe minimalisht, ne sot mund të themi që precedenti nuk u krijua, ishte apo s’ishte favorizim, ishte apo s’ishte presioni i Rama, kjo është një çështje që e diskutojmë nga ky moment e në vazhdim.

Por të njohim atë që ka ndodhur. Dhe ajo që ka ndodhur dje është rrëzimi i një precedenti të rrezikshëm, ose mundësia e vendosjes së një precedenti të rrezikshëm, që realisht do i godiste të gjithë. Unë mendoj që vendimi i djeshëm duhet lexuar me kujdes. Vendimi i djeshëm nuk është një vendim për pafajësinë e Erion Veliajt në raport me akuzat që ka ngritur struktura e posaçme antikorrupsion.

Por është një vendim pafajësie në raport me kërkesën që ai bëri për mënyrën se si u shkarkua, ose u bënë procedurat e shkarkimit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës’.

‘Këtu ne të gjithë kemi thënë që kjo mënyrë, edhe pse opozita kërkoi dhe votoi propozimin për shkarkimin e tij, sepse opozita në fund të fundit atë punë ka, politikë bën, e kupton? Por kur erdhi puna që të flitej për standardet dhe mënyrën se si po veprohej, në shkelje të ligjit dhe në shkelje të Kushtetutës, këtu pak a shumë u bënë të gjithë bashkë, kundërshtarë dhe jo, dhe jo, dhe jo kundërshtarë. Sepse e vërteta ishte një dhe e vetme.

Mënyra se si po shkarkohej jo Erion Veliaj, por kryetari i Bashkisë së Tiranës, ishte një mënyrë e jashtëligjshme, një mënyrë e cila ishte rregulluar edhe nga vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, dhe ajo çka ishte akoma dhe më e rëndë, ishte që ky vendim për shkarkim u shoqërua edhe me një dekret antikushtetues nga ai që po aq sa Gjykata Kushtetuese është garant i Kushtetutës, që në këtë rast është Presidenti i Republikës.

Dhe të gjitha këto akte nuk i bëri as opozita, nuk i bëri as Gjykata Kushtetuese, po i bëri Edi Rama dhe i bëri presidenti i Republikës. Rama e nisi akt veprimin e tij politik dhe parapolitik për të goditur Erion Veliaj që në asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, aty ku njoftoi që ai do të duhet të shkarkohej dhe aty ku vendosi që duhet të kishte edhe zgjedhje në Tiranë, aty ku vendosi edhe kush do ishte kandidati dhe madje dhe kush do ishte fituesi i zgjedhjeve,’ tha ndër të tjera në SYRI TV, gazetari Bledian Koka.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë