Nesër nis Kuvendi, aktivisti njofton protestë: Deputetët do i presim me vezë
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Pat...
Gazetari Elkier Bushkolaj, zbardh detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK mbi tenderat publikë ku përfshihen zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bushkolaj deklaroi se nga komunikimet e siguruara del qartë se ministrja Belinda Balluku ka ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e tenderimit, duke favorizuar një kompani të drejtuar nga Valter Begaj, i cili dyshohet se ka lidhje të ngushta me ish-drejtuesin e ARRSH-së, Evis Berberi.
“Biseda është faktuar qartë që këtu kemi një ndërhyrje të zonjës Balluku në cilësinë e ministres së linjës që tenderi të fitohej nga një kompani që drejtohej nga Valter Begaj, i cili është një lidhje e ngushtë e Evis Berberit,” – tha Bushkolaj.
Sipas gazetarit, bëhet fjalë për një kompani që ka përfituar disa tendera nën drejtimin e Berberit, ndërsa procedurat janë modifikuar në mënyrë që të përjashtoheshin konkurrentët e tjerë, duke u krijuar kushte të posaçme për kompaninë fituese.
Ai shtoi se një skemë e ngjashme është vërejtur edhe në tenderin e madh prej 190 milionë eurosh, i cili fillimisht ishte shpallur për 140 milionë euro dhe më pas u anulua për t’u rishpallur me vlerë më të lartë.
“Komunikimet tregojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe afrimitet të madh mes Berberit dhe Ballukut, si edhe me anëtarë të tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Urdhri shkon zinxhir dhe secili vepron,” – tha Bushkolaj në Syri.tv, duke e krahasuar këtë rast me “dosjen 5D” dhe me aferën e inceneratorëve.
Gazetari përmendi gjithashtu një dokument të publikuar pak më parë nga Gazment Bardhi, ku flitet për ndërhyrje në kriteret e një tenderi, që të mundësonin pjesëmarrjen e një kompanie të caktuar duke ndryshuar periudhën e regjistrimit nga pesë në tre vite.
Bushkolaj theksoi se hetimi i SPAK përfshin edhe analizimin e flukseve financiare dhe burimeve të dyshimta të disa kompanive nënkontraktore, të cilat mund të kenë lidhje me financime të paligjshme ose fonde nga narkotrafiku.
Në vijim, gazetari iu referua edhe komunikimeve të gjetura në një telefon të vjetër të Evis Berberit, ku përmendet një personazh me nofkën “Palloshi i gjatë”, që mund të nënkuptojë kryeministrin Edi Rama.
“Detaje nga këto dosje nuk janë të reja; ato kanë qarkulluar më herët si mes gazetarëve që mbulojnë SPAK-un, ashtu edhe në rrethe pranë qeverisë. Këto ndihmojnë për të kuptuar qëndrimet dhe lëvizjet politike të kohëve të fundit,” – vijoi Bushkolaj.
DEKLARATA:
Biseda është faktuar qartë që këtu kemi një ndërhyrje të zonjës Balluku në cilësinë e ministres së së linjës që tenderi të fitohej nga një kompani që drejtohej nga Valter Begaj, i cili është një lidhje e ngushtë e Evis Berberit. Pra një kompani e cila kishte përfituar një pjesë të mirë të tenderave që jepeshin nga Evis Berberi dhe këtu është një ndërhyrje e qartë që lidhet me kriteret pra. Përjashtohen kompani që nuk plotësojnë kriteret. Pra janë tendera që janë si kostume të qepura. Kjo paralelisht duhet parë dhe me tenderin e përgjithshëm që është 190 milionë euro, pra se si dhe aty u funksionua me të njëjtin manual. U bë tenderi 140 milionë euro, më pas u anulua për t'u bërë tender i dytë 190 milionë euro. Komunikimet për hir të së vërtetës tregojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe një afrimitet shumë të madh qoftë mes Berberit dhe Ballukut, por dhe pjesëtarëve të tjerë, por këto pjesëtarë të tjerë janë të gjithë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Urdhëri shkon zinxhir dhe secili vepron. Nëse do fitohet për të bërë një krahasim, do ta krahasoja me dosjen 5D, ku vetë sipërmarrësit kishin akses tek komisioni i vlerësimit të ofertave, madje dhe regjistroheshin dhe jepnin direktiva. E njëjta skemë ka qenë dhe tek inceneratorët. Edhe këtu dalin komunikime të tjera se si jepen për të ndryshuar ë kriteret e një tenderi. Pra është një dokument i publikuar dhe nga zoti Bardhi vetëm pak minuta më përpara, ku flitet për një, supozohet të jetë ose biznesmen ose negociator ë me emrin Pllumb, se si flitet për të ndryshuar kriteret për një kompani që duhet të jetë e regjistruar tre vitet e fundit dhe jo pesë vitet e fundit.
Pikërisht te këto kriteret e tenderave, këtu bëhet ndërhyrja që më pas vijon hetimi nga SPAK-u dhe ky hetim më pas plotësohet ose kryqëzohet me të dhëna të tjera pra. Kryqëzohet me shumën e parave, kryqëzohet me bisedat e përfituara nga persona të cilët janë nën hetim, kryqëzohet nga takimet që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e kompanive që kanë fituar tenderin dhe më pas në lojë futen edhe kompanitë nënkontraktore. Shumë prej këtyre kompanive nënkontraktore mund të dalë që kanë financime dhe të paligjshme, qoftë nga paratë e narkotrafikut apo nga financime.
Tjetër degëzim. Dhe normalisht kjo histori është shumë komplekse, ndërsa sa i përket komunikimeve që i referohen 'Palloshit i gjatë', janë komunikime të gjetura në një telefon të vjetër të të të zotit Berberi, që tregojnë një bisedë mes Ballukut edhe varësit të saj direkt Evis Berberit për një zyrtar të lartë që me gjasë ose të paktën pretendohet që të jetë kryeministri Edi Rama. Një gjë është e sigurtë. Detaje nga këto dosje, ashtu sikurse i marrin edhe gazetarët që mbulojnë SPAK-un, i marrin edhe njerëz pranë qeverisë dhe këto nuk është se po dalin sot apo qarkullojnë sot.
Pra këto detaje dhe këto informacione mund të kenë qarkulluar dhe më herët, që na ndihmojnë ne për të kuptuar ose për të lexuar qëndrimet dhe mosqëndrimet e zotit Rama përgjatë kësaj periudhe në raport me Ballukun.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është kombi më eurooptimist në Europë dhe se po udhëheq me reforma të thella...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfaqësuesi ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur i tronditur nga dosja penale ndaj zëvendëskryem...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vend që të mbajë përgje...
Pas prezantimit të Progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit për vitin 2025, kry...
Megjithëse aktorët e shoqërisë civile dhe të akademisë u përfshinë në një proces dialogu me qeverinë, duk...
Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, gjatë prezantimit të raporteve të progresit të vendeve kandidate përpara Komisioni...
Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë&rdquo...
Edi Rama i bën shërbimin e fundit Sorosit duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që kalon një ligj ...
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot gjatë konferencës se opozita ka informuar institucionet ndërkombtare për atë që ndodh në...