POLITIKE

"E sfidoj Dumanin, provat i kemi dorëzuar"/ Kalaja: Balluku dhe Denaj ndërhynë në mënyrë të paligjshme për detyrimet e 'Bankers'

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Korrik 2026, 17:38
"E sfidoj Dumanin, provat i kemi dorëzuar"/ Kalaja: Balluku dhe

E ftuar në studion e edicionit informativ të Syri TV me gazetarin Edvin Parruca, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se është thirrur për të dhënë shpjegime në cilësinë e kallëzueses lidhur me një kallëzim penal për çështjen “Bankers”, duke theksuar se procedimi është regjistruar me shpejtësi dhe është bashkuar me dosjen kryesore të kësaj çështjeje.

Kalaja tha se dëshmia e saj para agjentëve të BKH-së kishte në fokus një dëm të pretenduar prej 133 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit. Sipas saj, në kallëzim janë paraqitur fakte dhe prova për vepra penale si shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, pastrimi i parave dhe dyshime për veprimtari të organizuar kriminale.

Avokatja akuzoi ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ish-ministren e Financave, Anila Denaj, se kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për pezullimin ose faljen e detyrimeve tatimore, kompetencë që sipas saj i takon vetëm Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ajo shtoi se në kallëzim ka përfshirë edhe ministrin aktual të Financave, Petrit Malaj, duke ngritur pikëpyetje për vonesën e reagimit institucional.

Kalaja u ndal edhe te çështja e rafinerisë, për të cilën pretendoi se shtetit i mungojnë 21 milionë euro dhe se privatizimi ka sjellë humbjen e vendeve të punës për qindra punëtorë.

Në intervistë, avokatja kritikoi gjithashtu SPAK-un për mënyrën e trajtimit të kallëzimeve të saj, duke deklaruar se shumë prej tyre, përfshirë ato që lidhen me Teatrin Kombëtar dhe dosjen 184, vijojnë të mbeten pa hetim prej vitesh. Ajo sfidoi kreun e ish-SPAK-ut, Altin Dumani, duke theksuar se ka depozituar 19 kallëzime penale ndaj kryeministrit Edi Rama dhe se pretendimet e saj mbështeten në prova e jo në perceptime.

Së pari edhe për interes të publikut, unë dua të them që ky kallëzim penal i bërë nga unë para dy-tre javësh, me thënë të drejtën është regjistruar në një kohë rekord, ndryshe nga eksperienca jo e mirë që kam unë që nga kallëzimet e para të dhjetorit 2019 lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, që për fatin e keq këto dosje prej shtatë vitesh vazhdojnë të rrinë nëpër sirtarët e SPAK-ut.

Ndërkohë që kjo çështje, përveçse u regjistrua me shumë shpejtësi, u konkludua që duhet të shkoja në cilësinë e kallëzueses për të dhënë dhe deklarimet e mia, edhe për të bërë sqarimet e nevojshme që kërkonte prokuroria. Kështu që në interes të publikut unë them se kjo çështje ishte një çështje që ishte regjistruar ose bashkuar më mirë me çështjen e themelit të Bankersit dhe nuk ishte një çështje penale që ishte bashkuar me atë çështje penale ku Belinda Balluku ka marrë cilësinë e të pandehurës dhe për të cilën siç e thatë dhe ju, ka pasur edhe një reagim të hapur në kundërshtim të ligjit dhe të Kushtetutës ku për herë të parë SPAK-u është rrëzuar. Por për herë të parë në fakt kemi edhe një rrugë apatike të SPAK-ut përpos faktit se që nga 12 marsi dhe deri më sot, ne nuk kemi asnjë reagim në lidhje me çështjen ku Belinda Balluku më datë 30 tetor të 2025-ës është shpallur e pandehur.

Ndërkohë çështja që unë u pyeta sot nga agjenti i BKH-së lidhej me një abuzim prej 133 milionë eurosh të cilat mungojnë në buxhetin e shtetit dhe për të cilat kemi referuar fakte dhe prova, ku ka pasur ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion, përfitime interesash të paligjshme, përveç shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave dhe dyshimeve të forta për një organizatë të mirëfilltë kriminale, sepse të gjithë veprimet janë bërë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ka veprime, haptazi në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kompetencat, të bëra nga ministria e linjës që ishte Ministria e Infrastrukturës që drejtohej nga Belinda Balluku, po edhe nga Ministria e Financës e kohës që drejtohej nga Anila Denaj. Pra të dyja këto ministre, në shkelje të plotë të kompetencave të tyre por edhe të ligjit, kanë ndërhyrë për pezullimin dhe faljen e një shume kaq të madhe, ndërkohë që kompetenca për të bërë ndërhyrje në pezullim apo në falje të detyrimeve tatimore e ka vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Për të mos folur pastaj për skandale të niveleve marramendëse siç është dhe rasti i shitjes së rafinerisë, ku në buxhetin e shtetit mungojnë 21 milionë euro, dhe po nga ana tjetër kjo shitje e rafinerisë në një entitet privat, i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme para që nuk i takonin, ka të bëjë edhe me nxjerrjen të papunë të një pjese shumë të madhe të qytetarëve kryesisht të zonës, në një numër relativisht të lartë, gati deri në 800 punëtorë.

Pra çështja e Bankers, përveçse është një çështje shumë e madhe e akumuluar dhe përveçse ka pasur një ndikim shumë të madh e negativ në buxhetin e shtetit, nga ana tjetër është tentuar që këto, mirë që nuk ka paguar asgjë gjatë gjithë kësaj periudhe, është tentuar që për pjesën e detyrimeve që kanë rrjedhur nga viti 2011 e në vijim, këto të pezulloheshin, të faleshin, të jepeshin urdhra të paligjshëm. Ndërkohë që unë i kërkova sot agjentit të BKH-së, i thashë: mjafton të krahasoni shkresën e Ministrisë së Financave që drejtohej nga Arben Ahmetaj, ku në mënyrë shumë të saktë dhe në interpretim të dispozitave ligjore i lë kompetenca për të vendosur në lidhje me këtë detyrim të madh organeve përkatëse. Ndërkohë, ndryshe nga kjo shkresë e Arben Ahmetajt, shkresat e fundit të përpiluara nga Anila Denaj dhe Belinda Balluku merrnin kompetenca të paqena, shkelnin ligjin, ushtronin ndikim të paligjshëm dhe përfitonin po kështu në këmbim dhe interesa të paligjshme.

Bashkë me këto dy ish-ministre respektive, unë kam kallëzuar edhe ministrin aktual të Financave, Malaj, pasi me të vërtetë në letrën e bërë nga Malaj ka korrektësi në përmbajtjen e saj, por unë kam ngritur pyetjen se kjo letër e ministrit Malaj, pse nuk është bërë në kohën e duhur dhe pse është bërë me kaq vonesë? Për ta përmbyllur, jo vetëm që mosarkëtimi i shumës 133 milionë euro ka pasur ndikim negativ në buxhetin e shtetit, sepse është një shumë që në momentin që do arkëtohej do hidhej në treg për investime të ndryshme nga qeveria shqiptare, por nga ana tjetër edhe nga momenti i mosarkëtimit e deri më sot, lindin interesa të munguara për një shumë kaq të madhe prej 133 milionë euro, duke marrë në konsideratë që edhe në arbitrazh, në pikat kryesore gjykata e arbitrazhit i ka dhënë të drejtë veprimeve të bëra nga AKBN-ja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Jo është shumë e lehtë, në fakt unë nuk shoh vullnet. Qoftë vullnet moral nga ana e SPAK-ut, po edhe vullnet juridik.

Sepse aq më shumë unë ndjeva një lloj sfidimi dhe u ndjeva thellësisht e zhgënjyer nga deklarimet sot të kreut të SPAK që unë pata shumë besim që do të ndryshonte kahun e hetimeve nga ana e SPAK-ut me ndryshimin e drejtuesit, por mendoj që jo vetëm kemi mbetur në vend, po ka pasur edhe disa hapa prapa, sepse ishte shumë e trishtueshme të dëgjoje sot kreun e SPAK-ut që thonte: ne nuk ecim me perceptime po ecim me prova dhe fakte. Dhe unë e sfidoj nga ky ekran i nderuar kreun e SPAK-ut dhe i them që: meqenëse ai pretendon që ne të çonim prova dhe kallëzime penale për Edi Ramën, unë personalisht kam firmosur 19 kallëzime penale për Edi Ramën.

Disa prej tyre janë pushuar siç është rasti i vilës në Surrel, i tokës të grabitur më saktë në Surrel, dhe për të cilën janë fajtorë së pari SPAK-u dhe më tej gjykatat me radhë që e kanë lënë në fuqi vendimin e mosfillimit që është një vendim arbitrar në kundërshtim me ligjin. Dhe ka shumë çështje të tjera penale duke përfshirë edhe nëntë kallëzimet që janë bërë për çështjen e Teatrit Kombëtar që siç e theksova, vazhdojnë të jenë në sirtar që nga viti 2019. Zoti Dumani tha që ne nuk ecim me perceptime.

Perceptim është që unë i çova provat e reja për dosjen 184? Unë i kam çuar dy kallëzime të reja shtesë për dosjen 184, në mars të vitit 2025, pra në kohën që ishte ngritur dhe task-forca gjoja për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit zgjedhor, dhe jo vetëm që këto dy kallëzime penale u refuzuan të regjistroheshin, por dua t'i kujtoj publikut që është ky prokuror që në 2019...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan