Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Javën e kaluar, Shqipëria njoftoi se një ministre e gjeneruar nga inteligjenca artificiale do të marrë drejtimin e një portofoli të ri për tenderët publikë. “Diella” promovohet si ministrja e parë virtuale në botë, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se kjo emërim do t’i japë fund korrupsionit të përhapur në kontratat qeveritare një nga pengesat kryesore për anëtarësimin e vendit ballkanik në Bashkimin Europian.
Por janë ngritur pyetje serioze teknike, politike dhe etike në lidhje me këtë “ligjvënëse” virtuale.
Vërtet e pakorruptueshme?
Duke shpallur emërimin e Diellës, Rama deklaroi se tenderët publikë tashmë do të jenë “100 për qind të lirë nga korrupsioni”. “Diella nuk fle kurrë, nuk ka nevojë të paguhet, nuk ka interesa personale, nuk ka kushërinj, sepse kushërinjtë janë një problem i madh në Shqipëri,” tha kryeministri i një vendi që renditet i 80-ti nga 180 shtete në indeksin e korrupsionit të Transparency International.
Politikanët shqiptarë shpesh implikohen në skandale korrupsioni të lidhura me fondet publike. Ish-kryebashkiaku i Tiranës u arrestua gjatë kohës në detyrë dhe mbetet në qeli, i dyshuar për korrupsion në dhënien e kontratave publike. Po ashtu, edhe kreu i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha dyshohet se ka dhënë kontrata publike për njerëzit e tij.
A është Diella zgjidhja?
Jo vërtet, sipas ekspertëve.
“Si çdo sistem tjetër i inteligjencës artificiale, ajo varet plotësisht nga cilësia dhe koherenca e të dhënave dhe besueshmëria e modeleve mbi të cilat bazohet,” tha Erjon Curraj, ekspert i transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike.
Nuk dihet saktësisht se si funksionon Diella, por ka gjasa që të mbështetet mbi Modelet e Mëdha Gjuhësore (LLM), të ngjashme me ato që fuqizojnë gjenerues të tillë si ChatGPT ose Gemini. Por nëse të dhënat hyrëse janë të paplota, të njëanshme ose të vjetruara, vendimet e IA-së do të pasqyrojnë këto mangësi, dhe ajo “mund të keqinterpretojë dokumentet, të shënojë gabimisht një furnizues ose të mos vërë re shenja të bashkëpunimit korruptiv,” shtoi Curraj.
“LLM-të pasqyrojnë shoqërinë; ato kanë paragjykime. Nuk ka arsye për të besuar se zgjidh problemin e korrupsionit. Supozojmë se një makinë nuk ka paragjykime — kjo do të thotë se ne duhet t’i nënshtrohemi makinës,” u shpreh edhe shkencëtari i kompjuterave dhe specialisti i inteligjencës artificiale Jean-Gabriel Ganascia.
Kush e kontrollon?
Opozita shqiptare i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me shqetësimin se kush do të jetë përgjegjës për vendimet e IA-së. “Kush do ta kontrollojë Diellën?” pyeti Berisha në parlament.
Ganascia pajtohet se çështjet e përgjegjësisë dhe kontrollit janë thelbësore kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale.
“Nëse vendimmarrja publike i besohet një makinerie, kjo do të thotë se nuk ka më përgjegjësi; ne reduktohemi në gjendjen e skllevërve.”
“Ajo që më shqetëson është ideja e një makinerie që qeveris, që jep përgjigjen ‘e saktë’ dhe pengon çdo diskutim. Një politikan mban përgjegjësi, por këtu ideja është se makina është e përsosur dhe nuk mund të shkojmë kundër vendimeve të saj," tha studiuesi, i cili është edhe filozof. Për t’iu adresuar këtyre shqetësimeve, një dekret i publikuar të enjten përcakton se Rama “merr gjithashtu përgjegjësi për krijimin dhe funksionimin e Ministrisë Virtuale të Inteligjencës Artificiale Diella.”
Korrupsion i vjetër, software i ri
Emërimi i Diellës bëri jehonë në mbarë botën, diçka në të cilën kryeministri Rama është mjeshtër qoftë duke marrë pjesë në samite ndërkombëtare me atlete, duke shpallur ndalimin e TikTok-ut, duke krijuar një “Shtet Bektashi” të modeluar si Vatikani, apo duke hapur kampe emigrantësh për të strehuar njerëzit e kapur në det nga qeveria italiane. Por arritja e qëllimeve të tij është një çështje tjetër. TikTok mbetet lehtësisht i aksesueshëm në Shqipëri, vetëm pak dhjetëra burra janë transferuar në kampet e emigrantëve dhe ligjshmëria e nismës ende po kontestohet në gjykatat italiane. Po ashtu, pak përparim publik është bërë edhe mbi “Shtetin Bektashi” që prej shpalljes së tij një vit më parë.
Sa i përket Diellës, fytyra e saj është ajo e aktores së njohur shqiptare Anila Bisha, e cila ka firmosur një kontratë që skadon në dhjetor për përdorimin e imazhit të saj. Ende nuk është e qartë nëse ky emërim do të mbijetojë përballë kontrollit të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, nuk dihet nëse ky model do të jetë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, të cilit Shqipëria shpreson t’i bashkohet brenda pesë viteve të ardhshme.
“Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi mënyrën se si funksionon realisht Diella. Nëse një sistem i korruptuar i ofron të dhëna të manipuluara, ose i vendosen filtra mbi atë që nuk duhet të shohë, Diella thjesht do të legjitimojë korrupsionin e vjetër me software të ri," tha politologu shqiptar Lutfi Dervishi./ AFP
Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kryesisë së Këshillit B...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me homologu...
Ndërsa opozita ka kërkuar shkarkimin e tij dhe anulimin e dy seancave plenare, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi njofton mbledhjen e seancës ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Këshillit Bashkiak, pasi këta i thanë që ...
Pasi e emëroi ministre me dekret të Bajram Begajt, kryeministri EdI Rama ka bërë hap pas duke deklaruar se Diella nuk do të jetë m...
Zyra e BE në Shqipëri reagon pas akuzave të Ramës ndaj magjistratëve dhe çmon se mbështetja e një sistemi drejtë...
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili pritët ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe ministrin Niko Peleshi për “mbylljen e parlamentit”, duke e cil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mbylljen me dhunë t&e...
Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës janë thirrur nën urdhërin e kryeministrit Edi Rama, për ...