POLITIKE

"Elbasani madhështor fillon me ndërtimin si vepër e parë të bypass-it!" Berisha: Taksat mbi ndërtimin do të jenë 8-10 herë më të ulëta

M.B. Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 12:22

"Elbasani madhështor fillon me ndërtimin si vepër e

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit. Berisha tha "Elbasani madhështor" fillon me ndërtimin si vepër e parë të bypass-it. Ai premtoi gjithashtu se taksat mbi ndërtimin do të jenë 8-10 herë më të ulëta. 

Kryedemokrati tha se biznesi do të ketë taksat më të ulëta që ka njohur në histori. Sipas tij, 10 përqind do jetë tatimi mbi fitimin. Gjithashtu Berisha tha se çmimi i energjisë do të pjesëtohet me tre, nga 18 do jetë 6 lekë.

Ai premtoi subvencion, kredi të buta për çdo të ri që do të martohet dhe të krijojë jetën në Shqipëri, por edhe kredi të buta për çdo emigrant që do kthehet për të investuar dhe jetuar në vend. Sipas tij, prodhimi do të jetë krenaria jonë kombëtare. 

"Ne do e shndërrojmë Shqipërinë në një epiqendër rajonale të teknoligjisë së lartë. Ne jemi ata që bëmë ndryshimin në energji dhe ju jeni dëshmitarë. Iu kujtohet ju, kur unë prisja shiritin me Statkraft për hidrocentralet e Devollit, Edi Rama shpërndante njoftimin se po përsërit mashtrimin. Sot ato janë realitet. Sot hidrocentralet e reja prodhojnë 60 përqind të prodhimit të vendit. Por ai ishte hapi i parë", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqipëria Madhështore mund të jetë vetëm një Shqipëri që prodhon, prodhon dhe prodhon. Ndaj dhe shtylla e dytë e programit tonë është ekonomia, ekonomia, ekonomia, me objektivin më kryesor rroga për shqiptarët, vende pune për shqiptarët. Made in Albania do jetë krenaria kombëtare e shqiptarëve. Elbasani madhështor fillon me ndërtimin si vepër e parë e qeverisë të bajpasit të Elbasanit. Po, po, e kam deklaruar dhe e deklaroj prapë, bajpasi i Elbasanit, autostrada Shkodër-Milot do jenë dy veprat e para që do ndërtohen me përparësi absolute nga qeverisja e ardhshme. Elbasani madhështor, Elbasani që prodhon do ketë mbështetje absolute nga qeveria. Biznesi do ketë taksat më të ulëta që ka njohur në histori. 10 përqind do jetë tatimi mbi fitimin. Por kësaj here kemi marrë një hap tjetër të guximshëm, kemi shembur një tabu tjetër që ishte TVSH-ja, do bjerë nga 20 në 15 përqind.

Çmimi i energjisë do pjesëtohet me tre, nga 18 do jetë 6 lekë. Miq, dje udhëtova në tregun e Tiranës, sinqerisht u preka. Kushtet në të cilat ata burra dhe gra siguronin jetën në këmbë, pa asnjë lloj kushti, për të mbajtur familjet e tyre, ishin tronditëse. Çfarë kishte? Çfarë gjeta aty? Sipërfaqen publike, që e kanë pasur përpara me 120 lekë metrin katror, Lali Vjedhësi ua kishte bërë 1500 lekë. Fatura e ujit e dy-trefishuar. Asnjë shërbim. 8 deri në 10 përqind të xhiros taksat e tjera. Një kasap, shitës mishi, më tha: Doktor, tani vetëm në ditë festash mund të arrijmë atë xhiro që kishim çdo ditë më përpara. Ne jemi të vendosur pra të japim liri në iniciativën e tyre shqiptarëve. Ne i besojmë forcës, i besojmë shpirtit krijues dhe iniciativës së lirë të shqiptarëve. Do zgjerojmë hapësirën për të, në mënyrë që shqiptarët të investojnë. Të punësojnë. Pa asnjë taksë 5 vitet e para do jetë çdo emigrant që kthehet për të investuar dhe ndërtuar ëndrrën e tij në Shqipëri.

Po pse ikin të rinjtë? Se nuk mendojnë dot të blejnë një shtëpi. A e dini ju taksat që i vendosin këta mbi ndërtuesit? Kanë hequr taksën mbi koston, vendosin taksën mbi çmimin e shitjes. Mund të mos jenë të shitura fare. Iu garantoj ju se taksat mbi ndërtimet do jetë 8 deri në 10 herë më e ulët. E paguani ju, nuk e paguan ndërtuesi dhe ndërtuesi rrit çmimin dhe fëmijët tuaj ikin jashtë. Ndërtesat sociale, prerja me gërshërët e ligjit të kanaleve të krimit. Çmime normale. Subvencion, kredi të buta për çdo të ri që do martohet dhe të krijojë jetën në Shqipëri. Kredi të buta për çdo emigrant që do kthehet për të investuar dhe jetuar në Shqipëri. Po kush e vrau Shqipërinë Made in Albania? E vrau narkoeuro. Mijëra e mijëra ndërmarrje fasonë dhe të tjera u mbyllën sepse me narkoeuron humbën menjëherë 38 përqind të fitimeve. E vrau Ballkani i Hapur, sepse fermeri i Cërrikut, i Dumresë, nuk merr as një të dhjetën e fermerit serb.

Dhe Edi Rama i hapi dyert për vëllanë e tij Vuçiç dhe këtu shkatërroi fermat. Garantoj fermerët shqiptarë, Ballkani i Hapur në kosh të plehrave. Garantoj fermerët shqiptarë se do subvencionohet 5 herë më shumë se sot, se kaq është në vendet përreth. Nuk po shkoj në Europë. Ne vazhdojmë projektet tona gjersa të arrijmë në 20 milionë rrënjë ullinj në Shqipëri, ne vazhdojmë gjersa të 3-4-fishojmë sipërfaqet e arrorëve. Ne do subvencionojmë fuqishëm bimët aromatike sepse janë një burim i madh të ardhurash për shqiptarët. Iu garantoj se në territorin e Shqipërisë nuk do futet asnjë kilogram pesticide dhe helme që nuk tregtohen në Europë. Dhe se taksa asimetrike e vendosur nga Edi Rama kundër fermerëve për të favorizuar importet, merr fund. 2 muajt e parë taksa bëhet simetrike, si në shitje, edhe në blerje dhe paratë do i shkojnë fermerit. Shqipëria prodhuese ka potenciale të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar.

Unë u siguroj se ne do dyfishojmë prodhimin. Prodhimi do jetë krenaria jonë kombëtare. U thotë fasonëve, se ju jeni industri e botës së tretë. Pra ikni se do vijnë senegalezë këtu, do marr të tjerë.  Ajo është industri e klasit të parë, ajo është industri e veshjeve dhe markave më të mira. Në vend që ta subvencionojë... Garantoj çdo sipërmarrje fason dhe ndërmarrjet e tjera se një bord do kompensojë qindarkë për qindarkë kursin e euros dhe nuk do mbyllin kurrë ndërmarrje për shkak të shtrirjes së euros përtokë nga narkosit. Të rinjtë kanë ëndrra dixhitale. Miq, në histori kombet që kanë humbur trenin e revolucioneve industriale kanë mbetur shumë mbrapa. Ne nuk e kapëm dot në atë kohë, ishim të pushtuar. Ne duhet të kapim me çdo çmim trenin e revolucionit të teknologjisë së lartë. Ndaj u garantoj se interneti 4, blockchain dhe kriptomonedhat, inteligjenca artificiale dhe dataqendrat, do të jenë përparësi absolute e investimeve të qeverisë sonë me sektorin privat.

Ne do e shndërrojmë Shqipërinë në një epiqendër rajonale të teknoligjisë së lartë. Ne jemi ata që bëmë ndryshimin në energji dhe ju jeni dëshmitarë. Iu kujtohet ju, kur unë prisja shiritin me Statkraft për hidrocentralet e Devollit, Edi Rama shpërndante njoftimin se po përsërit mashtrimin. Sot ato janë realitet. Sot hidrocentralet e reja prodhojnë 60 përqind të prodhimit të vendit. Por ai ishte hapi i parë. Sot para jush deklaroj se Shqipëria do jetë superfuqi energjetike në rajon. Uji, dielli, era, do të jenë burime të pashtershme të energjisë së shqiptarëve. Nga jugu në veri, çatitë e tyre dhe të bizneseve të tyre, do mbulohen me panele fotovoltaike, dhe në krye të tre viteve, shqiptarët do marrin energjinë falas.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë